Po i vjen era rinumërimit...!

Po i vjen era rinumërimit...!
Po i vjen era rinumërimit...!

Nezir Kraki

  • 16 November 2019 - 10:31

Uroj të jem gabim, por...
...mua më del se pjesa e PDK-se brenda LDK-së gati e ka bind LDK-në se bashkqeverisja me VV-në nuk sjell shumë përfitime « politike » dhe as poste kravatuese me bollëk.

Prandaj gjimnastikat zgjedhore që e mjegullojnë procesin me pragje, me kuti e me numra, janë të mirëseardhura këto ditë sepse i rrisin mundësitë për sabotimin e shkapjes së shtetit.

Ndërkohë, bisedimet në mes VV dhe LDK për koalicion qeverisës duken më komplekse se bisedimet për bashkimin e dy Gjermanive pas rënjës së murit.

Në rastin e Gjermanive ka funksionuar sepse ato donin vërtetë bashkim. Ne jemi më kreativë se gjermanët. LDK një ditë dërgon persona që duan koalicion, ditën tjetër persona që s’duan me idenë se kanë zbulu metodë të re dialogu.

Vjosa takohet me Albinin për kafe e Isa e ka pergatitë valixhen për presidencë derisa Luta rri në gjendje gatishmërie diku në mes Gjilanit dhe Prishtinës që për çdo rast mos me qellu larg nga posti i kryetarit të LDK-së.

Me fjalë tjera, këto bisedime duken gjithçka përveç bisedime për krijimin e një qeverie në interes të Kosovës.

E unë i shkreti mendoja se programi qeverisës për Kosovën e kërrusur ishte gjëja më e thjeshtë e këtij planeti... Mendoja se për program duhej të mjaftonte vullneti për ndaljen e zhbërjes dhe nisjen e bërjes së Kosovës. Pse kam harru që postet kanë vlerë n’politikë pavarësisht interesit të vendit? Çfarë idioti jam!

Vakia e Zotit!

Dhe, tash që gjithçka u mjegullua, spektaklin e rinumërimeve po e bën edhe më tragjik (për të mos thënë qesharak) spektakli i bisedimeve për qeverinë e re.

Me këtë hënë, gjasat rriten që Kosova të organizojë zgjedhje të reja diku nga shkurti apo marsi i vitit tjetër dhe ky skenar do t’ishte më tragjiku sidomos për LDK-në.

I zhgënjym...

(Kosova Sot Online)