Uniteti i shqiptarëve, çdoherë ishte goditje e fortë për armiqtë tanë

Uniteti i shqiptarëve, çdoherë ishte goditje e fortë për armiqtë tanë
Uniteti i shqiptarëve, çdoherë ishte goditje e fortë për armiqtë tanë

Ragip Guraziu

  • 19 November 2019 - 09:20

Gurë mbi Gurë bëhet murë

Dy '' Kalaja'', të mëdha të kombit shqiptar, në veçanti popullit të Kosovës, Uniteti,dhe falja e gjaqeve,dhe të gjithë për një, e një për gjithë, vitet 190-1998,para lufte dhe Familja Jashari,para dhe gjatë lufte,dy këto ngjarje duhet të shkruhen me germa të ''ARTA'' ,dhe të hynë njëherë e përgjithëmonë në Historinë kombëtare të Shqiptarëve.

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditej e fortë për armiqtë tanë. Ne të gjitha luftrat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht, siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëme për Republikën e Kosovës.

Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë  një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. " Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel.

Përfundimisht ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i nëmur (mallkuar) nga kjo klasë politike e inkriminuar. Është e vërtetë që Kosova po kalon momentet më të vështira që nga përfundimi i luftës, sepse këta politikanë e kanë stërlodhur këtë popull e këtë vend, e gjithë kjo klasë politike dhe këta korrigjim të kufijve, e që në realitet është ndarje e Kosovës, dhe askush nuk mund të befasohet nëse së shpejti do të nxjerrë në publik edhe ndonjë marrëveshje zyrtare që ai, sipas të gjitha gjasave, duhet ta rrezikshëm, siç është cenimi i territorit e tërësisë territoriale.

Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98,ku kishim një subjket politik unik, dhe deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari. Por tani edhe kjo ndryshoi në momentet kur po na duhen më shumë...

Politika nuk bëhet pa një unitet?

Derisa në bisedimet me Serbinë, qeveritaret tanë u treguan zemërgjerë, rezultatet gjithnjë shterpe dhe po vuajmë vet ne. Fakti tjetër është se kur kemi parasyesh paknaqësit brenda dy subjketeve më të mëdha të vendit, tani në koalicionin qeverisëse dhe një opozitë që këtë garniturë qeverisëse medomos ta dergojë drejtën në shtëpi, apo në pension siç kanë deklaruar, dhe së listës së përbashkët opozitare, uniteti është largë deri në hasmëri.

Fakti tjetër, pas shumë debateve,analizave,parashikimeve etj,që po organizohen nga mediumet elektronike dhe të shkruara me analistët,publicistët,politikaj,dhe gjithë strukturave tjera qeveritare e jo qeveritare,nuk po munden të gjejnë një Antton Çeta të dytë,kur nuk e kemi një unitet në politika,kur ky unitet po na mungon e n politikën kombëtare mbarëshqiptare.

Sepse me diploma falso sidomos pas lufte shumica e të pranishmeve në debate edhe nuk po e kuptojnë pse janë aty sepse po quditen edhe vet,si është e mundur me një diplomë falso,t’iu vihet një barrë e madhe ne supet e tyre,apo të deklarohen për gjendjen e krijuar  momentale në mes subjketeve politike dhe pozitës e opozitës.

Pa marrë parasyesh gjendjen momentale politike në Kosovë në këto momente, po edhe si kombe  ne duhet të jemi NJË DHE PIKË!

Shumica e shqiptarëve më tepër parapëlqejnë  unitetin politik kombëtar, qetë gjithë së bashku,pa marrë parasyesh se te gjitha janë kombëtare. Pa marr parasyesh divergjencat nga jasht,ne duhet bile sadopak ti ngulmi këmbët njëzëri, pa marrë parasyesh se a ju prishet qefi atyre apo jo.

Në komunizëm,duke menduar me logjikë të gabuar të gjykimit se:“kjo është një kërkesë e pamundur”, “nuk na lejojnë ndërkombëtarët”, “nuk është ende koha e duhur”,’’ ashtu që, në vend se ta shprehim dhe ta kërkojmë haptas këtë synim, ne në vete pavetëdijshëm instalonim një mohim si bindje të gabuar psikologjike kolektive. Pra, që të na jepet, ne nuk kemi guxuar as “me lyp”, as “me kërkua” e lere më me “trokit” diku. Ama, tani e tutje, sigurisht më jo! “Dashurisë platonike” në mes të territoreve tona të ndara shqiptare me shekuj, ndal- ngadalë po i vije fundi. Sepse, ne ma ja kemi nisur me lyp, me kërkua me ngulm dhe zhurmshëm me trokit në atë derë të fatit tonë të mëkëmbur ndër shekuj nga të tjerët, e cila derë, shumë shpejtë do të na hapet triumfalisht.

Lideret kombëtar shqiptar, duhet ta ndinë aromën e bashkimit kombëtarë

Në të gjitha treva nga jetojnë shqiptarët nuk po munden të rahatohen ne politik,si në SHqipëri,Kosovë,Lugina e Preshevës,Maqedon,Mal të Zi e kështu me radh.Kjo është arsyeja se me ne diç nuk është në rregull dhe jemi këtu ku jemi me këtë gjendje,jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Kjo tani u vertetua në shënimin e 105 vjetor të SHpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku u bë thirrje nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë kremte te madhe si kurdoherë për kombin shqiptar,për një unitet dhe për një bashkim të të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët.

Kjo tani ka vlerë si kur doherë sepse kjo nuk doli nga analistët,gazetarët etj por kjo doli vet nga goja e udhëheqësve shtetëror të gjitha trevave nga vien shqiptarët.

Pra, jemi një komb,dhe s’ka si të quhemi ndryshe….

Më duket se këto modele që ne po analizojmë,shkruajm dhe publikojmë,duhet me shkrime tona të kontribojmë për të mirën e kombit tonë,e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.

Qytetarët mbarë shqiptarë,më të përcaktuarit në Ballkan,dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Evroatlantike,janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve(që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarëshqiptare,e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarëshqiptar,me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njohemi identitetin tone,bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikajve tanë po i shqetësojmë serbet,me e permend kombin se ndoshta mos po na hidhrohen.

Bindja ime..

Deri më tani bindja ime ka qenë se;në konstelacionet kosovare,sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat,se cila do të marrë flamurin e të parit,të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politke e shtetërore,kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhëshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në venëdime të rëndësishme historike, këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askudh nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasyesh interesat shtetërore, dhe njëherë e përgjithëmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shenohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më, sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e till i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e këtyre marrëveshtje, dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo, duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmën,gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Ksovës.

Fillozofia e tepruar, deri tani na ka nda edhe nga mendja?!

Por,kjo nuk përfundon me kaq,Sepse çështjet,siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre,me një fillozofi të tepruar,që disave ka filluar edhe të luajnë meç dhe të dalin me shkrimet e tyre dhe forma debatesh të na tregojnë se ku e kemi kufirin me Malin e Zi,duke harruar apo edhe shëmtuar historinë kombëtare e ndertuar me shekuj se ne tani në viset tjera ku jetojnë shqiptarër, e sidomos tani edhe pse të gjithë së bashku punuam,vepruam dhe u sviduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovë,tani duhet sviduar edhe tani së bashku,në të mirë e në të keq,në rastëse nuk kemi rrugëdalje ndryshe.

Tani, Kombi nuk është në rrezik...

Edhe pse thuhet se shqiptarët(aludohet edhe si komb,se jemi popull më optimist në rajon e Ballkan,për realizimin e aspiratave tona,atëherë këtë optimizëm ta  forcojmë në këto caste, që kemi para vetes.

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet,punët na ecnin më mirë.Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditej e fortë për  armiqtë tanë.Në të gjitha luftrat kemi pasur një unitet,por herë-herë i brisht,siç jemi tani në politikë,që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëme për Republikën e Kosovës.

Dy '' Kalaja'', të mëdha të kombit shqiptar, në veçanti popullit të Kosovës, Uniteti,dhe falja e gjaqeve,dhe të gjithë për një, e një për gjithë, vitet 190-1998,para lufte dhe Familja Jashari,para dhe gjatë lufte,dy këto ngjarje duhet të shkruhen me germa të ''ARTA'' ,dhe të hynë njëherë e përgjithëmonë në Historinë kombëtare të Shqiptarëve.

(Kosova Sot Online)