Tërmetet në territorret shqiptare në antikitet

Tërmetet në territorret shqiptare në antikitet
Tërmetet në territorret shqiptare në antikitet

Fadil Kajtazi

  • 29 nëntor 2019 - 11:46

Kronologjia e fatkeqësive natyrore në trojet shqiptare daton nga antikiteti dhe është evidentuar nga autorët antikë. Një ndër të parat është evidentuar nga autori Atheneu, i cili jetoi rreth vitit 200 të e. sonë. Ai në përmbledhjen “ Gostia e dijetarëve”, në Librin VIII, përmend një fatkeqësi të rallë natyrore që përfshiu Dardaninë. Sipas tij, “Heraklidi, nga Lembo, në librin 21 të Historisë thotë së perëndia prej qielli hodhi në Paioni dhe Dardani bretkosa. Sasia e tyre ishte aq e madhe sa u mbushën shtëpitë dhe rrugët plot” (Ilirët dhe Iliria te autorët antik, faq.285)

Gjithashtu, Marcelin Komes, me prejardhje nga Iliriku, bashkohas i Justinianit (483- 565) në përmbledhjen e tij “Kronika”, përmen një ngjarje fatkeqësi natyrore–tërmet e cila sipas tij ka ndodhur me vitin 518. Për këtë ngjarje ai thotë: “Nga tërmetet e vazhdueshme, në provincën dardane, menjëherë u shkatrruan njëzet e katër kështjella. Dy nga këto u fundosën së bashku me banorët, katër u shkatrruan, duke humbur gjysmën e banesave dhe të banorëve, trebmëdhjetë nga fatkeqësia humbën një të tretën e shtëpive dhe po aq nga popullsia; shtatë u shkatrruan duke humbur një të katërtën e shtëpive dhe po aq nga popullsia, kurse kështjellat fqinje u braktisën nga frika e shkatrrimit. U shkatrrua krejtësisht edhe qyteti kryesor Skupi, megjithëse pa humbjen e qytetarëve të tij, të cilët ikën para armikur.

Nga ky tërmet u çanë shumë male nga e gjithë provinca, shkëmbinj u shkëputën nga masivët e tyre dhe trupat e pemëve u gremisën poshtë. Në një largësi prej tridhjetë miljesh toka u ça me një gjerësi prej dymbdhjetë hapash, dhe u pregadit kështu një hendek i thellë ku ranë shumë nga qytetarët e kështjellave, të cilët vazhdonin të iknin nga shkëmbinjtë që rokulliseshin ose nga sulmet e armiqve. Atëhere në një kështjellë të krahinës Gavisa, e cila quhet Sarnonti, toka nxori prej shtresave të saja të përvluara si prëj në furre të nxehtë, nxori një curril të ngrohët dhe vazhdueshëm uji”. (po aty faq. 452)
Si duket nga ky përshkrim, depërtimi me lehëtsi i sllavëve në trojet iliro dardane, në shekujt në vazhdim, është pasojë e shkatrrimit të përmasave të mëdha që shkaktoi ky tërmet.

(Kosova Sot Online)