Presidenti -“mollë sherri”! Ka disa skenar të rrezikshëm që...

Presidenti -“mollë sherri”! Ka disa skenar të rrezikshëm që...
Presidenti -“mollë sherri”! Ka disa skenar të rrezikshëm që...

Bekim Rexhepi

  • 12 December 2019 - 13:20

Duhet bërë e qartë se ky post nuk mund të bëhet objektivë politik e me motiveve personale, por ti epet gjasa dhe shanse që në të ardhmen të reformatoret mënyra e zgjedhjes dhe e kompetencave kushtetuese. Kështu siç është zgjedhur presidenti i fundit dhe mënyra e funksionimit të tij politik ka krijuar kriza dhe ndërlikuar tej mase rendin kushtetues të vendit, ka shpërdoruar rregullat striktet të pushtetit, ka shpërdoruar kompetenca dhe ka rrezikuar stabilitetin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, e ka shndërruar këtë parti në një parti me interesa dytësore dhe jo të rëndësishme për vendin. Edhe pse radhitet e dyta ajo vetvetiu po bëhet edhe me e parëndësishme për faktin sepse sjellja e saj nuk koinçidon më me trashëgimin politike që i dha lideri historik, madje po behet një parti e parëndësishme dhe fare e rëndomtë.

Ngërçi aktual politik që po e mban vendin pa qeveri është se vet Isa Mustafa ay që për postin e presidentit të ardhshëm po mban pezull institucionalizimin e vendit edhe pse dihet që presidenti aktual do të mbete edhe për dy vite në këtë post. Të ngulmohet në këtë pozitë me çdo kusht dhe të mos formohen institucionet e vendit nuk përkon me një parti qe krekoset për një parti institucionale. Sepse një parti institucionale para se të vinte tek një post që ka ende mandat kushtetues nuk do të bllokonte marrëveshjen për ta formuar qeverinë e vendit dhe nuk do ta bllokonte ndryshimin e gjendjes së përshkallëzuar nga krizat dhe kriminalizimi i saj.

Posti i presidentit është bërë “mollë sherri”, për mosformimin e qeverisë. Sa do të vazhdoj kjo krizë mbetet të shihet, por gjithsesi LDK-ja në vetvete po tregon fytyrën dhe anën e keqe të saj sepse nuk mund të shtiret më se do ndryshime dhe do që të shërbej qytetarëve dhe vendit pa motive personale. Ndërsa, posti i presidentit aktualisht ka vënë në huti të gjithë e sidomos anëtaret e LDK-së, të cilët e ndjejnë jo më ndryshe seç transmetohet i shpërfaqur, se ky post është fare me motive personale, për tu rehatuar i pari i partisë.

Duhet bërë e qartë se ky post nuk mund të bëhet objektivë politik e me motiveve personale, por ti epet gjasa dhe shanse që në të ardhmen të reformatoret mënyra e zgjedhjes dhe e kompetencave kushtetuese. Kështu siç është zgjedhur presidenti i fundit dhe mënyra e funksionimit të tij politik ka krijuar kriza dhe ndërlikuar tej mase rendin kushtetues të vendit, ka shpërdoruar rregullat striktet të pushtetit, ka shpërdoruar kompetenca dhe ka rrezikuar stabilitetin e vendit në arenën ndërkombëtare.  Posti i presidentit duhet të zgjidhet brenda institucioneve të kuvendit dhe jo me marrëveshje paraprake, që synojnë një “peshqesh politik”, për liderin e një partie.

LVV-ja nuk mund ta pranojë në asnjë mënyrë këtë kurth të vënë nga LDK-ja sepse rrezikon të ardhmen dhe përgjysmon kredon e saj politike për të qenë një parti e vërtetë, e ndryshimit në vend. I vetmi shans për LDK-në mbete qe posti i presidentit të vendoset në kuvend dhe qe brenda ligjestratures se re politike LVV-ja, ti japë garanci paraprake se ky post (posti i Presidentit) të mund të riformatohet dhe ti japi mbështetje në këtë drejtim, qe posti i presidentit të mos bëhet një post kontrovers me kushtetutën .

Ngërçi politik qe vije nga LDK-ja në elektorat e saj po shpërfaqë mos dinjitet ngase po ngulmon me çdo kusht në postin e presidentit dhe jo të ndryshimit të gjendjes e cila është prioritet mbi prioritet.

Ka disa skenar të rrezikshëm që kanë qitur kokën dhe kjo nuk është një shenjë e mirë për të ardhmen e LDK-së, sepse figura më eminente brenda kësaj partie Vjosa Osmani mund të bëhet objektivë e kalkulimeve politike dhe kjo e dëmton gjithsesi të ardhmen e kësaj partie.

Vjosa Osmani, është figura më e rëndësishme në LDK dhe nuk mund të anashkalohet nga mos perfiditeti i ca dështakëve dhe pleqve të partisë të cilët mbase nuk janë as për oda më. Kalimi i Vjoses në LVV do ta shpartallonte keq LDK-në dhe për këtë duhet t’ia di anëtarësia e saj sepse një disfatizëm i ri politik për LDK-në në të ardhmen e afërt nuk do ta këndellte për dekada të tëra. Ndërsa kalimi i Vjosës në LVV do ta kapitullonte çdo subjekt politik.

(Kosova Sot Online)