Qeveria Kurti-Osmani do të ishte kombëtarisht qeverisja mëse e duhur

Qeveria Kurti-Osmani do të ishte kombëtarisht qeverisja mëse e duhur
Qeveria Kurti-Osmani do të ishte kombëtarisht qeverisja mëse e duhur

Skender Kapiti

  • 13 nëntor 2019 - 13:47

Qeveria Kurti-Osmani do të ishte qeverisja e parë shqiptare me karakter patriotik e kombetar pasi edhe Shqipërisë, në 100 vite shtet të saj i kanë munguar si politika ashtu edhe qeverisjet me karakter, përgjegjsi e me përkushtim serioz e të duhur kombëtar, pasojë e së cilës është fakti se Shqipëria në Europë gjithnjë edhe mbeti e fundit në rrugën e civilizimit e zhvillimit demokratik , politik,ekonomik , ligjor, kombëtar dhe të integrimit europian.

Dhe prandaj qeverisja Kurti-Osmani duket dhe premton që do të sjellë një qeverisje ndryshe me rëndësi kombëtare, si një qeverisje e përgjegjshme kombëtarisht së pari, ku interesi kombëtar dhe ai i përgjithshëm te jenë të pasfidueshëm nga korrupsioni, krimi dhe as nga interesat e tjera personale, klanore e partiake..

Fitoren të cilën VV-së dhe LDK-së, Albinit dhe Vjosës ia dha verdikti popullor i zgjedhjeve demokratike të Kosovës, është një fitore të cilën nuk e dëshironin as kualicioni PAN në Kosovë dhe politika e vjetër në Kosovë, por as e gjithë elita politike e Tiranës në Shqipëri.

Arësyeja kryesore është e përbashkët si për elitën politike të Prishtinës ashtu edhe për atë të Tiranës, pasi që të dyja janë të dështuara dhe të konsumuara si politikë, si pushtet dhe si diplomacy dhe në të gjithë lëmejtë e tjerë shteformues.

Kjo pasi elitat politike shqiptare nuk arritën që të ndërtojnë as në Shqipëri dhe as në Kosovë shtet funksional ligjor dhe demokratik. Jo vetëm se nuk patën rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, as kundër krimit të hajdutërisë institucionale, as në luftën kundër krimit të korrupsionit, por përkundrazi ato janë vetë mafio-politika të cilat kapën shtetin ,ligjin , drejtësinë, pushtetin , shtetin dhe ekonominë.

Elita e vjetër politike shqiptare është aktorja dhe autorja e montimit si në Shqipëri dhe në Kosovë të sistemit të korrupsionit, sistem i cili ka bllokuar demokracinë, zhvillimin e progresin, ka bllokuar zhvillimin ekonomik dhe ka prodhuar varfëri, papunësi: kanë penguar integrimin demokratik të brëndshmëm dhe atë për në BE.

Qeveria Kurti-Osmani ka dhe premton një vizion e qasje krejt tjeter me atë të politikës qeverisëse në Kosovë e cila u ndëshkua me 6 Tetor 2019, pasi si Kurti dhe Osmani nuk janë të ngarkuar dhe as të shtrënguar dhe as nuk i kanë borxhe dhe as detyrime korrupsionit, krimit dhe hajdutësrisë , as padrejtësisë dhe as antiligjit sic i kanë të hipotekuara këto paraardhësit që e keqqeverisën Kosovën.

Përvec këtyre ajo e cila e dallon diametralikisht si antizë modelin politik Kurti-Osmani është fakti edhe i qëndrimit në mbrojtje të interesit të lartë kombëtar, pra është se të dy kanë si cilësi parësire dhe kryesore aq të munguar te elita e vjetër politike e cila është: patriotizmi, interesi i Kosovës dhe ai i përgjithshëm mbi cdo interes tjetër personal ,nepotik, klanor e partiak.

Politika e re që doli dhe zgjodhi votuesi Kosovar, VV-LDK-në, është politika e duhur dhe e domosdoshme që i duhej Kosovës aktualisht pasi Kosova po ballafaqohet me probleme e politika jashtëzakonisht të mëdha si të brëndshme ashtu edhe të jashtme, në kushtet kur edhe rrethanat ndërkombëtare janë përkeqësuar dhe nuk janë ato të viteve 1990-1999.

Shkaktarë të kësaj gjëndjeje shumë problematikëshe që ka Kosova sot janë kryesisht papërgjegjshmëria, injoranca,tradhëtia publike dhe korrupsioni institucional që ua ka lënë trashëgimi Kurtit dhe Osmanit keqqevrrisjet dhe politika e papërgjegjshme e paraardhësve të tyre, kualicioni PAN dhe sidomos veprimtaria anti kushtetuese dhe dëmsjellëse e Presidentit Hashim Thaci, i cili e ka parë dhe e ka konsideruar ligjin , shtetin dhe Kosovën sikur të ishin prona private të tij.

(Kosova Sot Online)