Një porosi për LVV-LDK, për Albinin dhe Vjosën

Një porosi për LVV-LDK, për Albinin dhe Vjosën
Një porosi për LVV-LDK, për Albinin dhe Vjosën

Skender Kapiti

  • 04 December 2019 - 11:55

Është urgjencë kombëtare në Kosovë formimi dhe fillimi nga puna e vështirë e qeverisë së kualicionit LVV-LDK. Mos të degradojë në një betejë pazaresh personale dhe partizane, por të fillojë nga puna si një qeverisje kualicioni për interesin kombëtar. Populli votoi VV e LDK , Albinin dhe Vjosën , dhe pret shumë nga Ju. Sot nuk është urgjencë Presidenti i Kosovës , por është qeveria e cila duhet të formohet pa vonesë.

Nuk duhet t’ë mbetet peng qeveria nga Presidenti. Është mirë madje që Presidenti i Republikës të jetë një figurë e respektuar dhe konsensuale sa më gjithëpopullore e publike, që të jetë mbi partitë. Presidenti t’i përkasë një agjende dhe kohe tjetër të përshtatshme.

Dhe nëse do të zgjidhet Presdenti në mënyrë konsesnsuale nga VV e LDK duhet një figurë politike e pakonsumuar, jo e akuzuar për korrupsion e rekorde krimi dhe për pazare e interesa personale mbi ato partiakle e publike; duhet figurë pastër, e aftë dhe e përgjegjshme dhe me një të kaluar e trashëgimi të vyer e të përshtatshme si nga të dyja forcat politike LDK dhe nga VV të jetë i pranueshëm prej tyre, por që të gëzojë një respekt të gjërë në publik si një post i kryetarit të shtetit, post mbi partiak, dhe jo President shteti për t’i shërbyer vetm vetes së tij dhe partisë nga do të vijë, por si një simbol i unitetit kombëtar.

LVV e LDK nuk duhet ta përsërisë gabimin që bëri dikur Lidhja Demokratike e Kosovës ,pazari politik i së cilës për interesa të ngushte personale dhe kundër vullnetit të LDK-së zgjodhi bashkë me PDK-në President të Kosovës njeriun më të papërgjegjshëm dhe më të pameritë, Hashim Thacin, të cilat ia ka parë sherrin e taksiratin e madh gjithë Kosova.

Nëse bëhet problem dhe arrihet që të mos formohet kualicioni për shkak të Presidentin dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme , ajo parti prej së cilës vjen edhe shkaku i mosformimit të këtij kualicioni atë me siguri që do ta ndëshkonte ashpër vota popullore nëse do të ndodhte shkuarja në zgjedhje të tjera parlamentare.

(Kosova Sot Online)