“Prishtina politike, mos ia bëj si Tirana”!

“Prishtina politike, mos ia bëj si Tirana”!
“Prishtina politike, mos ia bëj si Tirana”!

Skender Kapiti

  • 20 December 2019 - 16:03

Pas çlirimit dhe Pavarësimit të Kosovës, në fakt Kosova mori gjithçka si model politik, “demokratik”, korruptiv dhe të keqndërtimit e keqfunksionimit të sistemit të drejtësisë e politikes, mori modelin fatkeqësisht si atë të Tiranës, e si rezultat i kësaj Kosova u kap nga korrupsioni, krimi, papërgjegjshmëria, antiligji e antishteti.

Për këto si dhe pasojat që rrodhen prej tyre: si eksodi, varfëria, papunësia dhe mosshpresa e mosbesimi te ligji kam shkruar shpeshherë.

Por sot këtë shkrim jam motivuar për ta shkruar me këtë titull të mësipërm pasi është shumë zhgënjyes fakti se në Kosovë pavarësisht se shqiptaret ia besuan votën atyre të cilëve duhej, LVV e LDK, mirëpo ato nuk po merren vesh akoma për formimin e qeverisë për kualiocionin qeveritar , dhe për pasojë nuk po duket akoma se kur do të formohet , dhe as kur do te fillojë punën qeveria e re.

Apo mos vallë duhet të hyjnë në veprim e të vendosin edhe për qeverinë ndërkombëtarët, duke ndërhyrë dhe detyruar shqiptarët se si, dhe kur duhet të formohet qeveria, ashtu sikurse prej 30 vitesh në Shqipëri, pothuajse për gjithçka kanë vendosur, madje edhe për problemet më të vogla, madje edhe për “pajtimin” politik mes partive kanë ndërhyrë e vendosur zgjidhjet ndërkombëtarët, deri me se fundmi edhe për VETTING-un, pasi politika dhe politikanët shqiptarë jo vetëm se nuk zgjidhin probleme , por ata krijojnë, shpikin, turbullojnë, konfliktojnë , e që gjithmonë pra po vetë ata, kanë qenë e janë problemi në Shqipëri, e që po ashtu si të tillë dhe me këtë realitet po përballet edhe shoqëria ,edhe shteti ri i Kosovës.

(Kosova Sot Online)