Ku janë “patriotët” eurointegralistë turkofobë, pse nuk flasin kundër minishengenit

Ku janë “patriotët” eurointegralistë turkofobë, pse nuk flasin kundër minishengenit
Ku janë “patriotët” eurointegralistë turkofobë, pse nuk flasin kundër minishengenit

Skender Kapiti

  • 14 November 2019 - 17:19

Sot në qendër të mediave ,të opinionit politik, diplomatik e mediatik është marrëveshja për Unionin e Ballkanit Perendimor , të një farë minishengeni ku lider i saj do të jetë Serbia, dhe që në të do të futet edhe Shqipëria. Ajo që më bën përshtypje është “indiferenca” e intelektualëve të Shqipërisë , indiferenca e mediave në Shqipëri nuk më cudit shumë dhe as ajo e politikës.

Por si ka mundësi që të mos reagojnë intelektualët e Shqipërisë, apo si gjithmonë ata janë dhe frikacakë por edhe sahanlëpirës konjukturalë të politikës e të interesit, apo janë akoma nën efektin e narkozëz sllavo-komuniste. P.sh. si ka mundësi që akoma deri tani nuk e kam dëgjuar më duket as Kadarenë e “madh”?!

Por për heshtjen e turkofobëve nuk cuditem aspak sepse ata do ta bënin namin p.sh. po të kishte ndonjë marrëveshje Rama-Erdogan, sic kanë bërë dhe dhënë alarmin gjithmonë kundër cdo marrëveshje Shqipëri- Turqi apo Kosovë -Turqi, e që kemi dëgjuar dhe janë shkruar lloj-lloj imagjinatash , shpifjesh e trillesh dashakeqësie kundër marrëdhënieve strategjike Shqipëri-Turqi, kunder Turqisë që është antar potencial i NATO-s, njohëse ndër më të parat të Shtetit të Kosovës,kontribuese ndër më kryesoret për Antarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe lobuese e fuqishme për njohjet ndërkombëtare dhe për shtetndërtimin e Kosovës. Kemi dëgjuar prej tyre ankesa e kritika kundër politikës e pushtetit, kundër politikanëve se pse po na coni nga Stambolli e jo nga Brukseli etj, etj.

Ndërsa sot Tirana politike, akademike , mediatike e rinore si dhe disa turkofobë të Kosovës heshtin dhe as nuk reagojnë kundër këtij orientimi antiperendimor të kryeministrit shqiptar, për një union shqiptar me vëllazërinë sllavo-ortodokse, ku në qëndër të atij unioni rolin kyc do ta ketë Serbia , e cila ka aleate strategjikë të saj Rusinë dhe të gjitha shtetet ortodokse të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Si ka mundësi që edhe të mos reagojnë si duhet nga Tirana kundër këtij minishengeni, kur Shqipëria shumë mirë mund të bënte një marrëveshje të tillë edhe me Italinë e me Kroacinë pasi të dyja janë antare të NATO-s dhe të BE-së por edhe që kemi marrëdhënia shumë të mira politike, diplomatike, ekonomike e miqësore.Mos vallë turkofobët janë turkofobë që tinëzisht shprehen se janë për eurointegrim por që shpirtërsht janë me Beogradin, Athinën e Moskën?

(Kosova Sot Online)