Thirrja për dialog e bashkëpunim – pabesi e radhës e kryeministrit monstër!

Thirrja për dialog e bashkëpunim – pabesi e radhës e kryeministrit monstër!
Thirrja për dialog e bashkëpunim – pabesi e radhës e kryeministrit monstër!

Enver Bytyçi

  • 02 December 2019 - 11:56

“Të ulemi, thotë naltgjatësia, pa humbur kohë…, sepse na duhet mbiprodhim energjish positive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka”.

Nga ana tjetër shkon në një hotel e tallet me fëmijët e traumatizuar. U flet për mësuesin, kur ata kanë humbur prindërit! Tallet me banorët që kanë humbur gjithçka kur u thotë se “Unë nuk zgjohem të iki nga shtëpia kur bie tërmet”!
E shkërdhen energjinë positive të njerëzve që janë të gatshëm të ndihëmojnë, kur u thotë “Mjaft me ushqime e mallrat ë tjera, na duhen para”! Pastaj jep urdhër që mallrat dhe ndihmat të mos shkojnë te njrëzit në nevojë, por t’i dërëzojnë te krzytarët ilegjitimë të bashkive, te Arben Ahmeti ose burri I gruas, ministër i Bujqësisë!

“Të ulemi për shqiptarët, thotë i çmenduri kryeministër, që të japim mesazhin e qetësisë, durimit e sigurisë”. Madje thotë “Unë jam gati”! Po sa gati është të jape mesazhe qetësie e sigurie një kryeministër që në gjashtë-shtatë vite qeverisjeje ka krijuar rrëmujën më të madhe, pasigurinë më ekstreme për jetesë?! Sa gati është të ulet ky kryeministër, kur nuk ndjen asnjë përgjegjësi personale morale e politike pse lejoi në 11 vite kryetar bashkie kaosin e ndërtimeve në Tiranë?!

Sa gati është të japë energji pozitive e të garantojë qetësi ky kryeministër që mbron kriminelë, ndër ta shkaktarin e dramës së 26 nëntorit në Durrës, akulloren e bashkisë së tij?! Sa gati është ky kryeministër të ulet e të reflektojë, kur me porosi të tij specialistët e shtetit u thanë para dy muajve banorëve të Thumanës se “pallati ka garanci” dhe me këtë “garanci” shtetërore të një fare instituti ndërtimesh shkaktuan tragjedinë me pasojë vrasjen e 23 njerëzve të pafajshëm?!

Në thirrjen numër tre kryeministri fatkeq i Shqipërisë bën thirrjen ungjillore: “Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit"

E menjëherë pas këtij shënimi shkon dhe u thotë të mjerëve të Hygoit se “Po vdiqa unë, kush do t’ju dale zot juve”?! O Zot i Madh! Na sprovove me tërmetin dhe na ke vënë në shpinë një përbindësh, që bën fushatë elektorale edhe në ditën më të keqe të fatkeqësisë së shqiptarëve së paku në 100 vitet e fundit! Kësaj i thonë “me u ftillu”?!

Kësaj monstre duhet t’i besojë Lulzim Basha për një bashkëpunim konkret?! Këtë përbindësh duhet ta besojnë shqiptarët?! E megjithatë ka shqiptarë “me shkollë” që prej ditësh bërtasin me të madhe në linjën e pabesisë së Edi Ramës, kur thonë “Nuk është koha për kritika”!

Në fakt është koha për t’u zgjuar dhe për të vënë kujën, për të thirr me za të naltë e për t’i thënë boll më këtij sharlatani! Eshtë koha për të pushtuar të gjitha televizionet që ia nxjerrin ftyrën në ekran, sepse po na tremb më shumë sesa na trembi tërmeti! Eshtë koha të ngrihemi e ta godasim fort këtë të pabesë dhe intrigant klasi dhe të mbrojmë atë vajzën e arrestuar, që shkroi më pak nga ato që kishte shkruar Alketa Vejsiu për tërmetin! E ndërsa bvjza durrësake qëndron në qeli me urdhër të këtij kllouni, mikja e tij Alkea shetit në ekranet televizive, duke i bërë propagandë etalonit të së keqes së shqiptarëve! Kushdo që e mbron Edi Ramën është si Edi Rama, është vetë Edi Rama, është ai që nuk do të donin ta shihnin as të vdekurit për energjinë negative që jep çdo here që del në ekranet televizive. Transpemtuesit e kësaj energjie të publiku nuk janë më të mire se ai!

Ndërsa Lulzim Basha u ka një borgj shqiptarëve! Sa të kalojë zia të bëjë thirrje për ta çuar në ekzil ose në qeli këtë kryeministër, si fatkeqësinë më të madhe natyrore e denatyrore të shqiptarëve në të gjitha kohët historike!

Apo jo Kimete! Se mos më thua dhe mua se “Po shoh zi”! Në fakt as unë, as ti nuk e shohim tamam errësirën ku vendi ynë, kombi ynë, është zhytur për shkak të sharlatanizmit të një kryeministri unik në llojin e vet në planetin tone! Po edhe të bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni e kudo në shqiptari! Hajde të bëhemi bashkë e ta izolojmë, ndryshe do t’i tërmetizojë të gjithë pa pëerjashtim! Edhe Zahon e tij!

(Kosova Sot Online)