Vetingu në Kosovë, mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë

Vetingu në Kosovë, mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë
Vetingu në Kosovë, mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë

Ismail Muçiqi

  • 22 nëntor 2019 - 18:04

Soqëria Civile vlerson që sistemi i drejtësisë kërkon ti nënshtrohet një reforme të thellë të inegritetit dhe profesionalizmit. Kjo mbetet e vetmja formë qe ky sistem të këthej pavarsine dhe paanshmerin dhe të ushtrojë në menyrë efektive funksionin e tij Grupi per Studime Politike Juridike vlerëson se reforma më qenësore qe sistemi i drejtësisë duhet ti nënshtrohet është kontrolli i integritetit, profesionalizmit dhe pastërtisë të figures se gjygjtarve dhe prokurove qe aktualisht jan pjesa e sistemit.

Kjo është e vetmja formë për të nxjerrur jasht sistemit personat qe kane te kaluar te dyshimt, qe kan afersi me qarqet e korruptura apo jan direkt te korruptuar, dhe të cilët nuk jan mjaftushëm në aspektin profesional dhe të arsyetuar me vendimet e tyre.

Qeveria e re e Kosovës duhet të ket prioritët fillestar fillimin e një procesi të vettingut për sistemin e drejtësisë i cili proces duhet të ket se paku këto elemente procedrale.

1 Të ketë pranushmeri përkatësisht konsensus të gjërë të klasës politike, të shoqorisë civile dhe të përfaqësuesve ndërkombëtar të cilët fokus kan sundimin e ligjit.

2 Vetingu duhet të jet i dizajnuar nga njerëzit kompenten, të konsultuar me standardet më te mirat ndërkombëtare dhe me ato nga rajoni.

Ky dizajnim duhet të jetë sikur rasti i Shqipërisë dhe të garantoi që personat qe involvohen në ketë projekt të gëzojnë reputacion profesional të mjaftushëm për të arsyetuar një reformë kaq të thellë.

3 kjo reformë të jetë transparente dhe të mos adresohet kunder personave por kunder dukurive te abuzimit,.

4 Në ketë proces të ketë përfshirje të elementit ndërkombëtar permes pjesemarrjes jo-diplomatike por kuadra profesionale dhe me intergritet.

5 Ky proces duhet mundësuar që të filloj dhe të përfundoj brenda 4 vitesh dhe mos lejoj tejzgjatje sikur që eshë rasti me Shqipërinë.

6 Po ashtu duhet vepruar që ky proces të jet proces i sistemit të përhershëm i mbikëqyrjes ruajtjes dhe rrespektimit të standarteve në vazhdimësi.

7 Vetingu duhet të përfshij edhe kategori tjera të instuticioneve në sferën e Policisë, Doganës dhe të zyrtareve të Prokurimit. Vetingu në sistemin e drejtësis duhet të jetë nje reformë substanciale e cila do të vazhdoj të ekzisoj si mekanizëm edhe pas përfundimit të saj për të gjith gjygjëtarët dhe prokuroret për ata që raportohet që kan probleme me ligjin, konponentat kryesore e inegritetit përmes se cilit bëhet vlersimi i të kaluares të gjygjëtarit dhe prokurorit, ne kupttimin e afersisë së tyre me qarqe qe kan probleme me ligjin, lidhjes së tij/saj me persona qe ushtrojnë ndikim të kunderligjëshëm në Sistemin e Drejtësis.

Konponenta tjetër është niveli i profesionalizmit përmes të cilit gjygjëtarët dhe prokurorët do të kalojnë përmes një filtre për mes të cilës do të vlersohën numri i vendimeve gjygjësore apo prokurijale, e cila do të tregoj dhe vlersoj shkallën e afësisë, apo mungesës të njohurive që lidhën me profesionin apo demostrojnë papërgjegjëshmëri e cila nuk e arsyeton karakterin e pa anshëm dhe të drejtë të detyrës së tyre.

Po ashtu konponent e pa kalushme dhe e domosdomshme duhet të jetë inegriteti dhe pastërtija e pasuris së tyre, përmes të cilës kontrollohet pasurimi i tyre dhe qarqeve të lidhura me ta. Kjo duhet bër në mënyrë që të garantohet figura e gjygjëtarve dhe prokurorve duke eleminuar dyshimin që lidhet me elementin e pasurimit të pa ligjëshëm që është standard esencial i përshtatshmërisë me detyrën qe ata ushtrojnë.

(Kosova Sot Online)