Tërmetet në Shqipëri dhe apokalipsi i lejeve të ndërtimit

Tërmetet në Shqipëri dhe apokalipsi i lejeve të ndërtimit
Tërmetet në Shqipëri dhe apokalipsi i lejeve të ndërtimit

Skender Kapiti

  • 03 December 2019 - 11:52

Tërmeti e ditëve të fundit të Nëntori 2019 në fakt nxorën në dritë “apokalipsin” e lejeve të ndërtimit, të mafies ndërtimore dhe të asaj të  betonit.Ky apokalips ndërtimor nxori në dritë urinë shtazarake për para dhe për fitim të mafisë së pushtetit, korrupsionit dhe të krimit të ndërtimit ku janë të përfshirë kryetarë bashkish dhe administrate vendore rreth tij; mafia e pushtetit qëndror e të gjitha qeveritë mbështetëse të pushtetit vendor; ndërmarrjet dhe bizneset private ndërtimore  por dhe mafia e betonit. Gjithcka në ndërtimtarinë urbane ka qenë dhe i ka shërbyer vetem biznesit fitimprurës të parasë pa marrë parasysh as kondicione e as studimet sizmike , as planet urbanistike, as cilësinë e hekurit, as të betonit, as korrektësinë inxhinierike dhe as koeficintët e truallit të ndërtimit.

Pallatet shumëkatëshe janë aq pranë njëri-tjerit sa po të kishte qenë tërmeti pak më i fuqishëm katastrofa njerëzore do të kishte pasur përmasa apokaliptike, pasi edhe jashtë pallateve e ndërtesava do të kishte qenë shumë herë më e rrezikuar  jeta e qytetarëve se sa brënda tyre.

Pra rreziku që vjen nga krimi i mafies së lejeve të ndërtimit do të jetë rrezik pothuajse i përhershëm dhe deri atëhere kur të analizohen dhe të ndërhyhet seriozisht nga organe kompetente profesionistësh për të shëmbur katet e tepërta të ndërtuara mbi ato që mban struktura e pallateve; duhet ndërhyrë e shëmbur shtesat e kateve; të shëmben  ndërtesa dhe të lirohen hapësirat e lejuara dhe të ketë hapësirat e duhura ndërmjet pallateve. Pra, u desh tërmeti në Shqipëri për të zbuluar edhe batërdinë dhe krimin e madh dhe të rëndë të shkaktuar nga oligarko-mafia politike e kriminale edhe ne fushen e ndertimit.

(Kosova Sot Online)