Armatosja e Serbisë kërcënim për rajonin, Kosova akoma me ushtri në letër

Armatosja e Serbisë kërcënim për rajonin, Kosova akoma me ushtri në letër
Armatosja e Serbisë kërcënim për rajonin, Kosova akoma me ushtri në letër

Drizan Shala

  • 15 November 2019 - 14:55

Le të ndalim pak në aspektin real të kapaciteteve ushtarake që posedon ushtria e Serbisë. Sipas veb faqes së ministrisë së tyre Serbia ka 90.000 mijë personel ushtarakë, prej tyre aktiv 40.000 dhe rezervë 50.000. 12 avionë luftarakë (dhuruar 3 nga Rusia). 225 tanke pjesërisht moderne, 450 APC, artileri, VHF radar. 40 helikopterë nga Rusia dhe 4 nga Britania e Madhe, UAV nga Kina dhe Rusia nga 2020-2022, ndërsa buxheti i Mbrojtjes 830.000.00 milion USD.

Nëse llogarisim karakteristikat e sistemit S-400 mund të themi që rrezja e veprimit është 600km dhe ka një shpejtësi maksimale prej 17.000 km/h apo 4.8 km për sekondë, dhe nëse e marrim distancën në mes Batajnicës dhe Prishtinës sistemi S-400 mund të kalojë brenda 1 minute 288 km që i bije 32 km më shumë se distance në mese këto dy qyteteve.

Duke u bazuar në një fakt që edhe Turqia ka të instaluar tani me sistemin të njëjtë S-400 e cila duke mos i përfill fare kërkesat e NATO si anëtare e saj që është kjo po dëshmon që Serbia dhe Turqia mund të mbulojnë hapësirën ajrore njëra-tjetrës nëse marrim për bazë distancën e cila është 811 km nga Beogradi në Stamboll.

Pra, nëse e vendosim edhe faktin që Greqia ka shprehur interesin e saj që të pajiset më një sistem të tillë kjo po e shndërron Ballkanin në një Bermude e cila mund të cenojë jo vetëm sigurinë e Kosovës, por mund të cenojë edhe paqen në këtë hapësirë”.

Nga ky zhvillim SHBA-ja përmes Mattev Palmer ka dhënë mesazhin e qartë që nëse nuk zmbrapset Serbia nga politika e saj agresive e mbrojtjes dhe të sigurisë pritet që ndaj saj të ketë sanksione dhe embargo ekonomik përmes Këshillit të Sigurisë, pranë OKB-së.

Lind pyetja si duhet të reagojë Kosova dhe vendet siç janë Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia, Kroacia, Hungaria në raport më këtë fortifikim që janë duke bërë Serbia, Turqia dhe Greqia. Shtetet anëtare të NATO-se duhet që përmes Këshillit Veri Atlantik të kërkojnë që në rajonin e Ballkanit të vendoset sistemi anti-raketor MIM-104 Patriot Amerikan e cila ka një historik të gjatë të përdorimit për të mbrojtur nga ndonjë sulm eventual të sistemit S-400.

Duke e mbuluar hapësirën ajrore Bullgari-Maqedoni Veriore në njërën anë, dhe hapësirën tjetër Shqipëri-Mali i Zi dhe Kroaci-Hungari. Kosova me ketë rast mund të përfitojë një mbulueshmëri të mirë të ndonjë përdorimi të mundshëm nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës. Sa i përket deklarimeve nga institucionet e shtetit të Serbisë janë dëshmi që institucioni i sigurisë se Kosovës (FSK-ja) është në fazën finale të kalimit nga një forcë emergjente konform pakos se Ahtisarit në atë të mbrojtjes siç janë: Bundersveheri Gjerman, Izrael Defenc Force IDF të Izraelit apo Sviss Coy -Zvicerane të cilët kanë mandat mbrojtjes të hapësirës territoriale dhe hapësinore Dhe në këtë rrugë është duke lëvizur FSK-ja, me miratimin e pakos së ligjeve të cilët e rregullojnë mandatin e saj”, e vlerësoj se FSK mund të lëvizë lirshëm dhe pa asnjë miratim nga NATO, pasi që nga viti 2013 ajo është e gatshme për misionin e ri.

“Ndërsa sa i përket lëvizjes së FSK-së me mandatin e ri në pjesën veriore të Kosovës mendoj që kjo gjë nuk është e ndaluar në asnjë formë apo nga ndonjë institucion ndërkombëtar sepse tërësia territoriale e Kosovës është që nga lindja deri në perëndim apo nga jugu në veri dhe në këto katër sfera hapësinore brenda RKS-së, Forca e Sigurisë se Kosovës mund të lëvizë pa asnjë problem dhe pa asnjë miratim nga NATO.

Sepse FSK-ja është e gatshme që nga nëntori i 2013 për misionin e ri dhe në atë kohë MFSK-ja ka planifikuar një plan të tranzicionit 10 vjeçar për të bërë Kosovën (FSK-në) në FAK përmes ndryshimeve kushtetuese ndërsa me planin B siç është ndryshimeve të mandatit MFSK-ja duhet që këtë plan të modifikojë dhe të adaptojë me rrethana të reja të krijuar pas miratimit të mandatit të ri.

E që baza kryesore duhet të jetë: Trajnimet me karakter ushtarak/mbrojtjes dhe furnizim me armatim të kualitetit të lartë të përcaktuar nga NATO dhe pjesën tjetër përcjellëse të infrastrukturës statike.

(Kosova Sot Online)