Drejtësia në Kosovë si parim për forëm të qeverisjes

Drejtësia në Kosovë si parim për forëm të qeverisjes
Drejtësia në Kosovë si parim për forëm të qeverisjes

Ali Hertica

  • 17 November 2019 - 08:36

Megjithëse të gjithë banorët e një shteti e pranojnë se qeverisja është legjitime vetëm kur qeveritarët kanë parasysh të mirën e të qeverisurve dhe të mirën e përgjithshem,mund të mos janë në një mendje për faktin se cili legjislacion,është i drejtë dhe objektiv.

Zëdhënsit e oligarkisë dhe të demokracisë, e qujnë drejtësinë si parim për formën e tyre të qeverisjes,thoin filozofët.Të dy palët kujdesen vetëm për njëren anë të drejtësisë,duke e kuptuar drejtësinë si barazi përpjesëtimore,të marrësh në raport me atë që jap ose kontribon.Megjithatë, të dy palët gabojnë,duke ngritur vetëm një anë të drejtësisë.

Zëdhënsit e demokracisë thoin se të gjithë ata që nuk kanë ndonjë deryrim,duhet të kenë të njëjtin ndikim.Zëdhënsit e oligarkisë,qeverisjes së të pasurve,thoinë se ndikimi i shtetasve duhet të jetë në raport me kontributin e tyre financiar në arkën e shtetit,a e kan të njëjtin mendim edhe bizissmenet tanë në Kosovë që të mbushet arka e shtetit duke paguar tatimin…?.Ajo që nuk kanë parasysh të dy palët,është objektivi i shtetit.

Pikpamja oligarkike do të ishte e drejtë,po të kishte qenë e llojit të pastër ekonomike,pa u pasuruar ne menyra te palogjëshem siç jan bizissmenet tanë.Mirëpo,shteti është më shumë se një aleancë apo marrëveshje për të vendosur siguri ose përparësi ekonomike.

Pikëpamja demokratike do të ishte e drejtë,në qoftë se do të bëhej fjalë për bashkëjetesë të zakonshme.Kjo do të thotë se ato që kjapin më shumë ndihmesë në shtet,duhet të shpërblehen nga shteti në formën e ndereve dhe detyrave.
Megjithatë,filozofët nuk llogaritin vetëm cilësitë politike,si bazë për ndarjen e drejtë të përgjegjësisë në shtet.
Kush duhet ta ketë pushtetin më të lartë në shtet,Populli,të pasurit ,më të mirët,më i miri ,apo ligji…?.Të gjitha përgjrgjëjet kanë nga një të kundërt ,thoin filozofët.

Po t’i japësh popullit pushtet të madh,mund të tundohet dhe të besojë se është i lirë që t’ua marrë pronat të pasurve.Me këtë gjë do të shkatërrohej shteti dhe do të bëhejë padrejtësia më e madhe.Të pasurit dhe natyrisht një sundimtar,do të tundoheshin nga të njëjtat veprime.Po ta kishin më të mirët..? Atëher të gjitha të tjerët nuk do të kishin mundësi të përfitonin nga dekoratat dhe nderet që shoqërojnë një deryrë shoqërore.

Edhe sikur pushtetin ta kishte më i miri,ky raport vetëm se do të forcohej.Alternativa për ti lënë pushtet ligjit,ka kundershtimet e saja.Meqenëse ligji nuk është i paanshëm,mund të tundojë në drejtim të oligrkisë ose të demokracisë.Megjithatë,nuk mund të mos ketë kundërshtime,prandaj duhet bërë analiza më të hollësishme.

Filozofia,në fillim kërkon që të shikojë më nga afër se çfarë ndodh,po t’i japësh popullit pushtet në shtet.Në këtë rast,nuk është e nevojshme të kesh zotësi dhe cilësi të mëdha.Flitet për një kuvend debatus dhe deliberativ,ku kërkohet aftësi e mirë gjykimi dhe kuptim moral.

(Kosova Sot Online)