Alarmuese: Pakënaqësia sociale po rritet shkaku i frustrimit

Alarmuese: Pakënaqësia sociale po rritet shkaku i frustrimit
Alarmuese: Pakënaqësia sociale po rritet shkaku i frustrimit

Fadil Maloku

  • 16 December 2019 - 14:19

1. Problemet sociale dhe ato ekonomike në Kosovë, janë tema që vazhdimisht po thellohen dhe po tendosen pandalur. Dhe atë duke krijuar një distancë të lartë klasore e shtresëzuese, midis shumë të pasurve (ose mbi: 0.1%) dhe të shumë varfërve (ose mbi: 23%).

2. Kjo distancë klasore dhe shtresëzimi social, në të ardhmen nëse nuk i rrimë gati si shoqëri dhe si shtet mund të prodhojë shumë lehtë situata të pakëndshme acaruese. Është fatlume që deri më tani, ky ashpërsim i panatyrshëm dhe shumë dinamik midis këtyre shtresave, nuk prodhoi ndonjë rebelim e konflikt social...!

3. Natyrisht, ashpërsimi nuk prodhoi buntin apo edhe ndonjë rebelim të fuqishëm vullkanik social fal "shkathtësisë" (lexo: manipulimit!)së klasës politike, që i zëvendësoj tezat e problemeve sociale (varfëria dhe hendeku i rritur social) me tezat dhe shqetësimet politike (asociacioni, demarkacioni, taksa, faksioni në LV, etj.)

Pra, rebelimi nuk ndodhi edhe nga shkaku qytetarëve kosovar iu imponuan përmes "infuzionit të karotës", agjenda e tema nga më të ndryshme politike që në fakt ishin më shumë të interesit të miqve kontinental e global, se sa tonat. Qeveria në ardhje, duhet ta ketë shumë parasysh këtë indikator, ndryshe frustrimi dhe akumulimi i pakënaqësisë mund të shpërthej dhe të kthehet në bumerang...

(Kosova Sot Online)