Kosova votoi per Parlamentin e Qeverinë dhe jo për Presidentin

Kosova votoi per Parlamentin e Qeverinë dhe jo për Presidentin
Kosova votoi per Parlamentin e Qeverinë dhe jo për Presidentin

Skender Kapiti

  • 08 dhjetor 2019 - 09:35

Edhe Ne shqiptarët nga Shqipëria me origjinë nga Kosova, edhe Unë sytë i kam te zhvillimet politike,demokratike, ekonomike , shtetformuese dhe integruese të Kosovës, të konsolidimit e të forcimit të shtetit ligjor dhe modern të saj.

Ndjehemi krenar për standardet e zgjedhjeve demokratike që u zhvilluan në Kosovë, për mëncurinë dhe verdiktin e duhur popullor të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Por nuk duhet të na zhgënjejnë fituesit e zgjedhjeve , përkatësisht as LVV dhe as LDK-ja për postin e Presidentit.Duhet respektuar rezultati i zgjedhjeve , dhe të mos bie integriteti i tyre dhe i partive fituese në batakun e interesit personal.

Nuk duhet të zhagitet formimi i qeverisë për postin e Presidentit ,pasi votimet e 6 Tetorit nuk ishin referendum per zgjedhjet Presidenciale ,por ishte referendum per zgjedhjet paralamentare dhe qeveritare. Nuk duhet të mbahet formimi i qeverisë peng i interesit personal të dikujt që lakmon postin e Presidentit.

Ligji demokratik dhe moral nuk duhet të shpërdorohet dhe as të shfrytëzohet e të manipulohet, e as të vihen nën presion për interesa personale. LDK-ja nuk duhet që të këmbëngul për të fituar një pazar politik për të cilin nuk ka votuar populli.

Presidenti të zgjidhet kur të vijë koha , dhe koha është kur skadon afati i Presidentit aktual, apo kur ai duhet të dorëhiqet ose kur t’i hiqet mandati për shkeljet e rënda të Kushtetutës së Kosovës që ai ka bërë. Në rast se kualicioni LVV-LDK do të binte dakord që posti i presidentit t’i jipej LDK-së, atëhere LDK duhet të zgjedhë kur te vije koha kandidatin më të mirë të mundshëm që të jetë i pranueshëm së pari nga antarësia e LDK-së, Lidhjes Demokratike të Kosovës; kandidatura të jetë e pranueshme edhe nga subjekti fitues i zgjedhjeve të LVV-së që është fituese e këtyre zgjedhjeve; si dhe duhet të jetë një figurë e pranueshme publikisht, e pakonsumuar politikisht, e pastër, e pashtrënguar dhe e pa konsumuar nga e kaluara tij.

Dhe për mendimin tim si President i merituar për Kosovën nga LDK do të ishte kandidatura e Vjosa Osmanit,pasi asaj i dedikohet më së shumti edhe rezultati, edhe besimi që ajo mori nga vota popullore si dhe rezultati që arriti LDK-ja në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.

Parakushti për presidentin nuk mund as sesi që të provokojë krizë dhe zgjedhje të tjera të reja të parakohshme, në rast se po atëhere kjo do të kishte kosto morale, financiare dhe politike, dhe për këto politikisht do të paguante subjekti politik që do të ishte shkaktari i kësaj anomalie demokratike të mundshme, në rastin konkret, LDK-ja.

(Kosova Sot Online)