Propozim i duhur i Skënder Kapitit për Vjosa Osmanin si Presidente e Kosovës

Propozim i duhur i Skënder Kapitit për Vjosa Osmanin si Presidente e Kosovës
Propozim i duhur i Skënder Kapitit për Vjosa Osmanin si Presidente e Kosovës

Ilir Malindi

  • 18 December 2019 - 15:08

Meqenëse procesi i kualicionit LVV-LDK po mbahet peng i postit të Presidentit, edhe unë Ilir Malindi mendoj ashtu si edhe intelektualë, shkrimtarë e opinonistë të tjerë që Vjosa Osmani e meriton postin  e Presidentit të Kosovës.

I pari që e ka bërë propozimin që Vjosa Osmani të jetë Presidente e Kosovës, këtë  e ka propozuar te “Kosova Sot” me dt. 10 Tetor 2019, shkrimtari, historiani, publicisti, politologu, juristi dhe opinionisti i njohur nga Durrësi, bashkëqytetari im  Skënder KAPITI në shkrimin e tij me titull :”Vjosës,  verdikti i 6 Tetorit   ia dha asaj   mandatin e Presidentes  së Kosovës”.  Unë duke e ndjekur politikën në Kosovë dhe zvarritjen e procesit të formimit të kualicionit qeverisës LVV-LDK për shkakun e panevojshëm dhe artificial për postin e  Presidentit të Kosovës, dhe si një admirues i Presidentit historik Ibrahim Rugova, jam plotësisht dakord me propozimin e z. Skënder KAPITI , i cili  me largëpamësi, duke argumentuar me objektivitet dhe me intuitë ka propozuar sapo doli  rezultati i zgjedhjeve në Kosovë që, Vjosa Osmani duhet të jetë Presidente e Kosovës, si kandidatura më e duhur dhe më e merituar aktualisht në Kosovë për postin e Lartë të Kryetarit të Shtetit.

Më poshtë , ja shkrimi i Skënder KAPITIT  dt. 10 Tetor  2019 me titull:

“Vjosës,  verdikti i 6 Tetorit   ia dha asaj   mandatin e Presidentes  së Kosovës”

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Rezultat  i zgjedhjeve të 6 Tetorit  2019 me një diferencë kaq të vogël votash, dhe si i tillë edhe  nuk e përjashton edhe mundësinë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre, dhe Presidenti nga VETËVENDOSJA  ,dhe nëse jo, atëhere Vjosa është kandidatja NR 1 nga LDK-ja dhe më e merituara edhe publikisht e kombetarisht , edhe moralisht e  politikisht dhe potencialisht, si  edhe intelektualisht  e patriotikisht si personaliteti më se i merituar dhe më i  duhur  që ajo të jetë  Presidente e Kosovës, e cila është  pakrahasueshmërisht më meritore nga të tjerët, dhe që dallon dhe e ndan nga Presidenti i sotëm Thaçi  një  distancë  me vite dritë largësi.

Ky i fundit  duhet që të shkarkohet nga posti i Presidentit për të gjitha ato  veprime kundërkostitucionale të tij të cilat  tashmë i dinë të gjithë shqiptarët,e madje edhe ndërkombëtarët  dhe përveç shumë të tjerash , sidomos  për Marrëveshjen  për ndarjen e Kosovës e cila po të ishte zbatuar  do të kishte qenë me pasoja shumë të rënda  deri dhe shkatërimtare  për  shtetin e Kosovës.

Ndëshkimin dhe largimin e Thaçit si President, tashmë  parlamentit të Kosovës ia ka deleguar vota ,referendumi popullor i 6 Tetorit, referendum i cili nuk ndëshkoi vetëm Thaçin  dhe PDK-ne por edhe të gjitha ato parti politike që iu bindën atij dhe formuan kualicionin keqqeverisës PAN. Votuesi inteligjent kosovar për këto arësye ndëshkoi po ashper edhe AAK -në , edhe Nisma-n , pse ato ishin pjesë qeverisëse me PDK-në e Presidentit, ashtu sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme të 11 Qershorit 2017 , vota popullore ndëshkoi edhe LDK-në , pse ajo atëhere ka qeverisur  në kualicion me  PDK, dhe pse LDK e pati votuar Thaçin  President.

Duke parë rolin që duhet të luajë Presidenti,  atë të përfaqësimit të Shtetit, të unitetit kombëtar  dhe të mbikqyrjes së funsksionimit të mekanizmave kushtetuese ,prat e rolit  të garantit të Kushtetutës, me Vjosën Presidente, me siguri që ajo është më e përkushtueshmja, më e përgjegjshmja para popullit , shtetit, dhe Kushtetutës. Dhe me Vjosëm patjetër që do të bëhet edhe reformimi i institucionit të Presidentit që është dhe i shërben edhe kthimit të  besimit  publik te institucioni i përfaqësuesit të shtetit, të unitetit kombëtar dhe të garantit të kushtetutës.

Personaliteti, si i Kryeministrit ashtu edhe i Presidentit të Shtetit kanë  rëndësinë dhe rolin parësor dhe kryesor edhe në dhënien e paraqitjen e imazhit, të besueshmërisë , të   prestigjit dhe të autoritetit të shtetit në arenen ndërkombëtare, pra edhe  në funksion dhe në shërbim të integrimit të Kosovës në BE.

Durrës, 10 Tetor 2019. Botuar te “Kosova  Sot” 

(Kosova Sot Online)