Minishengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan!

Minishengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan!
Minishengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan!

Skender Mulliqi

  • 22 December 2019 - 07:59

Ne Kosovë, po zhagitet për tu bërë qeveria e re.Ne Shqipëri Edi Rama, e pret armikun e shqiptarëve ,përfaqësuesin e çetnikizmit në pushtet, Aleksandar Vuqiq.Këto dy ngjarje sigurisht së nuk kan lidhshmeri, por të cilat janë tregues i mirë, së  bartësit e politikave të dy shtetëve tona, ose janë tranu me ka krejt, duke ja bërë argatin djallit, ose me vetëdije po na dërgojnë në greminë!

Mos formimi i organeve në njerën anë dhe miqësia  e re më Serbinë, neofashiste në anën tjetër, janë dy tabllot më të zymta për shqiptarët që po na ndodhin sot. Të shesesh mend për të ditur në  fushën e politikës, dhe të veprosh në këtë mynyrë hazarde, aspak konceptuale , kjo nuk justifikohet në asnjë menyrë.Këta në Kosovë, janë zhytur më trurin e tyre të vockël , në batakun e ndarjës së posteve, së kush prej dy taborreve të merr pushtet më shumë së pala tjetër!Kjo maskaradë politike është duke na qite futën e zëzë edhe si popull  Minishengeni nuk është asgjë tjetër, veq një mashtrim i madh për shqiptarët në Ballkan.Serbia ka plane afatgjate hegjemoniste, kurse nisma e Ramës më Minishengenin ,  po jua trason rrugën mirë serbëve për dalje në deti.

Strukturat politike në krye të dy shtetëve tona, po ju intereson mbajtja e pushtetit, së sa punët e shtetit, edhe nese vjen në pyetje ekzistimi ynë në hapësirat ende të trazuara ballkanike. Vuqiq duke u fshehur më  Minishengenin,  kan për synim rrënimin së pari të Shqipërisë, e pastaj edhe  të shtetit të ri të Kosovës.Nuk do të ishte vëtem akt patriotik , por edhe menquri e madhe politike e Edi Ramës, që të mos pranonte formulat antishqiptare të Vuqiqit.

Rama , e di së Kosova nuk është larguar nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë e saj.Rama, nuk është që nuk e dinë mirë, së Serbia vrau dhe masakroi mbi 14 mijë shqiptarë. Kryeministri i Shqipërisë, e dinë edhe të dhënën  tjetër së Serbia kurrë deri më sot, nuk ka kërkuar falje për viktimat e pafajshme të luftës.As qe serbët mendojnë ta pranojnë  Kosovën si shtet.

Edi Rama,  dinë mirë për dhunimet e 20 mijë grave dhe motrave tona , edhe të Edit! Ende nuk janë kthyer edhe 1800 shqiptarë që kriminelët serbë i kan bartur në Serbi.Jo vëtem udhëheqjet tona që nuk po tregohen  të dijshem e as atdhetarë, po nuk po tregohemi vigjilent edhe shumica prej nesh.

Atë ditë kur Vuqiq , një përfaqësues i denjë i Millosheviqit , ka zbritur në tokën shqiptare, për  mbajtjen e Minishengenit, do të ishte dashur të ngritën në këmbë i madh e vogël, e jo të shohim vetëm disa protesta të vogla dhe reagime sporadike.

Rasti i mirë ishte që përfundimisht të hiqët nga rendi i ditës një nismë e tillë fund e krye antikombëtare duke e kthyer Vuqiqin mbrapa. Të shetitet një pismilet si Vuqiq në germadhat e termetit, e hapur e pohon së Reçaku është inskenim, kjo është  vrasje për të dytën herë të atyre që humben jetën në këtë fatkeqësi natyrore dhe vrasje për të dytën herë edhe të te gjithë atyre që ranë në altarinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Minishengeni e faktorizon  Serbinë  në rajon,duke i dhënë aq shumë kurajo  një çetniku i cili, shqiptarët i dëshiron ti shohë të gjithë të vdekur.

Këto eksprimentime të rrezikshme duhet të ndalohen sa nuk është bërë tepër vonë.Ne politikë nuk ka miqësi , ka interesa.Shqiptarëve ju duhet integrimi i ndersjellë për tu integruar pastaj  edhe në Evropë,  e jo minishengenat hileqare, të atyre që kurrë nuk i shuan pretendimet territoriale dhe zhdukjën e qenjës tonë kombëtare...

(Kosova Sot Online)