Diaspora shqiptare është pjesa më e ndritshme e kombit!

Diaspora shqiptare është pjesa më e ndritshme e kombit!
Diaspora shqiptare është pjesa më e ndritshme e kombit!

Ismail Muçiqi

  • 15 November 2019 - 14:51

Gjatë periudhave të Historisë të Kombit Shqipëtar gjithandej mergata Shqipëtare ishte shtylla kryesore dhe faktor kulminanët në ekzistencën ekonomike të Popullit. Kosova që nga lufta e dytë Botrore është sfidue dhe atakue nga shovinizmi sërbë Mbështetje kryesore e ka pasur pjesën më vitale dhe më atëdhetare Diasporën, e shpërndar gjithandej nëpër Botë.

Mërgata jonë pa hezitim i qëndroi besnikë Kosovës duke mos kurësyer as kafëshatën e gojës për ta ndihëmuar popullin. Mërgata Shqipëtare përmes ndihmave dhe mjeteve financiare arriti që familjet Shqipëtare mos ti nënshtrohen pushtuesit serbë. Që nga viti 1990 diaspora jonë Shqipëtare arriti të organizohet në forma të ndryshme të cilat kishin qëllim ti përkrahin dhe financoin instuticionet paralele në Kosovë si Arsimin, Shëndetësin, Informimin dhe shumë struktura tjera të cilat vepronin për Pavarsimin e shtetit të Kosovës. Diaspora shqipëtare përmes 3 përqindëshit dhe fondit Vendlindja Thërret grumbulloi miliona marka,franga, dhe dollar për ta ndihmuar luftën për qlirimin e Kosovës.

Me një fjalë mërgata shqipëtare në Europ dhe në Amerik ishte hambar dhe streh e intelektualve, e shoqatave e grupeve dhe veprimtarëve të cilët punonin për qështjen Kombëtare. Nga kjo pjesë vitale e popullit kan dalur dhe Shkolluar figura kulminante, djemë dhe vajza të cilët tani kan bër emër si në Diplomaci Shkencë, Art, Sport dhe në sfera tjera të Siguris.

Nuk duhet harruar asnjëhër për kontributin që dha Lobi Shqipëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumë personalitete lobuan dhe financuan në Kongresin dhe Senatin Amerikan për qështjën e Shqipëtarve të Kosovës dhe më gjër. Këta jan faktorët kryesor të cilët arritën që njerzit kryesor të Politikës Amerikane ti bëjn miqë të Shqipëtarve, për ta mbrojtur, q/farosjën e Popullit të Kosovës.

Kjo u dëshmua edhe në luftën e fundit më intervenimin e forcave të Natos, kunder sërbisë.Të kritikosh diasporën Shqipëtare do të thotë të mohoshë kontributin Human, Njerëzor dhe Patriotik të këtyre njerzëve të cilët asnjëherë nuk ja këthyen shpinën atëdheut.

Mendoj se zhvillimi i ardhëshëm i shtetit të Kosovës si dhe qëndrushmëria dhe siguria e tij janë ngushtë të lidhur më rrolin aktivitetin dhe angazhimin politik dhe strategjik të mergatës tonë Shqipëtare kudo në Botë.

(Kosova Sot Online)