Mos ia hani hakun edhe Rilindësit Qosja si Adem Demaçit-Mandeles së Evropës

Mos ia hani hakun edhe Rilindësit Qosja si Adem Demaçit-Mandeles së Evropës
Mos ia hani hakun edhe Rilindësit Qosja si Adem Demaçit-Mandeles së Evropës

Mehdi Hyseni

  • 17 December 2019 - 18:41

*** “Albin Kurti propozon që president të jenë Rexhep Qosja ose Murat Jashari”

Tanimë, koha provoi se një shtet i mirëfilltë demokratik, i zhvilluar, i përparuar, i lulëzuar, i së drejtës, i barazisë dhe i mirëqenies, nuk bëhet në saje të shantazheve, të shpifjeve dhe të propagandës së zezë dhe të teorisë së komplotit antivleror dhe antishqiptar kundër vlerave kombëtare shqiptare siç është edhe  Rilindësi ynë Rexhep Qosja. 

 T’u japim shans vlerave, pajtimit, bashkimit, dijes, emancipimit të qytetëruar, komunikimit vëllazëror, demokratik dhe paqësor, duke ia njohur meritat njëri-tjetrit gjithnjë në shërbim të kombit dhe të atdheut, si dhe të vlerave universale botërore, jo injorancës, primitivizmit provincialist dhe interesave ideologjike të asnjë partie politike, sepse humanizmi, drejtësia, liria, kombi dhe atdheu sovran janë mbi të gjitha dhe para së gjithash. JO “PARTIA MBI TË GJITHA”,  JO INJORANCA DHE KORRUPSIONI, sepse kjo është regres, përçarje dhe shkatërrim i qenies së përgjithshme shqiptare.

-NJERIU, HUMANIZMI, VLERA MBI TË GJITHA, JO KOLLTUKU I PAMERITUAR DHE PASURIA E PALIGJSHME!

Në këtë rast, ky propozim i Albin Kurtit, do të duhej të ishte i pranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për LDK-në, që të zgjidhej “Nyja e Gordit” për formimin e qeverisë së koalicionit për të cilën qe 2 muaj po “negociojnë” krerët e Vetëvendosjes dhe të LDK-së, por kursesi të gjejnë kompromis dhe gjuhë të përbashkët për postin e presidentit, i cili fare nuk do të duhej të ishte objekt bisedimi  i kësaj axhende ndërpartiake, sepse, ende  presidenti aktual Hashim Thaçi është në detyrë, pothuajse edhe 2 vite të ardhshme. 

 Për më tepër, kjo farë stërgjatje e debatimit për formimin e koalicionit qeveritar nuk është kurrfarrë standardi modern evropian politik, juridik, kushtetues e as demorkatik, kur dihet se zgjedhjet e 6 tetorit nuk ishin zgjedhje presidenciale, por vetëm parlamentare. –Andaj, ku është  “standardi” në këtë rast konkret, pse të tretej kohë e kotë jo më pak se 2 muaj kinse për postin e presidentit?!

Të mos  përsërisim rastin abuzues të babait të Kosovës, përkatësisht të Mandelës së Evropës, ADEM DEMAÇI, të cilin injoranca dhe lufta e egër për pushtet dhe për pasuri e grupeve, e klaneve partiake dhe e levave të tyre jopartiake, e izoluan dhe e margjinalizuan, duke e lënë jashtë institucioneve të shtetit të Republikës së Pavarur të Kosovës ( duke mos e zgjedhur asnjë mandat qoftë PRESIDENT, qoftë  KRYEMINISTËR, qoftë KRYETAR KUVENDI)   për të cilën gjysmën e moshës më të mirë të jetës së tij e kaloi nëpër kazamatet famëkeqe të  Jugosllavisë-Serbisë së Madhe (1958-1990).

Kjo ishte padrejtësia më e madhe që iu bë heroit të Rezistencës gjithëpopullore të Kosovës, Adem Demaçi nga politika e regjimit të pushteteve nepotiste, burokratike dhe autoritare  në Kosovë (2000-2018).

-Ky borxh njerëzor, kjo tradhti dhe kjo  pabesi ndaj kryrfigurës  emblematike, historike, revolucionare, kombëtare, patriotike, politike,  humane, demokratike dhe paqësore-VLERËS GJITHËSHQIPTARE, ADEM DEMAÇI, të mos përsërit e edhe në rastin e RILINDËSIT të vetëm të gjallë, Akademikut REXHEP QOSJA, sepse do të triumfonte flamuri i antivlerave mbi vlerat erudite të shkencës së KOMBIT DHE TË ATDHEUT SHQIPTAR.

Prandaj, ky është “treni i fundit”, që  politika aktuale e Kosovës, t’i tregojë Ballkanit, Evropës dhe gjithë botës, se di dhe, do t’ua njohë meritat dhe vlerat  njerëzore, kombëtare dhe shkencore bijve të vet, siç është edhe RILINDËSI i shekullit XX dhe XXI, REXHEP QOSJA.

-Ky do të duhej të ishte kriteri dhe standardi vlerësues i justifikueshëm i “negociatorëve” të L.Vetëvendosje dhe të LDK-së për formimin e qeverisë së koalicionit, kur është fjala për propozimin e presidentit të Kosovës, JO PRAKTIKA   dhe TAKTIKA e  deritashme e propozimit dhe e zgjedhjeve të presidentëve të Kosovës sipas  “kutit” të marrëveshjeve të interesit vetjak dhe partiak  të Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit për të mos i zbritur “kalit” të pushtetit, edhe me çmim të abuzimit të vlerave sublime kombëtare shqiptare, siç ishte ADEM DEMAÇI, dhe siç është REXHEP QOSJA, të dëshmuar me veprat  e tyre antologjike të përjetshme në shërbim të kombit dhe të atdheut shqiptar.

Pavarësisht se  çfarë diktojnë interesat egoiste dhe partiake, kolltukët e sulltanëve dhe  të sheikëve me milionat  dhe pasuritë e tyre të paligjshme, ka ardhur koha, moment historik, që pavarësisht nga mosha dhe shpirti meskin, të ndërgjegjësohemi duke ia njohur meritat njëri-tjetrit si të luftës, ashtu edhe të paqes.

Të jemi real dhe të sinqertë, propozimi i Qosjes për President të ardhshëm të Kosovës, do të bëhej nga akademiku Isa Mustafa, jo nga Albin Kurti, për faktin se  Isa e njeh shumë dekada më parë Rilindësin Rexhep Qosja. Prandaj, do të ishte e drejtë, me vend dhe plotësisht e arsyshme sikur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  vetë ta propozonte Rexhep Qosjen për President, sepse në këtë do t’i tejkalonte interesat e ngushta partiake, duke  e përligjur interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ky do ishte potezi më i qëlluar politik dhe demokratik  i Isa Mustafës në karrierën e tij të deritashme politike,  i cili, pa dyshim se do të ndikonte pozitivisht  në ndërtimin e kritereve dhe të standardeve  të komunikimit demokratik dhe të  kulturës politike te gjenerata e re jo vetëm brenda LDK-së, por , edhe tek e gjithë rina në Kosovë, dhe më gjerë. –Vetëm njohja e vlerave dhe e meritave të njëri-tejtrit, do të na shpëtonte nga errësira dhe nga erozioni i tmerrshëm i injorancës dhe nga të logjikuarit dhe nga  të vepruarit egoist dhe të marrë të robit.

Prandaj, ka ardhur “ora historike”, që edhe me Rilindësin Rexhep Qosja (duke ia hanger hakun dhe meritat e përjetshme  në shërbim të kombit dhe të Shqipërisë Etnike),  të mos veprojmë idiotikisht dhe  verbërisht sikurse me Adem Demaçin-Mandelën e Evropës,  të cilit ia hangrëm meritat dhe veprën jetësore, që të vinte në ballë të shtetit të pavarur të Kosovës (qoftë si president, qoftë si kryeministër, qoftë si kryekuvendar), POR NJËZËRIT ta pranojmë propozimin e Albin Kurtit, sepse  Qosja më shumë se të gjithë të tjerët (pas Adem Demaçit) e meriton të jetë President i Kosovës. Dhe, në kuptim edhe më të gjerë, Rilindësi Rexhep Qosja e meriton të jetë edhe Presidenti i Shqipërisë së bashkuar etnike, sikur kjo të bëhej një ditë  të afërt.

Prandaj, mos ia hani hakun Rilindësit Qosja, siç ia hangrët Mandeles së Evropës, Adem Demaçi, se mund t’iu mallkojë Perëndia, duke mos ua hequr kurrë urrejtjen dhe smirën nga shpirti i robëruar, përçarjen, mospajtimin dhe armikun robërues shekullor-sllavët kolonialistë të Ballkanit me Serbinë në krye.

(Kosova Sot Online)