Nobeli i Paqes masakron/Nobeli i Letërsisë i thur elozhe masakruesve

Nobeli i Paqes masakron/Nobeli i Letërsisë i thur elozhe masakruesve
Nobeli i Paqes masakron/Nobeli i Letërsisë i thur elozhe masakruesve

Nezir Kraki

  • 10 December 2019 - 17:29

Sot në Hagë qenka edhe nobelistja e paqes Aung San Suu Kyi, e cila u shëndrrua në torturuese dhe masakruese të një pjese të popullit të saj.

Shteti i saj Birmania akuzohet për tentim gjenocid dhe kjo ka ardhë për ta mbrojtur, siç e quajti Euronews, të pambrojtshmen.

Në gusht 2017, ushtria birmane me pelqimin e humanistes fiktive, ndermorri fushatë barbare kundër pakicës muslimane të cilën junta ushtarake që ishte në pushtet para Suu Kyi e kishte shpallë apatride (të paatdhe). Nga fushata barbare që synonte spastrimin etnikisht dhe fetarisht të Birmanisë, shpëtuan rreth 740 mijë Rohingya muslimanë të cilët u dëbuan në Bangladesh, në mes baltës dhe mizerjes, pa guxu as t'i vajtojnë familjarët që u masakruan dhe u dogjen të gjallë në fshatrat e tyre.

Aung San Suu Kyi është krijuar si personazh nga mediat e përendimit dhe klikat e humanistëve të vonuar që për fushëveprim e kanë virtualitetin e fejsbukut dhe rrjeteve tjera që ua mundësojnë sot solidarizimin me një Like apo një Emoji.
Personalisht kurrë hiç s'e kam përkrahë dhe asnjë Like kurrë s'ia kam bërë asnjë shkrimi apo lajmi rreth saj. Njësoj kam vepru edhe me "heroin" e antiamerikanëve të përbashkuar, Julian Assange, i cili e "humanizonte" boten me informacione sekrete të furnizuara nga Rusia. Apo edhe tjetrin Snowden i cili pasi na "shpëtoi" nga kthetrat e NSA amerikane, u instalua rehatshem në zyrat e sherbimit sekret rus diku në nëntokën e Moskës.

Janë raste të ndryshme por unë për arsye të njejta nuk e kam përkrahë kurrë dhe as që më shkon mendja ta përkrahë fiksionin e ri të të frustruarve botërorë, Greta Tunberg, e cila, sikur Suu Kyi, do ta marrë Nobelin për paqe. Po Po nobelin e merr edhe kjo sepse një ditë bërtiti "Pse ma vodhet të ardhmen" dhe e impresionoi planetin mbarë, derisa në të njjetën kohë dhe në të njejtin planet, mbi 1 miliard fëmijë nuk kanë as të tashme dhe rreth 3 miliardë persona jetojnë në varfëri ekstreme.

Nejse, ndjesë që ju lodha pak por s'u durova kur e pash lajmin rreth kësaj humanistes së rreme e cila në realitet ishte monstrum.

Bota është e tillë sot, nobeli për paqe masakron njerëz derisa nobeli për letërsi i thur elozhe masakruesve dhe gjenocidarëve serbë.

E ne, nga skutat virtuale krijojmë idole e personazhe që fiktive sepse veç fiksioni na impresionon dhe na mobilizon.
Realja është brutale, askush s'e do.
***

p.s. NUk thash asgjë rreth Hagës së Kadri Veselit sepse nuk kam ndrru mendim për këtë Specialen që është veç mjet shtrengimi e sabotimi e assesi organ drejtësie. 

Në këtë rast, mund të duket paradoksale por, jam me Kadri Veselin dhe me çdo person që akuzohet për kohën e luftës kundër barbarisë serbe.

(Kosova Sot Online)