Edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë "minishengenin" e Vuçiqit dhe të Edi Ramës!

Edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë
Edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë

Fadil Maloku

  • 14 November 2019 - 11:44

Projekti i Minishengenit (si dublifikim i CEFTA-s) që s'është as made in Europe, e as made in Usa, por kryekput Projekt dhe ide pansllave, me "kumbarët" Aleksandër Vucic dhe Edi Rama, midis shumë qëllimeve djallëzore, ka edhe këto;

1. Ta margjinalizoj edhe më shumë Kosovën, nga mekanizmat rajonal dhe sidomos ata kontinental e global. Duke e mbajtur ate edhe më tej nën kontrollin dhe monopolin: juridik (de jure; në Preambullë të Kushtetutës serbe ende figuron Kosova pjesë integrale e Serbisë!); politik e ekonomik serb.Ta dërmoj duke e defaktorizuar; strategjikisht (ëndrra për dalje në deti ende është e gjallë, ku kanë ndryshuar vetëm metodat dhe mjetetet) dhe; ekonomikisht (duke tentuar që në emër të tregut dhe qarkullimit të lirë, të monopolizoj pasuritë mbitokësore /që ka të bëjë me turizmin/dhe ato nëntokësore. Tjetër, Shqipëria de facto dhe de jure e certifikon Serbinë, ndërkaq e margjinalizon Kosovën, duke e bërë ate "zorrë qorre" në mënyrë që shumë më lehtë tw gllabëroj ekonomikisht ate dhe resurset e saja.

2. Ta dobësojë me pozicionime fillestare Kosovën në marrëveshjen finale që supozohet të arrihet me Serbinë. Tani, historia e ndodhur, ku Kosova ka pase një përvojë të hidhur me "minishengenin" e ish Jugosllavise, ku Kosova gjatë gjithë kësaj "martese" ishte; 7 herë më e pazhvilluar se sa Sllovenia; 6 herë Kroacia; 5 herë Serbia...Llogaritë plus edhe shkatërrimet e luftës së ndodhur në vitin 199, ku me siguri ky raport me Serbinë është thelluar dukshëm.. dhe do kuptohet esenca e ngurrimit dhe rezervave që duhet t'i bejë Kosova, ndajë kurthes së qiajtur minishengen Ballkanik!?

3. Shqipëria s'duhet harruar që me Kosovën ka nënshkru një Marrëveshje, ku ajo merr shumë nga obligimet e mirëmbajtjes së politikës së jashtme. Ideja e minishingenit në fakt nuk është veç një lloj klubi debatik, ku do farkohet imazhi i rrejshem se gjëja shqiptaret "nga i gjithë rajoni do jenë të bashkuar" dhe në një ambient të ri gjëja social, politik, ekonomik e kulturor. Por, edhe një "menagjer" i sofistikuar socioekonomik që do kontrollohej ekskluzivisht nga Serbia, dhe padronët e saj Rusia e Putinit. Andaj as partitë shqiptare në Maqedoni, s'do duhej asesi të vetmuara ta Pranojnë një Projekt të tillë... gjithësesi; antishqiptar! Ngase, shqiptarëve politikisht, dielli duhet t'u lind kah përëndimi (BE, USA), e jo kah lindja ( Rusia e Evroazia).

(Kosova Sot Oline)