Kosova është bërë si qerrja më shumë biga...?!

Kosova është bërë si qerrja më shumë biga...?!
Kosova është bërë si qerrja më shumë biga...?!

Skender Mulliqi

  • 20 December 2019 - 15:59

Nese qarqet antishqiptare në Evropë, rajonin e Ballkanit janë të interesuara ta mbajnë vend jo stabil, kjo shumë edhe nuk  është për tna quditur.Së kunder interesave të shqiptarëve është vepruar historikisht nga Fuqitë e Mëdha të Kohës, dhe  nga serbosllavët më të cilët rethohemi.

Shekulli 20 dhe ky fillim shekull shenojnë një epoke të re për shqiptarët. Kosova u pavarësua nga Serbia më ndihmen e miqëve tanë Perëndimor dhe Amerikës.Arritëm pas një kohe të gjatë të shkëputemi nga një okupator i egër , dhe ate më shumë sakrifica njerëzore dhe materjale.

Sikur, liria dhe pavarësia ,na gjeti të pa përgatitur për sfidën , që të ndërtojmë shtetin e dytë në Ballkan ashtu si na ka hije.Këtë punë madhore , nuk po e bëjmë mirë.Na gjeti fati i keq më djemtë jo të mirë të politikës, të cilët në kushte të paqës , nuk u treguan së kan dije, së janë të përgjegjshem para popullit dhe para Zotit.Nuk e bënë këtë së fort i rroki lakmia për pushtet dhe të mira materjale, duke i harruar idealet e përbashkëta të te gjithë shqiptarëve.Huqën më ka krejt nga mendja,ia huqën për të krijuan shtet për të gjithë barabarësisht.Me shumë ndërtuan shtet për njerëz të caktuar,  shtet në funksion të  grupëve të ndryshme  të interesit.Pamë gjatë këtyre vitëve politika më të këqija të mundshme.

Pamë dhe përjetuam fenomenet më negative siq janë krimi dhe korrupcioni...Na dolën në sipërfaqe gjithëfare matrapazi e hajni që Kosovën e shtrinë për toke.I prunë shumicën në një gjendje të pa shpresë.Tramuat e përjetuara nga lufta, dhe përjetimet e rënda të natyrës ekonomike-sociale ishin indikatori përmbysës i shoqërisë tonë të re.Njerëzit e këtij nën qielli, nga skami dhe mjerimi social para kohe gjetën dhe po gjejnë vdekjën.Na është krijuar që shumë kohë një situatë pa rrugdalje , si politike ashtu edhe ekonomike.Njerëzit  janë duke u "mbyte" në këtë gjendje , janë duke e lëshuar Kosovën më të madhe.Pak kush i doli Zot këtij shteti dhe këtij populli, i cili ka marrë tatpjetën.

Agonia jonë ka mundësi të vazhdon, edhe pas këtyre zgjedhjeve, ku lufta për pushtet e poste duket së nuk ka fund.Me sherre  të cilat po i shohim nuk bëhët shteti.Me njerëz të programuar të politikës së vjetër komuniste, nuk ka mundësi që proceset demokratike dhe zhvillimore të ecin përpara.Kjo u pa edhe deri më sot.Kosova është bërë si qerrja më shumë  biga?!Po e terheqin këtë vend , kush si po don...Shumë kush votoi që të kemi ndryshime pozitive.

E tash gjithë kjo shtyrje për ti formuar organet e reja, për ta dërguar në vend votën e sovranit, është jashtë çdo norme demokratike të sjelljës. Kjo çka po shohim, është turpi ynë para botës demokratike.Në një vend të vogël të prodhohen gjithë këto telashe, kjo nuk justifikohet më asgjë.Lexues të nderuar, nuk  thuhet  kotë, së "Fshati që duket nuk don kallauz".Dhe, vërtetë jemi duke u treguar të pa pjekur për të ndërtaur shtet ligjor.Më së miri do të ishte që Kosova të futet në kuader të republikave amerikane.

Janë lodhur miqët tanë duke na marre për dore si fëmijët, për të na treguar rrugën e duhur... të cilën rrugë sikur nuk po e shohim as nuk po e duam... Duket së jemi mbeshtjellur në një "kallukongjë" e madhe...Zot i Madh na ndihmo badihava...!

(Kosova Sot Online)