“Paketa Antishpifje” favorizon masmediat, askush mbi ligjin dhe mbi të vërtetën

“Paketa Antishpifje” favorizon masmediat, askush mbi ligjin dhe mbi të vërtetën
“Paketa Antishpifje” favorizon masmediat, askush mbi ligjin dhe mbi të vërtetën

Mehdi Hyseni

  • 20 December 2019 - 16:04

*** Më 18 dhjetor 2019 “Parlamenti i Republikës së Shqipërisë  miratoi “Paketën Antishpifje me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenime”.

Kjo pako nuk e dëmton qytetarin, në asnjë formë të drejtave dhe lirive të tij themelore, por  vetëm se  e mbron me ligj dhe me kushtetutë nga shpifjet, nga anatemat,  nga sharjet, nga intrigat dhe nga gënjeshtrat e mashtruesve, të manipuluesve dhe të falsifikatorëve të kohës.

*** Me miratimin e “Paketës Antishpifje” të datës 18 dhjetor të vitit 2019, përfundimisht mbyllet kapitulli 30-vjeçar (1990-2019) i “ SHKOLLËS MODERNE FAKE NEWS” në Republikën e Shqipërisë.

S’ka dilemë se ky ligj i ri është fitore e madhe e  rendit demokratik në Shqipëri, sepse vë në mbrojtje të vërtetën, informimin e drejtë objektiv për opinion publik qoftë të brendashëm apo ndërkombëtar.

Prandaj, të mos bie pre kot askush, sepse nga kjo paketë  shumë e vonuar, jo më pak se tri dekada, duhet të frikësohen vetëm rrencat, shpifësit, mashtruesit dhe manipuluesit, të cilët qe 30 vjet kanë prodhuar  dezinformacione nga fusha të ndryshme (informatikë, gazetari, publicistikë, politikë, propagandë, shkencë… etj.), pa dhënë llogari ligjore askush.

Të parat, masmediat shqiptare, ta përshëndesin “Paketën Antishpifje”, sepse i shpëton nga “FAKE NEWS”.

Pikësëpari, këtë ligj, do të duhej ta përshndesnin  të gjitha mediumet qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare, sepse do të shpëtojnë nga ai lloj furnizuesh me “fake news”. Kjo është një siguri dhe garanci e madhe për mediat shqiptare, sepse nuk do të paguajnë më gjoba për shkak të “Fake News “ të bashkëpunëtorëve të tyre të papërgjeshëm dhe joprofesonistë (qoftë të brendshëm a të jashtëm).

Këtë shembull të mbylljes së “shkollave fake news”, duhet ta ndjekin edhe Kosova, edhe hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike, sepse me sharje, me rrena, me shpifje, me primitivizma, me vulgarizma…etj., nuk arrihet asgjë e vlershme qoftë kombëtare, qoftë evropiane apo qoftë universale ndërkombëtare. Këto ligje kundër “Fake News” parapëlqehet që t’i miratojnë edhe BE-ja, edhe OSBE-ja, edhe OKB-ja, sepse  “Fake News” janë shkaktarë kryesorë të zhbalancimit të marrëdhënieve të bashkësisë ndërkombëtare, mbase me dezinformacionet e tyre negative po provokojnë mosmarrëveshje dhe konflitke mes shteteve dhe popujve të ndryshëm, duke i futur në kaos, në grindje, në armiqësi dhe në luftëra të reja rajonale, të cilat pas epilogut të Luftës së Ftohtë ( 10 nëntor 1989) po rrezikojnë destabilizmin dhe shthurjen totale të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar.

Prandaj, me çdo kusht “Fake News”, duhet të paralizohen dhe të pezullohen me të gjitha mjetet juridike ligjore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, në Evropë, si dhe në mbarë botën e sotme të qytetëruar demokratike moderne. –Sepse “Fake News” prodhojnë vetëm helm, racizëm, urrrejtje patologjike, përçarje, diskriminim, intolerance, terror dhe armiqësi mes popujve dhe vendeve të ndryshme. Ky është misioni politiko-propagandistik i “Fake News” – PËRÇAJ E SUNDO” qoftë në kuptimin e ngushtë (brnda një shteti) apo qoftë në kuptimin e gjerë (mes shteteve të dnryshme).

“Paketa Antishpifje” e  Parlamentit shqiptar nuk është censurë, por domosdoshmëri ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të  çdo qytetari

Duke qenë se, shpifja, gënjeshtrat. intrigat komplotiste, vulgarizmat dhe ofendimet  bizarre nuk  janë ushqim i shpirtit e as kurrfarë medikamenti i “mjekimit” të gabimeve, të metave dhe të padrejtësive të ndryshme që i bëhen njeriut në një shoqëri qoftë kapitaliste a socialiste; nuk janë  kritikë objektive as parim njerëzor e demokratik, por niveli më i vrazhdtë i primitivizmit, i  amoralitetit dhe i antiqytetërimit të një individi a grupe njerëzish të një shoqërie të kalbur dhe dekadente.

Pra, të kuptohemi, në çdo sistem demokratik paralamentar  secili ka të drejtë të shprehë mendimin e lirë qoftë gojarisht apo në formë të shkruar, si dhe të kritikojë e të jetë i kritikuar, por kuptohet vetëm brenda kodeksit,  kritereve, normave dhe parimeve morale e profesonale, në mënyrë konstruktive dhe objektive me gjuhën e argumentit të së vërtetës. – POR, jo, askush nuk e ka atë drejtë që të shpifë, të shajë, të baltojë dhe të gënjejë askë kinse në emër të “kritikës”, të “patriotizmit”, të “drejtësisë”, të së “vërtetës, të “demokracisë” dhe të ndonjë “atdhetarizmi”. 

Kjo “ shkollë” e antivlerave vulgare, çnjerëzore dhe primitive anticivilizuese dhe antievropiane , duhet të mbyllet VETËM me ligjet përkatëse të shtetit demokratik të së drejtës, ashtu si veproi edhe Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, i cili, për fatin e madh të mbijetesës së vërtetës, më 18 dhjetor 2019, MBYLLI “SHKOLLËN MODERNE FAKE NEWS” !

Ndryshe, vlerat, kombi, shteti, atdheu, drejtësia, liria, demokracia dhe paqja, do të rrezikohen dhe bastardohen deri në shthurjen e tyre totale qoftë në kuptimin e ngushtë vendor apo në atë të gjerë evropian e ndërkombëtar.

Pra, dënimi i “Fake News” nuk është kurrfarë censure, por  detyrim etik, profesional, ligjor dhe kushtetues, sepse sharja, shpifja, vulgarizmi, gënjeshtra…etj. janë turpi, injoranca regresive anticivilizuese dhe kanceri epidemik i një shoqërie, pavarësisht nga sistemi i saj qeverisës kapitalist apo socialist etj.                                                                                         

Një shtet sikundër është vetë Shqipëria, që pretendon të jetë  demokratik dhe shtet i së drejtës ka të drejtë dhe për detyrë ligjore dhe me Kushtetë, që të nxjerrë ligje me të cilat mbrohen interesat vitale të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve të vet. Ndaj, edhe  votimi i “Paketës Antishpifje” nga ana e Parlamentit të Shqipërisë, më 18 dhjetor 2019, është plotësisht i ligjshëm, kushteues dhe demorkatik, sepse askush nuk ka të drejtë të jetë mbi ligjin, mbi Kushtetutën dhe mbi sistemin shtetëror  demokratik në Shqipëri, qofshin ato edhe mediumet e pavarurarua  me gazetarët e tyre, që  “mbijetojnë”  duke publikuar dezininformacione, shpifje, gënjeshtra, mashtrime, spekulime, denigrime, dhe që kurdisin e provokojnë skandale dhe afera të paqena për t’i vënë nën hipotekë dhe përgjegjësi personat   e ndryshëm me vlerë dhe me  kredibilitet  qoftë brenda apo jashtë institucioneve dhe organeve të ndryshme shtetërore dhe shoqërore në jetën e përditshme, me qëllim të përfitimit personal, klanor, të grupeve të  interesit apo të subjekteve  politike, ekonomike, tregtare apo të bizneseve të ndryshme  për të krijuar atmosferë pakënaqësie, mosdëgjueshmërie, revolte të masave dhe gjendje anarkike për të destabilizuar rendin, sigurinë dhe paqen në vend, me synim të fundmë për të shembur  pushtetin, ose për të denigruar, devalvuar, baltuar, kompremetuar, njollosur, mohuar dhe anatemuar persnalitetet emblematike kombëtare, patriotike dhe shkencore shqiptare, vlerat e të cilëve i pengojnë antivlerat dhe pazargjinjtë e tyre brenda dhe jashtë pushteti (1990-1919).

Si rrjedhojë, kjo ishte domosdoshmëria e pashmangshme, që Parlamenti i Shqipërisë  me shumicë votash “ 82 pro, 13 kundër dhe 5 abstenime” me të drejtë ta aprovonte “ Paketën Antishpifje”, ku  me rregulloret dhe me ligjet e saj, pa dyshim se, do të ndëshkohen “Fake News” ( çdo dezinformatëë, shpifje, gënjeshtër, sharje… etj.), që rrezikojnë dhe dëmtojnë interesat dhe vlerat  vitale ligjore dhe demokratike të shtetit dhe të qytetarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Sa më sipër, ata që shkruajnë drejt, e argumente të qëndrueshme, me objektivitet, duke pasqyruar dhe mbrojtur të vërtetën, drejtësinë dhe vlerat e njëmendta  të shoqërisë shqiptare, dhe më gjerë nuk kanë pse t’i frikësohen “Paketës Antishpifje” mbase kjo është në anën e mbrojtjes së veprimtarisë së tyre qoftë në fushën e inoformit medial, qoftë në atë publicisitik, qoftë në atë shkencor etj. –Kësaj “Pakete Antishpifje”, duhet t’i frikësohen vetëm ata që  janë nën çdo nivel etik dhe profesionalë, që falsifikojnë dhe shpërfytyrojnë të vërtetën, duke gënjyer, shpifur dhe  trilluar skandale dhe afera “sensacionale” për të fituar vetë dhe për ta dezinformuar opinion publik qoftë brendshëm a të huaj.

(Kosova Sot Online)