Serbia duhet t’i paguaj dëmet Kosovës!

Serbia duhet t’i paguaj dëmet Kosovës!
Serbia duhet t’i paguaj dëmet Kosovës!

Ismail Muçiqi

  • 21 November 2019 - 18:11

Koncepti i reparacioneve (dëmshpërblimit) në të drejtën ndërkombëtare, Serbia duhet t’i paguaj dëmet Kosovës!

Referenca për dëmshpërblimet në të drejtën humanitare ndërkombëtare mund të gjurmohen në Nenin 3 të Konventës IV të Hagës të vitit 1907 formulimi i cili përsëritet në Nenin 91 të Protokollit shtesë I Konventave të Gjenevës të 1949 ku thekson se Një palë në konflikt që shkel dispozitat e Konventave ose të këtij Protokolli nëse kërkohet nga rasti dotë jetë përgjegjëse për të paguar kompensimin.

 Ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha veprimet e kryera nga personat që janë pjesë e forcave të saj të armatosura. Në vitin 1989 autoritetet serbe revokuan autonominë e Kosovës kundër vullnetit dhe pëlqimit të popullit të Kosovë. Aktet anti- kushtetuese të qeveris serbe për ta detyruar me forcë integrimin e Kosovës në serbi shënuan edhe pikënisjen e shpërbërjes së RSFJ-së. Më 26 korrik 1990, Serbia e bëri ligjin për mardhënje të punës në rrethana të veqanta.

Me atë ligj 135,000 puntorë shqipëtar u larguan nga puna. Po ashtu përmes masave të dhunshme 300 drejtorë Shqipëtar u shkarkuan nga pozitat udhëheqëse të organizatave punuese. Duke reaguar ndaj veprimeve të udhëheqjes serbe delegatët e Kuvendid të Kosovës më 2 Korrik 1990 miratuan Deklaratën e Pavarësis së Kosovës Shtypja dhe shkelja sistematike e të drejtave themelore të njeriut ishte bër dukuri e përditshme në Kosovë Kështu gjatë periudhes të vitit 1990 dhe 1995 mbi treqind mijë shqipëtar të Kosovës e kishin lën Kosovën nga frika e persekutimit apo e arsyeve ekonomike.

Më 22 Djetorë 1995 Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën 50/190 duke vënë në dukje masa të ndryshme diskriminuese të marra në fushat legjislative administrative dhe gjyqësore aktet e dhunës dhe arrestimet arbitare të kryera kundër shqipëtarve etnik në Kosovë dhe përkeqësimin e vazhdueshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut. Kështu Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjat në Qershor të vitit 1998 raportoi se operacioni i forcave serbe i detyoi më shum se 40,000 shqipëtar të largohen nga shtëpit e tyre për ta shpëtuar jetën.

Pas të gjitha këtyre ngjarjeve Këshilli i Sigurimit OKB miratoi rezulutën 1244 duke u thirur në kapitullin Vll të Kartës të OKB-së për tërheqjen e forcave policore, ushtarake dhe paramilitare të serbisë nga Kosova. Pas bombardimeve të NATO-së dhe të largimit të forcave serbe sekretari i përgjithshëm i OKB-së caktoj Presidentin z. Martti Ahtisaari si të dërguarin e tij të posaqëm për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës. Pas një periudhe 8 vjeqare parlamenti i Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Po ashtu pas regimit të serbisë kunder Pavarsis së Kosovës gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për qështjen ligjshmëris së deklaratës së Pavarsis së Kosovës, gjykata dha mendimin e saj këshillues me 22 korrik 2010 dhe kostatoj se shpallja e pavarsis së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme Ndërkombëtare, rezolutën e këshillit të sigurimit 1244 (1999) ose Kornizën Kushtetuese.

Rrjedhimisht miratimi i kësaj deklarate nuk ka shkelur asnjë rregull të aplikushëm të drejtës ndërkombëtare. Kur jemi të parimet e Reperacionit ndërmjet Republikes së Kosovës dhe të serbise drejta ndërkombëtare humanitare koncepton qartë se ni palë në konflikt që shkel dispozitat e Konventave ose të këti Protokolli nëse kërkohet ajo do të jet pëgjegjëse për të paguar konpensimin për të gjitha veprimet e kryera nga personat që jan pjesë e forcave të saja të armatosura.

Duhet theksuar se ka të paktën një numër të kategorive kryesore të krimeve ose shkeljeve të randa humanitare që kërkojnë dëmshpërblim në veqanti këto duhet të përfshinjë vrasjet e civilëv, të burgosnit shkatrrimin e pronës (private si dhe publike dhe vlerat e kulturës) viktimat e dhunës seksuale dhe depërtimin masiv të njerzëve. Kjo e detyron serbinë që të jap llogari për vrasjen e 12000 shqipëtarëve të vrarë në qershor të vitit 1999.

Sipas një raporti Human Rights Watch të vitit 1999 rreth 1900 shqipëtar të Kosovës jan mbajtur nëpër burgje të serbisë Po ashtu në raportit Kryqit të Kuq ndërkombëtar 3,368 civil shqipëtar jan zhdukur dhe nuk dihet fati i 1.658.Në fund të këti vështrimi po i përkujtumë vetëm disa nga dëmet të cilat i shkaktoi serbia gjat luftës në Kosovë, qoft në njerzë apo në pasurit ekonomike të Kosovës këto të dhëna e obligojnë qeverin e Republikes së Kosovës që me rastin e dialogimit me serbinë si pikë të veqant dhe të domosdoshme pa tjetër duhet shtrohet qështja Reperacioneve për krimet e luftës të cilat kan lan pasoja të rënda që nga familjet që kan humbur të dashurit e tyre, traumat e shkakëtuara me pasoja të pa sherushme shkatrrimi i pronës private dhe asaj ekonomike, publike të shtetit të Kosovës e deri te dhuna seksuale e mija femra Shqipëtare.

Të gjitha këto i japim të drejtë Qeverisë dhe popullit të Kosovës që të kërkoj konpenzimin material dhe moral në bazë të gjitha konveta ndërkombëtare të OKB-së.

(Kosova Sot Online)