Tërmeti ndodh një herë, mafia është tërmet i përditshëm

Tërmeti ndodh një herë, mafia është tërmet i përditshëm
Tërmeti ndodh një herë, mafia është tërmet i përditshëm

Enver Bytyçi

  • 08 December 2019 - 10:09

Në vend që të mblidhen për donacione për përballimin e pasojave të tërmetit katastrofal të 26 nëntorit, shtatë vende të BE-së plus Australia mblidhen në Bruksel për të diskutuar se si Europa duhet të përballojë aktivitetin e mafies shqiptare në kontinentin e vjetër. Duket kjo si një vërejtje e kritikë për ato tetë vende, përkatësisht Italia, Franca, Hollanda, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe madje Australia, por në fakt burimi i kësaj katastrofe më të frikshme se tërmeti është Shqipëria e Rilindjes.

Katastrofa e drogës, trafiqeve, kriminalitetit, politikës së lidhur me to, ka shkaktuar deri më tash më shumë viktima sesa tërmeti i 26 nëntorit. Sipas rilindasve ata "I kanë ngrënë kokën e njëri-tjetrit". Por në fakt po hanë kokat e të gjithë shqiptarëve, të cilët po bëhen kurban i mbijetesës në pushtet të rilindasve.

Mafia në pushtet sponsorizon aq shumë propagandë dhe skenarë "humaniteti" sa askush tjetër, përfshirë regjimet totalitare komuniste ose fashiste të tipit Gebels. Ndaj Europa është shumë e shqetësuar. Ndaj dhe Brukseli dhe vendet europiane nuk e kanë mendjen te riparimi pasojave të tërmetit, por se si duhet të parandalojnë veprimtarinë kriminale mafioze të lidhur ngushtë me qeverisjen e rilindjes.

Tërmeti ndodh një herë në 40-50 vite, mafia ua pi gjakun shqiptarëve çdo ditë!

(Kosova Sot Online)