Pseudopolitikanët që po e diskriminojnë popullin e vet?!

Pseudopolitikanët që po e diskriminojnë popullin e vet?!
Pseudopolitikanët që po e diskriminojnë popullin e vet?!

Skender Mulliqi

  • 18 December 2019 - 11:03

Ne këtë Kosovën tonë të vogël,  mund të ndëgjosh dhe shikosh  bash çdo gjë.Ky vend është bërë vendi më i përshtatashëm  për ta shteruar deri në fund si ujin.Ne, vend që të ofrojmë ide, të ofrojmë zgjidhje, në mënyrë parimore për secilin problem politik dhe të natyrave tjera, këta njerëz , që e kan marrë timonin e shtetit punuan keq , sa vështirë të merret më mend.Këta pseudopolitikan, veq nderskamcave asgjë të mirë, nuk dinë, e as nuk po përpiqën të bëjnë , për shtetin dhe popullin e vet.Janë duke e shkaterruar edhe vetëdijën tonë.

Qudi së si po i bëjnë aq deskriminim popullit të vet! Kjo logjikë e tyre perjashtuese , kjo mendësi e mykur, po na kthen shumë mbrapa, edhe me keq së në diktaturë.Këta ishte dashur të turpërohen , kur ndëgjojnë dhe dinë së çka po flitët dhe shkruhet për ta.Çfarë Kosove po na paraqesin në arenën ndërkombëtare?!

Kurfare hiq. Dhe, pas gjjithë atyre paturpësive dhe dëmeve që ju kan bërë popullit dhe shtetit duke e plaqkitur, nuk po ndihen aspak keq. Ne kemi mbetur vëtem simpatizant të te ardhmës tonë. Kjo është shumë e  pa kuptueshme dhe e tmershme për kohën e  civilizmit.Kaluan shekujë dhe sikur vet nuk po deshirojmë të dalim nga errësira e vjetër! Nuk po lirohemi nga paragjykimet për njeri -tjetrin. Secili po bëhët më patriotë  së tjetri.Idealet kan mbetur në margjina.Materjalizmi shumë kujtë ia ka errësuar sytë dhe mendjën.

Pushteti dhe pasurimi duke mos kërkuar metoda dhe forma, kanë mbetur e vetmja gjë, gadi për të gjithë  ata që po ju vjen rasti .Kur, të gjithë menduam së më në fund , po vijnë ndryshimet për të mirë në këtë vend , të cilin  e shkretëruam duket së do të mbesin si iluzione tona të mira.

E gjithë bota demokratike na ndihmojë ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e ne për qudin e të gjithëve nuk po e dëshirojmë! Eshtë mbushur kupa tashmë nga delengjillëqe politike.Si të kuptohet e gjithë kjo përqarje politike , si të kuptohet gjithë ky mos unitet , kur vendi dhe kombi mund te futet  në rrezik?!

LVV dhe LDK , që dy muaj nuk po kan mundësi të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta formuar koalicionin aq të pritur.Ky alamet vendi, nuk po ka mundësi më i formua organet nga vota e lirë! Këto zhvillime stagnuese tash nuk i kemi pritur.Shumica  jonë ,pos atyre që kan bërë pasuri marramendëse në kurriz të popullit, ishin të bindur së këto divergjenca programore dhe ideoligjike, do të tejkaloheshin .Dikush po i bie thumbit e dikush patkoit.Me këtë logjikë, automatikisht hudhët poshte ndershmeria, përgjegjësia dhe morali politik i partnerëve të koalicionit.

Në fakt po ta konsideronin njera -tjetërn partner parimor, nuk do të shikonim gjithë këtë maskaradë politike.Na është gerditur kjo përditshmeri politike, duke ndëgjuar, së e gjithë lufta po bëhët për poste. Nuk pushuam krejt pas luftën të japim shëmbujë të kqinjë të shtetndërtimit dhe mirëqenjës. Fatin tonë e lidhem më njerëzit jo meritor, që Kosovën e sollën buzë kolapsit.Nese nuk do të bëhët diqka që këto struktura të logjikës së vjetër, të largohen përfundimisht nga politika, nuk do të na presin sigurisht ditë të mira edhe për shumë kohë...

(Kosova Sot Online)