Dyshtetësia e arsimit të Kosovës casusbelli për një tragjedi të re në Evropë!

Dyshtetësia e arsimit të Kosovës casusbelli për një tragjedi të re në Evropë!
Dyshtetësia e arsimit të Kosovës casusbelli për një tragjedi të re në Evropë!

Halim Hyseni

  • 14 November 2019 - 18:20

Paralajmërim i hershëm

Nga viti në vit, duke filluar nga viti 2000 e deri me sot, Sistemi i Edukimit dhe i Arsimit të Kosovës, nuk ka arritur të gjejë rrugën e përshpejtuar të avancimit dhe të përparimit, në mënyrë që të shkëputë nga gjendja tepër e rëndë e dy dekadave të shekullit XX. Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, si atëherë edhe tani, Kosova i ka dy sisteme edukative arsimore të bazuara në identitete konfliktuale etnike: atë të Kosovës, të cilin e pranojnë qytetarët e bashkësive etnike shqiptare, boshnjake, turke, kroate, ashkalinjve, romëve dhe të egjiptianëve që jetojnë në komunat me shumicë të këtyre komuniteteve (në të cilin sistem mësimi zhvillohen në gjuhën shqipe, boshnjake, turke e kroate) dhe atë serb, i cili është zhvilluar dhe zhvillohen në kundërshtim me Rezolutën 1244 Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999, Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës të datës 15 maj 2001( neni 1.1 dhe 1.2...) si dhe me Kushtetutën dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Paralelisht me sistemin e edukimit dhe të arsimit të Kosovës, në Kosovë zhvillohet edhe sistemi i edukimit dhe të arsimit i Republikës së Serbisë, në të cilin sistem mësimi zhvillohet vetëm në gjuhen serbe bazuar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e saj. Në Sistemin e edukimit dhe të arsimit të Republikës së Serbisë që zhvillohet vetëm në gjuhën serbe, në të gjitha vendbanimet ku ka serbë. Në këto në këto vendbanime , mësimin në gjuhën serbe e zhvillojnë edhe nxënësit e komunitetit rom. Në komunën e Dragashit komuniteti goran, po ashtu, mësimin e ka zhvilluar dhe e zhvillon në gjuhën serbe në kundërshtim me Rezolutën 1244, Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisëse të Përkohshme të Kosovës, Kushtetutën dhe ligj e Republikës së Kosovës.

Nxënësit dhe të rinjtë serbë, pa fajin e tyre, përmes kurrikulave shkollor të Republikës së Serbisë, teksteve shkollore, mjeteve mësimore, dokumentacioni pedagogjik, helmohen me urrejtje dhe të pavërteta për realitetin faktik në Kosovë, duke bërë propagandë të hapur, të përditshme, legale por jo legjitime kundër Kosovës, popullit shqiptar dhe të qytetarëve tjerë të Kosovës, edhe pse kjo propagandë publike politike është bërë dhe bëhet edhe sot bëhet me leje në heshtje të organeve ligjzbatuese të UNMIK-ut, EULEKS-it dhe të Kosovës e që është në kundërshtim të plot me ligjet e Kosovës të miratuara që në kohën kur Kosova është administruar nga OKB-ja dhe organet vetëqeverisëse të përkohshme të Kosovës, të formuara me Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisëse të Përkohshme të Kosovës të vitit 2001.

Në Ligjin Nr. 02/L -67 Për Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve Mësimore dhe të Dokumentacioni Pedagogjik i miratuar në vitin 2007, i hartuar bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001, në paragrafin 3.2. në mënyrë decidive thuhet: ”Nuk lejohen tekste shkollore, mjete mësimore, lektyra shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik që bëjnë propagandë kundër Kosovës, që cenojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe që nxisin urrejtje politike, nacionale dhe fetare” ( Shih më shumë: HalimHyseni (2018) Drejtorët shpëtimtarët e kombit. 66 leksione të dyta për formimin e drejtorëve me profil të shekullit XXI. Strategji postmoderne. Libri IV, f.168-181)

Përvoja e tmerrshme, tragjike të dy dekadave të fundit të shekullit XX, sikur nuk kanë pasur aspak ndikim pozitiv në luftimin e pabarazisë ndërmjet njerëzve me prejardhje të ndryshme, për luftimin e keqpërdorimit të edukimit dhe të arsimit për qëllime politike. Nuk po kuptohet as në Kosovë, as në rajon dhe që është shumë me keq dhe tragjike as në vende evropiane e më gjerë se: “ ... cenimi i barazisë nacionale drejtpërdrejtë shpie drejt konflikteve të bazuara në identitetin etnik dhe që përfundojnë në konflikte të armatosura”

Këto dy sisteme të bazuara në identitete etnike herët apo vonë do të shndërrohen në një konflikt të armatosur, ashtu siç dëshmojnë dhe argumentojnë studime e Stavenhgenit (1994); të Garet&James (1996) të cilët kanë vërtetuar se në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar ka pasur rreth 50 konflikte të armatosura të bazuar në identitete etnike (përfshirë këtu edhe luftërat në ish- Jugosllavinë 1991 -1999). Në raportin e vetë, G. Michel konfirmon se në mbarë botën mbi 2.000.000 fëmijë kanë vdekur në konfliktet e armatosura, natyrisht ndërmjet grupeve etnike, gjatë viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar dhe 6.000.000, janë plagosur rëndë ose kanë mbetur përgjithmonë të paaftë( Stavenhagen, 1997) Etniciteti dhe konfliktet, roli i edukimit; UNICEF, mat. i shumëzuar). Sipas studimeve më të reja, të konfirmuara dhe të vërtetuara, forcat e armatosura serbe janë përgjegjëse për vrasjen e 1.397 fëmijëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Si ndodhi që në Kosovë të instalohet diskriminimi racor dhe apartejdi gjeografik dhe etnik!?

Veprimi paralel i dy sistemeve arsimore për 20 vite ka krijuar probleme jashtëzakonisht të mëdha sepse janë instaluar dhe institucionalizuar dy forma drastike të shkeljes së drejtave të njeriut që janë: diskriminimi racor dhe apartejdi gjeografik. Kosova është i vetmi vend në Evropë e më gjerë, ku diskriminimi dhe apartejdi gjeografik në përgjithësi, dhe në arsim në veçanti, veprojnë në mënyrë legale dhe jolegjitime. Zbardhja e anatomisë dhe të etiologjisë të këtyre dy fenomeneve paradoksale, është komplekse dhe kërkon shumë kohë dhe shumë hapësirë. Këtë e kam bërë në një studim tjetër te gjatë, andaj në këtu po i theksoj dy faktorë në pamje të parë kundërthënëse, por realisht komplementare që shkojnë në “favor” të Republikës së Serbisë dhe në dëm të funksionimit, të ndërtimit dhe të e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht nga prejardhja etnike, racore, fetare, gjinore, gjuhësore shtresa sociale, etj. Këta faktor janë:

Përpjekja e pareshtur e Republikës Serbisë për ta krijuar Serbinë e Madhe duke e shndërruar Kosovën në një territor që ngjason një lëkurë të leopardit me bashkësi të vogla te shteteve serbe, apo një Bashkësi të Komunave me shumicë serbe që do ishte një modalitet plotësisht i njëjtë me Republikën Serbe, por vetëm që nuk do ta kishte atë emërtim. Kjo ide buron nga Memorandumi i vitit 1986, mbi bazën e të cilit Serbia kreu gjenocid në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci në periudhën 1990 - 2000, si dhe është shprehur qartë me 25 projekte të cilat i ka hartuar Serbia, nga viti 1991 deri në vitin 2019. Ideja ka filluar me krijimin e Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi,të cilën themelim nuk e kanë kundërshtuar tre udhëheqësit e atëhershëm të përçarë shqiptarë (r. Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe RamushHaradinaj) për shkak te aspiratave të tyre për t’u ulur në një fron imagjinar antikombëtar.

Qellim e qartë për ndarje të Kosovës sipas masës dhe interesit të Serbisë Madhe e kanë shprehur VojsillavKoshtunica dhe Aleksandër Vuçiq të cilit kanë deklaruar se shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë bashkë, por mund të jetojnë afër njeri tjetrit ( territoret e banuar me shumicë serbe t’i bashkëngjiten Serbisë, ndërsa territore me shumice shqiptare të fitojnë një autonomi që është më shumë se autonomi e me pak se pavarësi ( në rastin më të mirë kjo autonomi e shqiptarëve do te mbikëqyrej nga faktori ndërkombëtar, dhe në rastin më te keq këtë do ta bënte ushtria e Republikës së Serbisë). Këtë politikë sot e ndjekin Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, politikë që pashmangshëm çon në konflikte të reja dhe të përgjakshme jo vetëm në Ballkan.

Faktori i dytë i cili ka ndikuar që Serbia nëpërmjet Qendrës Koordinuese t’i formojë organet paralele (ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244) ishte atavizmi apo trashëgimia fatale e interesave egoiste, partikulare, përçarëse fisnore e luftës për pushte, luks dhe interesa meskine të udhëheqësve të Kosovës të shprehur nëRambuje, të vazhduar ne vitin 1999 dhe të thelluar në vitin 2000. Tre udhëheqësit kryesorë shqiptar të asaj kohe Dr. Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe RamushHaradinaj po të kishin pasur për emërues të përbashkët interesin kombëtar dhe të pengonin themelimin e Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi, Kosova sot jo vetëm që do të kishte një arsim të integruar të edukimit dhe të arsimit, por do ishte anëtare e BE-se edhe pse kjo duket imagjinare dhe utopike. Unë për këtë kam shumë dëshmi dhe arkumende të cilat i paraqes në një studim tjetër të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Deri sa Serbia i fuqizonte organe paralele, pala shqiptare e shpërndarë me qasje reaktive, jo qe nuk insistoi ne luftimin e organeve paralele, por ajo filloi edhe t’i mbështeste siç është duke i mbështetur edhe sot me mjete financiare të qytetarëve të varfër të Kosovës. Me forcimin e organeve paralele siç ishin Rojeve të Urës në veriun e Mitrovicës, moslejimin e qasjes së organeve të Kosovës në objekte arsimore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhen serbe në Kosovë, si në dekadën e fundit të shekullit XX, ashtu edhe në dy dekadat e para te shekullit XXI, u instalua apartejdi gjeografik i cili tani nuk ekziston as në Afrike e lëre më në Evropë.

e deritashme të Kosovës dhe udhëheqja e tashme e Kosovës kanë institucionalizuar diskriminim racor dhe apartejdin gjeografik dhe etnik në edukim duke u bërë favore financiare punëtorëve serb në arsim të cilit tani marrin paga me të larta se shumicë punëtorëve të tjerë në arsimin e Kosovës të cilit mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe, boshnjake, turke dhe kroate ( diskriminohen 95% e popullsisë së Kosovës dhe favorizohet etnia prej 5 %).

Ky diskriminim racor, seregacion dhe apartejd etnik dhe gjeografik derë me 17 shkurt 2008, kur është bërë shpallja e Pavarësisë së Kosovës është berë me indolencën dhe veprime e papërgjedjshme të udhëheqjeve dhe të udhëhësve të kriminalizuar dhe pa integritet kombëtarë shqiptarë, pjesa mdërmuese e të cilëve edhe sot janë në pushtet. Me pajtimin e udhëheqësve të mjerë, pa integritet kombëtare , human dhe pa kompetenca profesionale nga fusha e edukimit dhe e arsimit punëtorët serb jo vetëm që paguhen edhe nga taksat e qytetarëve të të varfër të Kosovës, por ata janë totalisht autonom dhe veprojnë realisht dhe objektivisht si shtet në shtet, që për qëllim kanë zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. Në këtë aspekt, Kosova par exelence është rasti unik në botë.

Ministri Bytyçi mbështet dyshtetësinë e arsimine Kosovës!

Këto ditë u bë publike se Ministria e Arsimit ka paguar 32 punëtorë serbe të cilit asnjëherë nuk kanë qenë në punë. Qe katër vite Qeveria e Kosovës nuk mund ta procedoj Draftligjin për Arsimin e Lartë, për shkak të pengesave partisë politike “serpska” që është vegël i Aleksandër Vuçiqit. Në muajin qershor ministri i arsimit kishte marr pjesë në Beograd në një konferencë ndërkombëtare, në të cilën lavdëroi aq shumë gjendjen e arsimit në Kosovë, sa që vendet tjera do të duhej t’ia kishin lakmi. Ky me asnjë fjalë nuk e përmendi atakun shtetëror të Serbisë mbi shtetin e Kosovës, në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë. Duke vepruar kështu ky i dha mbëshettje të fortë ndërhyrjes serbe në çrregullimi dhe destabilizmin e Kosovës. Ne vitin 2002 në një studim kam paralajmëruar për pasojat negative te veprimit te sistemit paralel te Serbisë në Republikën e Kosovës.

Kam deklaruar se: “Ekzistimi i dy sistemeve paralele është pengesë për arritjen e një konsensusi, pa të cilin nuk do të jetë i mundur menaxhimi i ndryshimeve në arsim të cilat janë imediate dhe të domosdoshme për tejkalimin e problemeve të shumta në arsimin e Kosovës. Tejkalimi i këtij konflikti të bazuar në identitetin etnik është conditio sinë qua non për pajtimin etnik” (HalimHyseni dhe të tjerë /2002/ Disa aspekte të efikasitetit në arsimin e Kosovës, Prishtinë, nëntor 2002, f.9). Ne fusnotën 2 kam shkruar:” “Në kohën e fundit sikur janë arritur disa rezultate. Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë janë pranuar disa punëtor te nacionalitetit serb, të cilët janë përfshirë ne trajnime që i organizon Banka Botërore.

Në trajnime e zhvilluara në KEC, kemi konstatuar një bashkëpunim dhe mirëkuptim të jashtëzakonshëm. Në fletëvlerësime, përfaqësuesit e nacionalitetit serb janë deklaruar se janë shumë të kënaqur me atë pritje, me bashkëpunim dhe me prezantime profesionale. Me notën më të lartë i kanë vlerësuar këto punëtori. Kjo tregon se ia vlen angazhimi me të cilën të gjitha bashkësitë etnike, fetare dhe gjinore në arsim do t’i identifikonin nevojat e veta. Mbi këtë bazë do të arrihej konsensusi” ( Po aty, f.9). Por për fat të keq të qytetarëve serbë dhe të qytetarëve tjerë të Kosovës, popullata serbe nën presionin e Qeverisë ultranacionaliste serbe u detyruan të tërhiqen.

Por, ky nuk ishte problemi kryesor, sepse po të ishin udhëheqësit e Kosovës në nivelin e përgjegjësisë qytetare dhe të kombëtare dhe humane, ata do të insistonin të respektohej Rezoluta 1244 dhe, Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjes së Përkohshme të Kosovës, por kjo nuk ndodhi. U tërhoqën nga këto kërkesa si ministri i arsimit i Kosovës i asaj koheRexhep Osmani, ashtu dhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës e udhëhequr nga Bajram Rexhepi.

Për fat te keq, as debati i zhvilluar në Kuvendin e Kosovës në qershor të vitit 2019 nuk u mor më këtë aspekt fatal të funksionimit të dy sistemeve arsimore të bazuara në identitete etnike, funksionimi i mëtejmë i tyre detyrimisht do të çon në konflikt të armatosur me çka rrezikohet paqja jo vetëm në rajon por edhe ne Evropë e më gjerë. Pa integrimin e mësimit në gjuhen serbe në sistemin e integruar të edukimit dhe të arsimit të Kosovës, në të cilin të gjithë fëmijët, nxënësit dhe studentët serb te Kosovës do t’i realizojnë të gjitha të drejta e tyre kolektive, duke i përfshire edhe ato etnike, sistemi i edukimit dhe i arsimit i Kosovës, në veçanti, dhe Kosova në përgjithësi, nuk do të jetë shtet funksional, e as ne Kosovë, rajon dhe Evropë, nuk do te këtë paqe pozitive, të qëndrueshme dhe përparimtare.

Pa këtë integrime bashkësisë serbe të Kosoovës në sistemin e integruar të Kosovës, jo vetëm që nuk do të ketë pajtim etnik, por as as avancim të cilësisë se edukimit dhe të arsimit, as prosperitet dhe funksionim dhe zhvillim demokratik të Kosovës andaj organet e Kosovës duhet të zhvillojnë një dialog të sinqertë, human me bashkësinë etnike serbe këtu në Kosovë, duke ua garantuar të gjitha drejtat, si edhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës. Por nëse shteti i Serbisë edhe me tutje bënë presion mbi popullatën serbe, atëherë Kosova duhet të zbatojë parimin e reciprocitetin e plotë, për serbët e Kosovës të vlejnë ato parime dhe dispozita ligjore që vlejnë për pakicat nacionale në Serbi.

Pa integrimin e mësimit që zhvillohet në gjuhën serbe nuk ka mundësi Kosova të funksionojë si është funksional, demokratik dhe ligjor, e as të bëhen ndryshime pozitive në avancimin e cilësisë së edukimit dhe të arsimit në Kosovës. Pa integrimin e komunitetit serbe në sistemin e arsimit të Kosovës dhe largimin e ndikimit të Serbisë nga punët e brendshme të Kosovës, Kosova nuk mund te jetë shtet ligjor, demokratik, funksional.

Nëse vazhdon të funksionoje sistemi i dyshtetësisë në edukimin dhe arsimin e Kosovës do të vazhdojnëedhe më tej diskriminimi racor dhe apartejdi etnik dhe gjeografik në Kosovë me çka Kosova është bërë vendi unik në botë, atëherë edukimi dhe arsimi i bazuar në diskriminim racor dhe apartejdin etnik dhe gjeografik do të jenë casusbelli i një gjakderdhje, të cilën bota nuk e ka parë.

(Kosova Sot Online)