(Sh)qetësimi i Bato-nit

(Sh)qetësimi i Bato-nit
(Sh)qetësimi i Bato-nit

Bekim Rexhepi

  • 13 dhjetor 2019 - 20:11

(Reagim ndaj artikullit të Baton Haxhiut, në portalin e (gazetës) Express, me titullin; “Është shumë mirë të jesh ambasador në Kosovë”.

Më kujtohet kur doli revista “Koha Javore”, e Veton Surroit, ishte alternativa e mendimit ndryshe në Kosovën e okupuar. Falë Veton Surroit Kosova ka shtyp të mirë dhe padyshim qe prej saj doli edhe një gazetar injorant dhe në fakt me damkë e, ky është Baton Haxhiu.

Duhet pranuar se ishte Veton Surroi dhe javorja e tij, që ia hapi mundësinë jo vetëm këti injoranti dhe damkuesi të shpërthej me ca përsiatje publike, pas tij duket se dolën edhe ca të tjerë, por më pak dëmtues.

Në këtë histeri gazetomanie nuk është e thënë që Veton Surroi të jetë fajtorë i përjetshëm që disi befasisht u përvodhën disa injorant në truallin e gazetarisë shqiptare, këtë tronditje mbase e ndjenë tashmë prej kohesh edhe vet Vetoni, me llahtarin, seç na u bë ky Bato-ni?

Në revistën javore të “Kohës”, Bato – ni mbase shkruante disa tema jo aq relevante, sepse në këtë revistë qe pritej në radhë për ta marrë dominonin më shumë të tjerët siç ishte Astrit Salihu dhe Dukagjin Gorani e disa të tjerë. Por duke mos u përjashtuar edhe ky Bato-ni, ishte diku-diku i rrallë dhe jo edhe aq interesant për lexuesit, sepse kualiteti i dijës së tij nuk impresiononte. Tani, që jeta e tij dhe puna i vajtën nëpër lidhje konspirative me kriminel dhe oligarkë të pushtetit, duket që nuk i ndihmuan as të mbushet me impresionin e duhur të inteligjencës, por më shumë të dinakërisë nga që prej saj disa thonë se është bërë i rrezikshëm për qytetaret dhe për fatet e vendit, jo pse është dikush i rëndësishëm, por sepse vazhdon të sillet me papërgjegjshmëri të plotë dhe në konspiracion me të damkosurit.

Damka e tij me Stanishiqin dhe për Stanishiqin, sigurisht se do ta ndjek edhe përtej amshimit, për këtë jam i bindur. S’ka se si të justifikohet ndryshe Bato-ni nga fakti i damkosjes së tij sepse realiteti është aq vulgar dhe nuk do ti fali, të gjithë ata që kanë ndarë mendjen dhe punën kundrejt shqiptarëve.

Miza që kapet në jashtëqitje, bëhet e rrezikshme për infektime të tjera, kështu i ngjashëm mund të perceptohet edhe infektimi i Bato-nit.

Në arsenalin e zbulimeve të armëve të ftohta ka edhe një armë enkas qe quhet si “fly catches”, që të godet papritmas, pikërisht aty ku ambienti duket se është i kërcënuar, i frustëruar ose nga neveritja që bëhet efekt i mizës fare i padëshirueshëm. Pra, një Fly catches, ka edhe për Bato-nin, që mbase neveritë dhe frustëron ambientin.

Çfarë ishte ajo që më bëri të reagoi fare natyrshëm ndaj damkës së radhës, është artikulli i fundit dhe aktual në portalin e (gazetës) Express, me titullin; “Është shumë mirë të jesh ambasador në Kosovë” nga Bato-n Haxhiu. Ai këtu shkruan me hilen e magjisë së tij prej një budallai, për të kompromentuar politikisht ambasadorin amerikan, dhe se e ka pikërisht me të, nga që ai po mbështet Albin Kurtin.

Ambasadori amerikanë na qenka i mirë dhe i duhur vetëm atëherë kur ai mbështetë të damkuarit dhe kriminelët, por kur mbështet një lider që është jashtë rrethit të damkosurve dhe kriminelëve, na e paska një pushtet të shpërdoruar duke e krahasuar atë pushtet të fortë dhe më të fortë se të një ministri që dalë nga vota e qytetarëve.

Si dhelpra tinëzare pas gurëve, nxjerr kokën me dinakëri dhe i sugjeron ambasadorin të ketë kujdes kur fletë për konfigurimet politike, sepse ambasadori i ri Philip Kosnett, po ja prishin rehatinë politike të gjithëve e sidomos argatëve serb dhe të krimit të organizuar në vend. Dhe sipas këti shkrimi Ambasadori Kosnett, tash e tutje duhet ti drejtohen Baton Stanishiqit për leksione politike e ligjore, në mënyrë që të dijë se si të sillet konformë me rregullat e konstantes, e jo të amnistojnë “Vetëvendosjen” dhe Albin Kurtin.

Madje në alegorinë e budallait, shkruan se ambasador paska marrë bekimin e Albin Kurtit se dhuna nuk do të jetë pjesë e të ardhmes dhe e qeverisë së tij, për këtë ka mbështetje nga zoti Kurti, e për të cilën duhet të mërzitet vetëm Isa Mustafa. Përmes këti shkrimi edhe njëherë i mirënjohuri Baton Stanishiqi, mbete ende një xhuxhë me ndërskëmbza politike në drejtim të “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit. Në vend të shqetësimit për deklaratë populiste të ambasadorit për Albin Kurtin u shqetësuaka vet, se pse na e paska dhënë një mendim të panevojshëm për fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti. Të jesh kundër një fituesi të zgjedhjeve demokratike, dhe të mos respektohet mendimin e ambasadorit që deri dje ishte bërë be e rrufe në ta është një pozicionim vërtet prej injoranti dhe debili qe ka emrin e Baton Stanishiqit.

Madje ky shqetësimi i vije ngjashëm siç erdhi me “Zajednicën”, kur e mbështeti dhe kur nuk e karakterizonte si problematike për vendin. Tani e ka me po kaq shqetësim edhe “listën serbe”, e cila nuk do të përfshihet në qeverinë Kurti, këtu duket se i dhemb edhe më fort.

Duket qe ambasadori Kosnett nuk e ka ditur që në lëvdatën e tij për Albin Kurtin, do të gjendet apo do të ketë hatërmbetje, si puna e Baton Stanishiqit.

Ky i fundit Stanishiqi, sapo ta lexoj në serbishte shqetësimin e Bato-nit, mbase do të filloj menjëherë të këndoi këngën e Lepa Brenës - “Bato, bato, bato, ti je ari im, në krahun tënd po fle, ju adhuroj”.

(Kosova Sot Online)