Telenovela e skenës politike të Kosovës

Telenovela e skenës politike të Kosovës
Telenovela e skenës politike të Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 10 December 2019 - 10:57

Presidenti apo i pari i vendit të zgjidhet nga vota e popullit

Vendosa të shkruaj ca fjalë për skenën politike të Kosovës për nivelin e vetëdijes të saj për mjerimin, hilet, kalkulimet, konsporacionet dhe por moralin njerëzor të shoqorsë Kosovare të kalbur. Këta politikaj të cilët flasin në emer të ashtuquajturve parti politike të cilat më shumë i kan sjellë dëme Kosovës se sa ndonjë të mirë që mbahet mendë.

Këto parti të kontanimuara kan mbetur të pa reformuara në gjdo aspektë. Disa prej këtyre partive të cilat po e malltretojnë Popullin e Kosovës, më shumë i përngjajnë aseteve private në të cilat lideri është bossi kryesorë dhe rreth tij sillën vërdallë familjarët vëllezërit, motrat, miqët të cilët synim kryesor e kan zhvatjenë e buxhetit të shtetit. Këta nuk qajn hallet për Kosovën për klasën punëtore për pensionistët e në/gratë, për kategorit e varfura të cilat gjdo ditë trokasin nëpër dyert e instuticioneve për të kërkuar ndihmë.

Këta politikajtë nuk qajnë hallin as për gjendjen e mjerushme në arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, as për gjendjen në shendetësin e plagosur e as për fatin e shtetit të Kosovës, i cili po sfidohet dhe shantazhohet për ditë e më shumë nga serbia dhe Rusia këta politikaj të papërgjegjëshum po luajnë me ndnjenjat e popullit me hallet dhe vështirësit e përditshme për mbijetesë këta jan të rryer për shantazhe, n/dërskamsa ndaj njeri tjetrit- ndaj rivalve të cilët mendojnë ndryshe, duke tejkaluar gjdo kod të normës njerëzore.

Për shkakë të interesave të mgushta karjeriste këta e kan sjellë në situatë të pa përspekëtivë ardhmërin e Kosovës. Argumentet që shifën rreth bllokadës të formimit të qeverisë janë përsëritur plotë qe 20 vite të pas luftës në Kosovë. Mendoj se ka ardhur koha e fundit që Kosova të lirohet nga këta liderë të cilët qeverisën dhe e sollën vendin në kët katrahur.

Zgjedhjet e fundit i dhanë shansë edhe Vetëvendosjes që të drejtoi qeverinë në mënyr që Kosova të bëhet shtet normal. Nëse edhe këta dështojnë mbaroj puna, por së pari tu ndihmojmë ti formojnë instuticionet, në mënyr që populli ti prek rezultatet apo dështimet e tyre. Kalkulimet qe po ndodhin rreth pozitës presidentit tregojnë qartë se interesat e ngushta partijake ka ndalë mbi verdiktin e popullit i cili votoj për ndryshim.

Ka kohë që në Kosovën tonë është zbehur shpresa për një jetë më të mir për gjeneratat që vijnë. Eshtë shqetësues rroli dhe aktivizmi i intelegjencës nese ka fare. Kjo strukëtur qe nga paslufta ka deshtuar në gjdo pikëpamje duke u pozicionue jo aktive dhe indiferente ndaj proceseve të cilat kan rrjedhur në politikën dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Dështimi më i madhë dhe shumë shqetësues ka ndodhë dhe po ndodhë në Akademin e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kjo qerdhe e cila punëson afër 200 individë me tituj Akademikë marrinë rroga të majme nga taksat e Qytetarve dhe nuk e lodhin kokën për fatin e Kosovës dhe të shoqorisë në përgjigjësi. Njerzit që punojnë në kët Akademi shtetërore si duket jan pajtue me gjendjen ekzistuesenë në shoqorinë Kosovare dhe se ka kohë që këta e kan ngritur lartë flamurin e bardhë.

Eshtë momenti që Shoqëria Civile e cila ka mbetë si shpresa e funditë të kërkoj që sa më parë të bëhet ndryshimi i disa neneve të Kushtetutes dhe të hartohet ligji për zgjedhjen e presidentit nga ana e votës së Popullit. Prakëtika ka tregue dhe është e paknotestushme se mentaliteti i popullit dhe shkalla e vetëdijes e politikajve, inponon nevojën që në krye të shtetitë të zgjidhet një autoritet- president, si kult autoritativ i trashigum gjatë periudhave historike.

Kjo figurë e zgjedhur nga vota e popullit ka obligim ta ruaj unitetin e popullit dhe funksionimin e instuticioneve demokratike të shtetit të Kosovës. Pozita e presidentit është bër mollë sherri kalkulim, interes që po manifestohet në partitë politike.

Sa here që përfunduan zgjedhjet nacionale ata që hartuan Kushtetutën e Kosovës nuk duhet të rrinë indifernet por duhet të deklarohet dhe të kërkoin falje para votuesve për shkak të disa neneve të kushtetutes të cilat shumë here kan sjell penges dhe konfuziotet në drejtim të zgjedhjes dhe funksionimit demokratik të instuticioneve të shtetit. Në këtë drejtim shtetet për rreth Kosovës si jan ..

Maqedonia Kroacia Serbia Mali- I Zi Slovenia dhe shumë të tjera qështjën e zgjedhjes të presidentit e kan rregullue me kushtetut përmes votës së popullit. Kjo prakëtik është shumë e qendrushme dhe efikase. Vetëm në këtë mënyr përmes votës së popullit duhet ti parandalojmë pengesat, g/ërrqet dhe kalkulimet e partive politike dhe të liderve të tyre të pa ngopur.

Kosova nuk e ka lluksin që ti vejë në dyshim apo ti rrezikoj marrdhënjet miqësore me aleatet tanë të cilët na shpëttuan në kohët ma të vështira e sidomos duhet ta ruajm miqësin e përjetshme me shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)