Manovrimet politike dhe egoiste të Edi Ramës

Manovrimet politike dhe egoiste të Edi Ramës
Manovrimet politike dhe egoiste të Edi Ramës

Ismail Muçiqi

  • 13 November 2019 - 18:25

Edi Rama ka kohë që po sillet si baba i Kombit Shqipëtar, duke i anashkaluar instuticionet e shtetit të Kosovës.Afërsia e tij me Presidentin e Serbisë Aleksandr Vuqiqi po reflektohet negativisht në situaten e përgjithsme në Kosovë.

Fromimi i Aleancave Ekonomiko Politike të minishengenit me sërbinë pa e përfillur dhe pa e konsultuar shtetin e Kosovës tregon më së miri se ky politikan i pa përgjegjëshëm me veprimet e tij tekno aristokratike po krijonë dëme në tër Botën Shqipëtare. Edi Rama do ti ndihmonte Kosovës më shumë dhe më mirë nëse si Kryeminister i Shqipëris do të reflektonte në mirvajtjën e punës në instuticionet e shtetit që aj i drejtonë. Do të bënte më mir sikur aj të stabilizonte situaten në skenën politike të Republikes të Shqipëris.

Do të bënte punë të mirë sikur ai ta kthente opozitën shqipëtare në parlamentin e tij. Do të bënte mirë kur aj do ta arrinte ta luftoj krimin e organizuar, korrupsionin tregun e zi të drogës i cili po i lulëzon në të gjitha viset e Shqipëris. Edi Rama do ti bënte mirë Popullit të Kosovës dhe të gjithë Shqipëtarve që si Kryeministër ti parandalonte kronikat e zeza të cilat kan marr përmasa shqetësuese.

Në Telivizionet etij. Dje në Tv Klanin ne shtetin e tij gjat emitimit të lajmeve, pata rastin të dëgjoj plot 13 minuta lajme të më të ndryshme nga kronika e zez të cilat e godasin në shpirt dhe në mëndje shikuesin e rendomtë, me plot ngjarje të karakterit negativ që nga tragjedit në komunikacion rrugor, e deri tek vrasjet e përditshme me Armë ndërmjet bandave kriminale.

Edi Rama kishte për ti ndihmuar Kosovës sikur Shqipëria të arri të bëhet shtet normal, duke e ngritur shkallën e zhvillimit ekonomik, duke rrit punësimin e të rinjëve të cilët jan shpërnda në gjith Evropën për të kërkuar azil politik. Kjo është detyra dhe përgjigjësia e Edi Ramës si Kryeminister i Shqipëris. Shteti i Kosovës i cili po bën përpjekje për tu intergrue në Bashkimin Evropian dhe në Nato.

Po sfidohet vazhdimisht nga Vuqiqi, Daqiqi dhe shteti tyre Sërbija. Këto jan huqet dhe dështimet të elitave të politikajve Shqipëtar. Duhet thekësuar se në periudha të ndryshme të Historisë në momentet më të vështira të cilat e kan goditur Kosovën elitat politike në Shqipëri kan qen të përqara dhe të shpalltaruara pa arritur ti ndihmoj situatave dhe krizave në Kosovë.

Ata që ia dojnë të mirën Kosovës duhet pritur dhe përkrahur formimin sa më par të Qeveris të re në Kosov. Ndarjet dhe interesat partiake klanore dhe tendencat e bajraktarizmit shekuj me radhë e kan goditur dhe anatemue popullin shqipëtar. Prandaj Edi Rama dhe bashkëmendimëtart e tij nuk kan të drejt të sillën si bajraktar apo si feudal kur dihet se shqipëtarët kan mbetur populli më i izoluar në Evropë.

(Kosova Sot Online)