NISMA do të ishte si “Gozhda” e Nastradinit në Qeverinë VV-LDK

NISMA do të ishte si “Gozhda” e Nastradinit në Qeverinë VV-LDK
NISMA do të ishte si “Gozhda” e Nastradinit në Qeverinë VV-LDK

Skender Kapiti

  • 17 November 2019 - 15:22

Nëse NISMA që mesa duket pas akrobacive e manovrimeve të KQZ, ajo do të futet në Parlament, dhe nëse ndodh kjo e keqe e deformimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, dhe nëse ajo do të jetë në Kualicion qeverisës me VV e LDK, atëhere kjo do të ishte si puna e përrallës së Gozhdës së Nastradinit.

Kjo do të thotë se kualicioni i ndëshkuar PAN do ta përdorë NISMA-n si punën e Gozhdës së Nastradinit në qeveri , si “gozhdë” e PAN apo edhe si “Kalë Troje” për ta sabotuar qverisjen Kurti-Osmani, ose edhe për ta dështuar procesin zgjedhor. Vota popullore ndëshkoi PAN , dhe madje më shumë prej të gjithëve u ndëshkuan NISMA , pra kemi një ndëshkim total të atij kualicioni dhe nuk duhet kurrësesi që në qeverisjen e re të ketë zgjatime korruptive të ishpushtetit si p.sh. NISMA.

Nëse hyjnë në qeverisja NISMA atëhere lëkundet qeversja pasi NISMA do të përdorë të gjitha mjetet e metodat korruptive e destruktive për ta sabotuar punën e qeverisë, me qëllim që kjo qeverisje të dështojë e të bjerë, do të bëjnë gjithcka të mundur për ta sabotuar ndërtimin dhe vënien në funksionim të ligjit, dhe do ta sabotojë luftën kundër krimit e korrupsionit , pasi NISMA është e zhytur në to. Nëse do të vijë puna ,që kualicionit VV-LDK do t’i duhej patjetër NISMA , më mirë është të shkohet në zgjedhje të tjera se sa një qeverisje ku NISMA të jetë si gozhda e Nastradinit në qeverisje.

(Kosova Sot Online)