Të tregosh maturi politike nuk do të thotë të evitosh të gjitha llojet e konflikteve

Të tregosh maturi politike nuk do të thotë të evitosh të gjitha llojet e konflikteve
Të tregosh maturi politike nuk do të thotë të evitosh të gjitha llojet e konflikteve

Ali Hertica

  • 13 dhjetor 2019 - 22:19

Asnjë titull, asnjë autoritet, asnjë detyrë dhe asnjë institucion artificial nuk mund t’u japë njerëzve që kanë post politik atë që u ka dhënë Zoti, natyra, edukimi dhe zakonet. Aftësia të tjera, veç këtyre, njerëzit nuk mund t’u japin udhëheqësve. Aftësitë të tjera as populli nuk mund t’ua japë udhëheqësve të tij. Virtyti dhe dituria janë gjëra që ata mund t’i ofrojnë në zgjedhjet politike, por zgjedhjet nuk u japin të zgjedhurve as njërën dhe as tjetrën.

Tani kemi një pikëpamje relativisht të zakonshme, se përgjegjësia dhe detyra që shoqërojnë funksionet politike në Kosovë, ku i mësojnë popullin, për shembull, të mprehë aftësitë e tij për të gjykuar dhe të zhvillojnë horizontet e tij morale. Kjo bën që parashikimet të bëhen nga brenda dhe njerëzit të shoqërizohen në kuptimin që ata formohen nga rolet që luajnë ata në Parlament. Në qoftë se kjo është e drejtë formaliteti kushtetuese, ndikojnë në karakterin e popullit. Institucionet e mira të çojnë në qeverisje të mirë edhe qoftë se kushtet psikologjike në fillim janë të këqija.

Filozofët kanë disa pikëpamje, ata nuk besonin që njerëzit edukohen dhe përpunohen nëpërmjet punës politike. Ndikimet më të rëndësishme vijnë nga raportet të tjera më themelore, të edukatës individuale, familjare e jo parlamentare.

Gjurmët që lënë këto raporte në formën e veseve dhe virtyteve nuk mund të zhduken ose të ndryshohen në ulëset e institucioneve. Karakteristika që ka më shumë rëndësi për aftësinë e njerëzve për t’u kujdesur për çështje politike është zgjuarsi që buron nga përvoja e jetës shoqërore dhe politike. Bruke e thotë këtë në fillim të polemikës së tij me Riçard Prajsni. Ky i fundit ishte prift, por karrigia e lutjeve nuk është vend ku fitohen njohuri politike, kurse tek ne shumë biznesmen kanë shkuar në ulëset e parlamentit për të mësuar apo të fitojnë njohuri politike.

Efektet e fillimit, mund të tregojnë një drejtim krejt tjetër nga rezultatet përfundimtare, nganjëherë një drejtim krejt tjetër paguhet me humbje afatgjate që e balancojnë fitoren, herë të tjera duhet bërë një hap përpara për të bërë më vonë dy hapa përpara.

Prandaj reformatorët politik munden të dështojnë në mënyra të ndryshme, dhe janë burime problematike të rëndësishme e të pavullnetshme, ku mund të shkaktojnë premisa të rrezikshme. Është zgjuarsi të tregohen të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për të propozuar ndryshime drastike.

Të tregosh maturi politike nuk do të thotë të evitosh të gjitha llojet e konflikteve ose të kalosh në cilindo krah të autoriteteve. Ngritja e flamurit të revoltës bëhet në radhë të parë kur je i sigurt në çështjen tënde.

(Kosova Sot Online)