Gjermania ‘lehtëson’ procedurat për punësimin e presidentëve

Gjermania ‘lehtëson’ procedurat për punësimin e presidentëve
Gjermania ‘lehtëson’ procedurat për punësimin e presidentëve

Kimete Berisha

  • 20 December 2019 - 15:56

Bajati.

E ka bë punën m'i çu Angela Merkel deputetët gjermanë për m'i bë rixha madhnisë së tij, me formu qeverinë.

Çfarë fati kemi ne, tregon më së miri fakti se Isa Mustafa lëre që tallet me ne e bën zullum

kurrë pa pushu qe pesëdhjetë vjet, por e ka shtri energjinë e tij negative deri në Gjermani.

Kuptohet se Isa e dëgjon intuitën e tij (që i thotë 'bëhu president') e jo deputetët gjermanë.

Gjynah po më vjen prej Albinit me kë ka punë.

Për besë lirisht bën koalicion me PDK se nuk janë më të 'zi'.

Mbanim ymyd në Vjosën po asaj s'po i dëgjohet zani më.

S'i kisha thënë vetes 'njeri' e s'kisha pranu me ju tutë Isës.

Prej Isës s'guxon m'u taku me Albinin.

Tmerr.

Ajo s'e sheh se krejt po e shohim kah kalkulon e ruhet prej tij si prej dreqi.

Ajo pra po mendon për veten (mos me bë nervoz Isën), e jo për ne.

Anipse Vjosa e ka kollaj se është Dr.

Është i vetmi njeri në botë që në Twitter prezantohet si Dr (as Selman Rushdie e as Bill Gates nuk e njehin veten për doktora e Vjosa po).

Në Twitter Vjosa është Dr. e para Isës 'paciente' e frikës.

LDK është repart i mërzisë. Njerëz monotonë që vishen keq, flasin keq dhe janë joatraktiv.

Nëse shkojmë në zgjedhje, Ramushi deri atëherë edhe dheun nën këmbë ka me na marrë.

S'ka lënë rezervë të shtetit pa harxhu. Mos e bë Zot nesër me ndodh 'diçka' Kosova s'ka pare për bukë.

Ky shtet nuk bëhet. Po e shihni vetë.

Me popullin më të varfër në Evropë po luajnë milionerët hajna.

P.S.

Ma! Ma!

Where's My Pa Pa?

Gone to the White House'

Ha! Ha! Ha!

(Kosova Sot Online)