Këshillë për Albin Kurtin e Isa Mustafën

Këshillë për Albin Kurtin e Isa Mustafën
Këshillë për Albin Kurtin e Isa Mustafën

Fadil Maloku

  • 29 November 2019 - 21:14

Këshillë për Albin Kurtin e Isa Mustafen; koalicionin Ldk -VV e (mirë)mbani veç përmes koncesioneve...

(Apo ky koalicion, më primar duhet ta ketë koncesionin në politikat sociale, se sa në "llukun ideologjik" të politikëbërjes)

1. Ata që dyshojnë në koalicionin ideologjik antipod, apo ndryshe të shquar edhe si të panatyrshëm dhe si koalicion "centaur" midis LDK-s dhe VV, duhet thënë se kriteri i vullnetit të mirë, e sidomos ai i nevojes së specifikimit të procesit të shtetndërtimit, është shumë më i fuqishëm se sa ai i ideologjisë dhe ndasisë! Tekefundit, përvoja postmoderne njeh shumë raste të koalicioneve, me këso pretendimesh. Shembulli gjerman, na dëshmon se si CDY/CSU arrijtën të qeverisin pa pengesa serioze, me Gjermaninë që nga viti 2013 e këndej. Në këtë megaloshtet, ideologjitë (liberale,konservatore, e socialdemokrate) nuk ishin pothuajse fare pengesa serioze në qeverisjen e vendit dhe në qeverisjen kontinentit!

2. Bile ky koalicion "joparimor", në krye me kancelaren A.Merkel përveç ndryshimeve dhe suksesit në qeverisjen shtetërore gjermane, solli edhe ndryshime në nivelin kontinental. Pra, në BE-ane, aty ku asnjë vendim krucial për të ardhmen e Projektit dhe arkitekturës evropiane, as që mund të imagjinohet më pa "fjalën" e gjermanëve, përkatësisht zonjës në fjalë. Elementi fundamental, apo ai "terreni kryesor" që do e kultivoj si neutralitetin ashtu edhe respektin midis Ldk-s dhe VV në mandatin që po e presin të gjithë, padyshim që duhet kërkuar ekskluzivisht tek politikat sociale. Sepse, ideologjikisht si Ldk-ja ashtu edhe VV-ja janë ende të pa kornizuara dhe të padefinuara sa duhet si me koherencën e zhvillimeve globale, ashtu edhe procesin e transicionit, që është ende prezent në Kosovë. Ashtu që që të dyjat me "kompromiset" e duhura dhe të arsyeshme (sikurse CDU/CSU), të spostohen (faktikisht; të lëvizin kah qendra) gradulisht kah ai "mesi i artë ariatotelian", në mënyrë që të kenë mundësi ta ushtrojnë "ndryshimin"e pritur elektoral!

3. Tekefundit, pothuajse gjitha qeverite e pasluftës në Kosovë ishin me programe e ideologji të deklaruara si "të panatyrshme"! Dallimi i vetëm, tani qëndron që keto dy subjekte si LDK-ja e VV, po na thonë që janë më të profilizuara. Ok. Nëse është ashtu, keni pra mandatin e sovranit, urdhëroni e ushtrone në pragmatizëm këtë jodetyrim, sociopolitik. Albin Kurtin, si kryeminister në ardhje s'do duhej fare ta shqetësonte ky "fakt" formalisht i pa takt, edhe për një arsye të thjeshtë; se më të rëndësishme në perspektivën që po hyjmë janë proceset shtetndërtuese, se sa "lluku" ideologjik! I cili në rastin e Kosovës duhet të pret të profilizohet tek në dekadën e radhës...

(Kosova Sot Online)