Dy heronjtë e Llapit - Afrim Zhitija dhe Xhemajl Mustafa

Dy heronjtë e Llapit - Afrim Zhitija dhe Xhemajl Mustafa
Dy heronjtë e Llapit - Afrim Zhitija dhe Xhemajl Mustafa

Ismail Muçiqi

  • 24 November 2019 - 08:04

Llapi dha shumë Figura Historike!

Ishin sot dy ngjarje të veqanta: 19 Vjetori i vrasjësë të Xhemajl Mustafës si dhe Rivorrimi i Eshtrave të Herojtë Kombëtar Afrim Zhitisë dhe shokëve të tij. Afrim Zhitia ishte Ideator prisë dhe Inëspiruës i të gjitha lëvizjeve për qlirimin e Kosovës.

Të folësh apo të shkruash për figurën e Afrim Zhitisë pa tjetër njeriut i duhet intelektë i posaqëm Politikë, Intelektual filozofik dhe Kombëtarë. Ishin kohëra të vështira me plotë të pa njohura dhe sfida kur Afrim Zhitia bashkë me shokët e harëtoj Programin politikë dhe filozofikë për qliriminë e popullit të Kosovës.

Ky patriotë veproj në situatën shumë delikate kur populli i Kosovës bënte përpjekje për të fituar të drejtat e barabarta me popujt tjerë në ish Jugusllavi. Këto të drejta njerëzore dhe humane nuk do të leviznin asnjëhër për Kohën kur politika hegjomoniste serbe mbizotronëte në të gjitha poret e jetës në Kosovë.

Në ket drejtimë nga gjiu i këti populli u ngrit si vullëkan mendimëtari dhe strategu politikë i kohës i cili formojë dhe organizojë shumë figura të studentëve intelektualëve dhe të patriotëve për tju bashkue lëvizjes dhe programit për të drejtat e Shqipëtarëve në Kosovë në të gjitha trojet Etnike.

Ky ishte Afrim Zhitia i cili në ditët më të vështira nuk kurësej as jetën për idealet e Popullit për liri. I veqantë ishte edhe Xjemajl Mustafa ky burrë nga Llapi ku sot u përkujtue 19 Vjetori i Vrasjes kriminale. Gjemajl Mustafa ishte një intelektual i veqantë, Gazetarë dhe poet i letrave dhe kulturës Shqipëtare. Në kohën më të vështirë ju bashkue Lëvizjës gjithëpopullore, lëvizje kjo e organizuar më themelimin e Lidhjen Demokratike të Kosovës. Xjemajl Mustafa ishte një prej figurave më emblematike të Kohës.

Më kujtohën momentet nga konferencat për shtyp të Presidentit Histotik Ibrahim Rugova në të cilat Xjemajl Mustafa e ushtronte detyrën e këshilltarit për informim të Presidentit Rugova gjithnjë ishte në krye të detyrës si ne Gazetari, në Leterësi në Informim dhe në mënyrë brilante shkruante për Letersin kulturën dhe për rrjedhat politike të kohës.

Llapi dhe gjithë Kosova duhet të krenohen për këta 2 burra të mëdhej të cilët ishin simbol, dhe model për gjeneratat që i takonin dhe të cilët do të mbesin gjithmonë në faqen e bardh të Historisë Kombëtare.

(Kosova Sot Online)