Shtetndërtimi me këto PISA-t aktuale është i pamundur

Shtetndërtimi me këto PISA-t aktuale është i pamundur
Shtetndërtimi me këto PISA-t aktuale është i pamundur

Fadil Maloku

  • 03 December 2019 - 12:03

Ishte mjerim i llojit të dëgjosh sot live në rtk3 arsuetimet e ministrit të arsimit për katastrofën e rirangimit të arsimit kosovar, gjatë kohës së menagjimit të tij! Tani ky rezultat i sapo ripërsëritur i PISA-së (Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve) e dëshmon më së miri jo vetëm krizën e përgjithshme (do shtoja edhe alarmante ngase për çdo vit po na përsëritet status quo-ja në këtë lëmi) në cilësinë e shëmtuar të arsimit që janë duke "prodhuar" nivelet tona edukativo-arsimore të Republikës. Një krizë kronike do thonim, në nivel kombëtar e shtetërorë, ku përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar. Neve në rast se dëshirojmë të emancipohemi sikurse kombet tjera, na duhet një ndryshim total dhe një qasje tërësisht e re dhe kompatibile me rrjedhat dhe proceset aktuale globale të arsimit.

2. Me këtë rezultat të ripërsëritshëm për ca vite, ne lëre që s'do mund të hyjmë në konkurrencë lojale me vendet evropiane, po as këto që i kemi në fqinjësi! Kjo nënkupton që na ka munguar një plan fizibiliteti, një plan krahasues i shkallës sonë kombëtare të edukimit dhe arsimimit, që ka prodhuar shkallë tejet kompromituese emancipimi në agkalle kombëtare!? Dhe per kete duhet fajsuar gjithe ministrat e gjertanishëm politikë te pasluftes, që asnjeri nga ta nuk bëri sado kudo nje përpjekje solide për ta reduktuar ndikimin katastrofal qe i shkaktuan militantizmi injorant klanor e partiak sistemit të arsimit...!

3. Uroj që qeveria e re, nuk do e reprodukojë edhe me tej mediokritetin edukativo-arsimor që është jo vetëm duke na e kompromituar ndergjegjen tonë kombëtare e shtetërore, por edhe duke na e fundosur mënyrën dhe qasjen tonë për t'u bërë konkurent serioz me vendet dhe shtetet tjera në rajon e me gjerë. Andaj, shtetndërtimi me këto PISA-t e ripërsëritura, ku vetëm na rikonfirmohet analfabetizmi ynë kolektiv, është vetëm humbje kohe.

(Kosova Sot Online)