Bashkimi Shqipëri -Kosovë me njëfarë forme veç ekziston...

Bashkimi Shqipëri -Kosovë me njëfarë forme veç ekziston...
Bashkimi Shqipëri -Kosovë me njëfarë forme veç ekziston...

Ragip Guraziu

  • 22 November 2019 - 16:00

Problemin e kemi me viset tjera të shqiptarëve,të ndarë nga kjo Evrpë që na ndau në katër  shtete, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Greqi,tani Kosova ka detin e vetë, Porti i Shengjinit, në shërbim të Kosovës....

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.

Në shek. IV p. K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, jo Serbisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999).

Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997–1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 112vende në mbarë botën,por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Nga frika e copëtimit të viseve të banuara me shqiptarë në mes të mbretërive të sapoformuara ballkanike, shqiptarët themeluan Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878, tri ditë para fillimit të punimeve të Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha do të rishikonin vendimet e Shën Stefanit.[34] Ndonëse Lidhja fillimisht u formua me mbështetjen e sulltanit, i cili shpresonte të shpëtonte territoret osmane, udhëheqësit shqiptarë vepruan shpejt dhe me sukses e kthyen lidhjen në një organizatë dhe eventualisht në qeveri kombëtare.

Lidhja pati mbështetjen e arbëreshëve të Italisë dhe luajti rolin e faktorit bashkues në mes të shqiptarëve të ndarë në tri fe. Gjatë tri viteve të aktivitetit të saj, Lidhja u angazhua për krijimit e një shteti autonom shqiptar brenda Perandorisë Osmane, ngriti ushtri dhe zhvilloi luftë mbrojtëse. Më 1881, një qeveri e përkohshme u formua për të qeverisur Shqipërinë nën kryesinë e Ymer Prizrenit, të ndihmuar nga ministra të shquar si Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Megjithatë, ndërhyrja ushtarake e shteteve ballkanike, Fuqitë e Mëdha, si dhe Turqia i ndanë forcat shqiptare në tri fronte duke sjellë fundin e Lidhjes.

Në Kosovë u themeluan dhe funksionuan edhe organizata tjera të lëvizjes kombëtare, më e rëndësishmja prej të cilave ishte Lidhja e Pejës, e formuar po aty më 1899 dhe e udhëhequr nga Haxhi Zeka, veteran i Lidhjes së Prizrenit. Me platformë të ngjashme me paraardhësen e saj dhe me kërkesë për Shqipëri autonome, Lidhja e Pejës u shtyp më 1900 pas një konflikti të armatosur me forcat osmane. Më 1902, Haxhi Zeka u vra nga një agjent serb i mbështetur nga autoritetet osmane.

Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë.

Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare.

Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste — Rusisë dhe Francës — vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, të cilat ndoqën fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre.

Porti i Shengjinit, ne sherbim te Kosoves

Qeveria shqiptare nuk eshte terhequr nga plani fillestar qe mundeson kalimin e Portit te Shengjinit ne sherbim te shtetit te Kosoves.

Pas qendrimeve te para ne maj 2006, pala shqiptare duket se do te vendose perfundimisht shume shpejt per t’ia kaluar portin qeverise se Kosoves. “Porti i Shengjinit do te jete nje port gjeneral per shkak sa ka lidhje me rrugen Durres-Kukes, pra me aksin qe e lidh me Milotin dhe me tej me Kosoven.

Ka nje interesim nga qeveria e Kosoves per te pasur nje akses ne Portin e Shengjinit, sikurse ka nje vullnet pozitiv nga qeveria shqiptare per te bere te mundur kete akses”, tha dje ministri i Transporteve. Megjithate, per qeverine shqiptare nuk do te jete i lehte kalimi i portit te pala kosovare, per shkak se brenda tij dhe perreth, shtrihen nje sere industrish, karburanti dhe cimentoje.

“Perreth zones se Portit te Shengjinit kemi te perqendruar industrine e cimentos, e cila do te kete nje prodhim vjetor rreth 11 milione ton, ku gjysma eshte per eksport. Pervec rruges, do te perdorim edhe linjat hekurudhore me Malin e Zi, qe mundon transportin e mallit”, tha Olldashi. Porti i Shengjinit ishte nje ceshtje e diskutuar per here te pare ne maj mes Kryeministrit Berisha dhe homologut kosovar, Agim Ceku. Qe ne ate kohe, Berisha nxitoi te siguronte Kryeministrin Ceku se Porti i Shengjinit do te jete ne dispozicion te Kosoves.

“Kosova ka lidhje me detin nepermjet vendeve fqinj, Selanikut dhe Malit te Zi, si dhe nepermjet Shqiperise. Ne kete drejtim, Porti i Shengjinit eshte nje port shume i pershtatshem, i cili do te jete i lire per Kosoven”, tha Berisha. Porti ka nje gjatesi te kufizuar kalatash dhe perpunon anije mallrash me kapacitet deri 3000 tone.

Problemin e kemi me viset tjera të shqiptarëve,të ndarë nga kjo Evrpë që na ndau në katër  shtete, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Greqi,tani Kosova ka detin e vetë, Porti i Shengjinit, në shërbim të Kosovës....

Po pra,askush nuk na pengon marredhënjet e mira dhe trektin,pushimet verore,biznese të ndryshme,politk,ekonomi,kultur,kufirin mundemi ta kalojmë sa here na kana,po a nuk I thonë kësaj bashkim?!

(Kosova Sot Online)