Vetëm i marri (budalla) kurrë nuk mbushet mend

Vetëm i marri (budalla) kurrë nuk mbushet mend
Vetëm i marri (budalla) kurrë nuk mbushet mend

Luz Tomaj

  • 09 December 2019 - 11:05

Mbaj bindjen e, bazuar në mjetet e informimit, jo vetëm unë, se pushtetmbajtësit ose pushtetbërsit e të dyja shteteve shqipëtare, vite me radhë, ose nuk dijnë apo janë budallë e budalla nuk mbushet mend, ose kan të bëjnë me kriminel.

Shiquar historikisht, e dijm se, kohë të gjata, shqipëtarët i kanë patur mallë shkollat në gjuhë amtare. Por, më në fund, gjatë shekullit të kaluar, pavarësisht regjimeve dhe rrethanava të shumta, të cilat e vështirsonin edhe vet sistemin arsimor, u zhvillua arsimimi në gjuhen kombëtare. Në procesin e gjatë të arsimimit, përveç tjerash, mësohet ose studijohet edhe e kaluara e kombit ose shtetit, me qellim të zhvillimit të mëtejëm në rrjedhat e zhvillimit mbarnjerzor.

Ndonse, vite me radhë në diasporë, përpiqem me i përcjellë tëgjitha rrjedhat - ruajtjes dhe kultivimit të kultures kombëtare, formimit dhe zhvillimit të shteteve shqipëtare, rrjedhat të cilat premtojnë përspektiven e shteteve dhe kombit, të gjitha këto që, në dorë të parë, varen nga shtresat e pushtetmbajtësve. Ndodhë që, nuk më len dreqi rehat dhe përpiqem me bërë donjë analizë të këtyre rrjedhave, dhe vij në përfundim ashtu si që e titullova këtë artikull.

Që të nxitoi me këtë reagim më shtyen, para gjithave, reagimet e kriminelëve serb përkitazi me mohimin e krimeve që i bërën në Kosovë dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtaare për ndaljen e veprimeve gjenocidiale serbe. 

Sëpari, nga ajo që lexoi dhe shof, nxjerri përfundimin se pushtetarët e të dyja shteteve, përveç dobësive tjera, veprojnë thua se nuk e dinë me kenë kanë punë. Prandaj po shkoj edhe një hap më larg - ose iu mungon dituria dhe profesionalizmi ose duhet me iu radhitë në radhen e kriminelëve. Shiquar nga aspekti socio-psikologjik, në se dikush nuk din ose nuk din mjaft, mund të pritet që të mëson ose të mbushet mend. Në qoftë se kjo nuk ndodh atëher duhet të hyn në radhen e budallënjve. Në anën tjetër, nëse me vetëdije, vepron kundër interesave kombëtare ose shtetërore, atëher duhet radhitë në radhen e kriminelëve. Kriminelët, gjithashtu shiqohen nga aspektet socio-psikologjike por nuk konsiderohen budallënjë nga se veprojn me vetëdije të plotë, ndonse kundër interesave shoqërore. Prandaj, kundër dukurive kriminale, shoqërija, përmes institucioneve adekuate të shtetit, e ka për detyrë me vepruar, qoftë edhe me denime të privimit të lirisë, por me qellim që t’iu ofrohet ndihmë që të përmirsohen dhe të inkuadrohen në binarët e zhvillimiot shoqëror.

Ndërkaq, në raportet me armikun historik, më duhet me i përserit disa sygjerime.

Në kohen aktuale, dialogu konsiderohet si pjesë e procesit politikë modern. Zakonisht, dialogu zhvillohet edhe me ndërmjetësimet e personit të tretë juridiko-politik. Personi i tretë, në një mënyrë gjindet në cilsin e gjyqtarit. Dikur, në cilsin e gjyqtarit, jam përpjekë me e patur të kristualizuar personalitetin e të dyja palëve - të akuzuarit dhe të dëmtuarit. Mendoj se, në procesin e dialogut, Kosova duhet me fakte historike dhe aktuale, me e ilustruar personalitetin e vet dhe atë të kundërshtarit. Atë ilustrim duhet me ia parashtruar ndërmjetësuesit dhe shteteve tjera në proceset diplomatike etj. Nuk e harroj, në fillim të nëntëdhjetave, në kohen e Ibrahim Rugoves, kur e organizova një takim të komunitetit shqipëtar, në Stamford CT, me kongresistin, në atë kohë, më eminent - Chris Shays, bile veprimtari Joe Dioguardy, pyeti se kush e gjeti këtë, mbane tha se është i fortë, e prezentova një fjalë hyrse me titull Kosova dje,sot dhe neser. Pas përfundimit, kongresisti ma zgjati doren dhe tha historia është argumenti më i fort.

O Edi, o Hashim o ju të tjerët, shërbehuni me situaten aktuale por mos harroni historin. Në se nuk shkoni në shek. 11, kur slavët e okupuan Dardanin dhe më gjërë, shkoni në vitin 1912, çka bëri Serbia, kam mjaft informacione për këtë, spjegoni planet e Çubrilloviqit, spjegoni se ç’bëri Rankoviqi sidomos nga viti 1955 e pastaj ç’bëri Millosheviqi famkeq. Spjegoni dhe rrefuzoni me u ulë në tryezë me Vuçiqin a Daqiqin. Argumentone more se po ky Vuçiq gjatë luftes në Bosnje deklaronte se nëse një serb  vritet, do të vriten 100 boshnjak, spjegone more se Daçisqi ishte dora e djathtë e Millosheviqit. Një shkrim, të gjatë, me fakte historike, përmes rrjetit elektronik, ia pata dërgu asaj far Mogherines, ia kam dërgu edhe Kancelares Merkel, madje ua pata përcjell edhe zotrinjve Thaqi dhe Haradinaj. Të njejtin shkrim, përmes postes së rregullt ia kam dërgu Kryetarit të SHBA dhe ati far Bollton. Ua dërgova edhe Departamentit të shtetit dhe disa individëve në atë Departament. Bile e kam një informacion se mjaft me vemendje është lexuar ai shkrim. Kosova tani është shtet, ndon se jo antare e OKB, por duhet ta inicon proceduren që veprimet e Serbis, sëpaku, në vitin 1912 të kualifikohen dhe regjistrohen si gjenocid.

Spjegone more dhe argumentone se serbet në Kosovë nuk janë të rrezikuar, se vet janë izoluar, se nuk i rrespektojn normat ligjore të Kosoves, se veprojn vetëm sipas udhzimeve nga Beogradi. Mos bëni pazare me kufinjë, mos luni me minishengena etj.

Nëse një vendim për taksa e nxori meç Serbin, çka kishte me ndodhë në se ia prezentoni një kërkesë për kompenzimin e dëmeve të luftes. Për mosveprim në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetoheni. Një veprim i till e ka mbështetjen e plotë juridike ndërkombëtare. Turp, populli nuk do ua ban hallall.

Me histori por edhe me situaten aktuale, në arenen ndërkombëtare, nuk duhet të hyni si mini nër ostallë dhe të luteni për përkrahje por të bisedoni si shtet. E kam përcjell përmes mediave, një takim të cilin e inicoi Kancelarja gjermane. Juve vrapojshi nëpër ambasadat e SHBA etj. Mua më vinte turp. Vazhdimisht jam në kontakt me senator dhe kongresist të shtetit tim këtu në SHBA. Kohë më par njëri ishte për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Ai e mban edhe shkrimin tim. Gjatë një bisede ditë më parë, më tha se kishte qenë bukur i demoralizuar, i frostruar. Bile në formë të mahitjes më tha se në se shkon prap në Kosovë do të kërkon që ta shoqëroi nga se ka të drejtë në mbulimin e shpenzimeve.

 

Me i shpreh lojalizem Amerikes është në rregull por Amerika kërkon që Kosova dhe çdo kush tjeter me i prezentuar dhe argumentuar çëndrimet e shtetit dhe me biseduar në pozita të barabarta shtetërore me gjuhen e argumenteve.

Nga një herë po më shkon mendja se Rama, për inat të  Ilirit, është në gjendje të veproi edhe në dëm të shtetit apo Hashimi për inat të Ramushit apo Albinit etj.

Ditë më parë lexoja se Hashimi do të takohet me Albinin në Gjermani, me ndermjetsimin e filan fistekut. A ka gja ma turp. Krijoni sipërfaqe që të tjerët me qeshë me marrinat e juaja. Mos zot ma keq.

(Kosova Sot Online)