Aleksandër Vuçiq, Goran Rakiq, Ivan Todosijeviq, etj nga Lista Serpska duhet të burgosen

Aleksandër Vuçiq, Goran Rakiq, Ivan Todosijeviq, etj nga Lista Serpska duhet të burgosen
Aleksandër Vuçiq, Goran Rakiq, Ivan Todosijeviq, etj nga Lista Serpska duhet të burgosen

Ragip Guraziu

  • 09 dhjetor 2019 - 11:01

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe të tjerët,që kanë përkrahur  Ivan Todosijeviqit, për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut ishte fabrikuar, do të mbahej mend si një shkronjë e zezë nga gjyqësori i Kosovës. duhen të marrin dënimin e merituar,qoftë edhe me burg, Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe Masakrën e Reçakut.

Që pas dënimit të Teodosijeviqit, Lista Srpska paralajmëron braktisjen e institucionev ku Kuvendi i Zveçanit ka vendosur ta mbështesë propozimin e Listës Serbe që të gjithë serbët t’i lëshojnë institucionet e Kosovës nëse Gjykata e Apelit vërteton dënimin prej 2 vjetësh burg për Ivan Teodosijeviqin, kryetar paralel i Zveçanit, për shkak të deklaratave të tij nxitëse lidhur me masakrën e Reçakut.

 Ai kishte thënë se “masakra e Reçakut është një gënjeshtër e fabrikuar nga terroristët e UÇK-së”. “Për agresionin në vendin tonë nga forcat e NATO-s ka qenë e ashtuquajtur katastrofa humanitare në hapësirat e Kosovës, trillimi i Reçakut, e pikërisht ata terroristë ‘siptari’ (shqiptarët) janë ata që e kanë trilluar, ata kanë kryer krimet në Kosovë, për të cilat askush deri më sot nuk është përgjigjur. Ata kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbët e mirë dhe të vyeshëm në vende të punës. Veprat e tyre të përgjakshme i kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, por edhe pas ardhjes së të ashtuquajturave misione paqësore në Kosovë”, pati deklaruar Teodosijeviqi, në marsin e këtij viti në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, derisa në prillin e këtij viti ndaj tij janë iniciuar hetimet.

Kjo deklaratë e tij nga Gjykata Themelore e Prishtinës është cilësuar si nxitje e urrejtjes dhe për këtë arsye e ka dënuar Todosijeviqin me 2 vjet burg.Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe Masakrën e Reçakut.

Serbët  kundër shqiptarëve në luftërat ballkanike- shqiptarët për paqë-Serbia e njohur për krime

Krimet ndaj shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike, të kryer nga ushtria serbo-malazeze, përfshijnë ekzekutime masive, masakrime të popullatës civile, pastrime etnike, konvertime me dhunë në fenë ortodokse Krimet dhe persekutime.

Për krimet e ushtrisë serbo-malazeze gjatë pushtimit të tokave shqiptare më 1912 e 1913 kanë raportuar shtypi evropian, amerikan dhe shtypi opozitar serb. Për hulumtimin e krimeve Shoqata për paqe në botë Karnegie më 1913 kishte formuar një komision të posaçëm dhe e kishte dërguar në Ballkan. Pas vështrimit të gjendjes në trevat shqiptare, anëtarët e komisionit kishin konstatuar: Shtëpitë dhe fshatra të tëra ishin shndërrua në hi, popullata e pafajshme dhe e paarmatosur është masakruar masovikisht, akte të pabesueshme të dhunës, plaçkitje dhe krime të çdo lloji-ishin mjete të cilat i kishte përdorur dhe ende i përdor ushtria serbo-malazeze, me qëllim të asgjësimit të plotë etnik të trevave të banuar tërësisht me shqiptarë.

Raport i komisionit ndërkombëtar për Laftërat Ballkanike

Numri i viktimave në Vilajetin e Kosovës nën kontrollin serb vetëm në muajt e parë llogaritet të jetë rreth 25.000 njerëz. Numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë viteve 1912 dhe 1913 në të gjtha trevat shqiptare nën kontrollin serb Kosta Novakoviq llogarit të jenë rreth 120.000 të dy gjinive dhe të moshave të ndryshme.

Qëllimi i krimit ishte që kërkesat serbe të ndihmuara me "spastrimin etnik" dhe me manipulim statistikor para konferencës së fuqive të mëdha e cila do të konfirmojnë kufijtë e rinj. Qeveria serbe shumicën e raporteve për krimet e luftës i ka pritur duke i mohuar zyrtarisht.Edhe disa autorë të më vonshëm serbë të dhëna e përmendura për krimet e luftës i reduktojnë në "propagandën austro-hungareze" e cila kishte "përhapë thashethemet për mizoritë e ushtrisë serbe në Shqipëri dhe Maqedoni ndaj popullsisë myslimane.

Ngjarjet e luftërave ballkanike kanë kontribuar në masë të madhe në rritjen e konfliktit serbo-shqiptar.

Raport i komisionit ndërkombëtar për Laftërat Ballkanike Për krimet e ushtrisë serbe dhe të njësive paraushtarake ndaj popullatës shqiptare ka raportuar shtypi evropian (frëng, austriak, italian, gjerman, anglez, danez, rumun, rus,), amerikan dhe ai i opozitës serbe. Raporte të shumta flasin për ekzekutimet masive të popullatës shqiptare, shkatërrimi i rëndë i qyteteve shqiptare, djegien e fshatrave, grabitjen e shtëpive, therjen e anëtarëve të familjes, përdhunimin e grave dhe vajzave dhe mizorive kundër popullatës civile. Krerët e familjeve shqiptare u masakruan gjatë kontrollit të shtëpisë, madje edhe kur nuk u gjetën armë. Të burgosur shqiptarë dhe turq u detyruan të marshonin qindra kilometra, dhe në qoftë se dikush nuk qëndronte nga lodhje, binte për tokë , ai do there me bajoneta dhe lihet të kalbet në rrugë.[8] Për vrasjen e ushtarit serbë u kryen hakmarrje të pa kursyeshme ndaj popullatës civile.Në shumë treva shqiptare autoritetet serbe kanë ngritur trekëmbësh për vrarje. shumë shkolla në gjuhën shqipe u mbyllën.

Mjeku rumun, Dr. Leonte në gazetën e Bukuresht Adevarul të 6 janarit 1913 vlerëson se tmerret të cilat i kishte parë, të kryera nga ushtria serbe, ka tejkaluar frikën e tij më të këqe. Leon Trocki, një korrespondent lufte në Ballkan (më vonë udhëheqës i famshëm i Ushtrisë së Kuqe), në gazetën ruse Luch në janar 1913, shkruan se "serbët në Serbi e vjetër, në përpjekjet e tyre kombëtare për të korrigjuar të dhënat në statistikat etnologjike që nuk janë në favor të tyre, thjesht kanë shfarosën popullsinë myslimane në fshatra, qytete dhe në rrethe të tëra. "[Kosta Novakoviç, politikan i opozitës serbe i cili ishte anëtar i Trupave të ekspeditës serb në Shqipëri, thotë se" Qeveria imperialist e Serbisë nuk la asgjë pa bërë ndaj shqiptarëve gjatë pushtimit." Novakovic konstaton se shfarosja e shqiptarëve të Kosovës është kryer me qëllim të kolonizimit të Kosovës me serb , në të vërtetë për serbizimin e Kosovës. Dimitrije Tucoviqi opinionit serb ia ka tërheqë vërejtjen se "është bërë përpjekje për vrasje me paramendim të një kombi të tërë," e cila është "vepër kriminale", për të cilën me doemos ka për të vuajtur"

Rrugëdalja Kosovë-Serbi, shpëtimi, ndërtimi i një muri Berlinit

Kjo për dike do duket opsurde por kështu siç kanë filluar punët, edhe pas 20 vjet pas luftes dhe 11 vite pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, me Serbinë, ndryshe nuk kanë shpwtim shqiptarët, veçse ndërtimi ndaras i një muri kopje e Berlini.

“Për më shumë se një dekadë, Bashkimi Evropain është përpjekur të arrijë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë ;;,por nuk ia doli. Për një arsyeje se Rusia nëpërmes Zëdhënëses se Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ,reagon ndaj vendimit të Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë nuk mund të ketë kurrfarë efekti.

Këto deklarata ajo i ka bërë duke kujtuar faktin se shteti rus vazhdon të respektojë Rezolutën 1244 dhe të mbështesë integritetin territorial të Serbisë. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe zyrtarët e Serbisë, ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare.

Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi përdore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane.

Vite më parë një shkrim në mediumet e Kosovës se rreziku i shqiptarëve është aleanca RusiTurqi nga gazsjellësi Rusi- Turqi - Greqi. Pas dështimit të gazsjellësit Rusi- Bullgari- Serbi, ngase Bullgaria refuzoi të kalojë gazsjellësi rus në territorin bullgar, Rusia u detyrua që gazsjellësi të kalojë nëpër Turqi- Greqi dhe pastaj të kalojë ose në Maqedoni ose në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria nuk do ta lejojë gazsjellësin e Rusisë të kalojë në territorin shqiptar, edhe pse Turqia i ka premtuar Putinit se në fund shqiptarët do të pranojnë. Për Turqinë ka folur Ramë Bllaca, në parlamentin e Beogradit në vitin 1937, që i kushtoi me jetë...Ramë Bllaca, përmendore që u qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë. Tërë jetën u mundua që Kosova mos të zbrazet nga shqiptarët... Në vitin 1937, gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqiti në parlament për të miratuar Traktatin që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi, (sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, traktat apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.

Në bazë të dokumenteve të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin jugosllav u demonstrua në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brofi në këmbë dhe tha ''JO!'' dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve. ''Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…'' Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë, në Bllacë, populli ia kishte ngritur këngën. Ky Ramë Bllaca shka ka thanë- Hiç imza nuk mund me dhanë- shqiptarët në Turki nuk munden me shku pesëqind vjet me ta kem lufte….. Dhe po këtë ditë serbosllavët ja mbaruan kurthin Ramës dhe e ekzekutuan në hyrje të Bllacës, komuna e Therandës, ish-Sukareka. Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë, por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra, kjo është arsyeja se Bllaca, fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare, gjithmonë ka dalë fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi, për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar, që po kjo Evropë që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pikë e pesë, tani do të duhej ta ndryshojë pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb. Planet serbe kundër shqiptarëve kanë filluar ndaj kohërave më të hershme dhe po vazhdojnë edhe tani, shpëtim për shqiptarët është Muri i Berlinit me sllavët e Karpateve, Serbinë.

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare.

Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t'u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi ,shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre. Në këtë vit (1937), gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin jugosllav u demonstrua në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Deri në fundvitin 1936, Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t'u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendosë në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, në Podrime dhe në Fushë Kosovë. Ndërsa në fshatrat e Suharekës, që ishin me tokë jo të paktë, u vendosën mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë, si fshat më i madh që ishte, dhe në fshatrat përreth, u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë, (që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër. Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918,e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi, reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbëve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësimin të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve. Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve. Se ndryshes'do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan pas luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pas qenë trojet e tyre. Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral i luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Është nga ata gjeneral që atë që s'e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij….Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve.

Serbia kurrë nuk ka pasur prona serbe në Kosovës, dhe as që do të ketë

E dëshmon edhe koha fashiste e shoviniste serbe me shekuj, tragjeditë që u ka krijuar shqiptarëve, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet. Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqiptarët, dhe po mos të reagonin UÇK-ja, Amerika dhe aleatët e saj, më në fund u desh të intervenojë edhe NATO-ja, se përndryshe, Kosova kishte për të rënë në duart e Serbisë, dhe kjo do të ishte diçka tronditëse, siç qe e mundur që dikush t'i mbyllë sytë ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë. ''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoi në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Milosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''. Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane.Kosova ndër popujt më proamerikan në rajon

Kosova ndër popujt më proamerikan në rajon

Këtë e ka dëshmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, z.Enver Hoxhaj, ku ka takuar kongresmenin Paul Cook, dhe senatorin e mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me ShBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës", thuhet në njoftimin për media. "Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe të tjerët,që kanë përkrahur  Ivan Todosijeviqit, për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut ishte fabrikuar, do të mbahej mend si një shkronjë e zezë nga gjyqësori i Kosovës. Duhen të marrin dënimin e merituar,qoftë edhe me burg.

(Kosova Sot Online)