(A)Politika jonë

(A)Politika jonë
(A)Politika jonë

Bekim Rexhepi

  • 23 December 2019 - 11:14

Liderët e opozitës duhet të jenë faktor të rëndësishëm të prodhimit të vlerave dhe jo të bëhen e kundërta e saj, sepse kjo krijon destabilitet në neveritjen e shoqërisë dhe më pastaj ajo nuk e menaxhon afeksionin e vet, në lidhje me fatin dhe brishtësinë e marrëdhënieve që ka shtetit brenda.

Politika duhet të çliroj jetën shoqërore nga konsekuenca e saja më pak të rëndësishme, në mënyrë që njerëzit të mos jenë të preokupuar 24 orë në ditë. Madje të mos mendojnë aq shumë për strukturën e fasadës së shtetit, por le të besojnë se shteti ka një armaturë të fortë, e cila i garanton ata që të ndjehen pa frikë dhe që të ndjehen rehat brenda tij.

Kompleksitetit politik i mbi podiumit duhet të shkëputet gjithsesi nga njerëzit që nuk e shohin politikën si obligim të përditshmërisë dhe të jetesës së tyre. Nuk mund të dënohen njerëzit që të jenë të ndërvarur kaq ashpër me politikën, sa që edhe fëmijët e tyre nëpër shkollat më të ulëta të identifikojnë politikanet me nota siç vlerësohen nga edukatoret e tyre. Politika që menaxhon shtetin në rrugëtimin e tij, nuk mund të bëhet pjesë edhe e përcaktimit të njerëzve madje për të limituar ata edhe në mbijetesë, këto kundërthënie zhvleftësojnë konditat e lirisë.

e lirisë ekzistojnë, edhe sot ato duken me pak të fashitura nga jetesa dhe natyra e njeriut ideal. Njeriu edhe pse sot ka zhvilluar botën e mendimit të tij, ende vuan dhe nuk di se si të s’postoj këto probleme nga faqja e dheut, madje ato edhe në këtë shekull gjithandej duken të jenë po aq klasike në agjendë. Agjenda e lirisë mbete preokupim njerëzor dhe humanë, por më parë shtrohet nëse për këtë ka mbetur ende një sens universal.

Parimet janë edhe kushte të lirisë universale, por për tu garantuar liria së pari duhet të kemi ca parime statike mbi të cilat duhet të instalojmë politikat zhvillimore. Një nder parimet më statike për lirinë është që vendi të ketë forcën e sigurisë së përgjithshme, pa këtë parim kryesor nuk ka garantues sublim, vendi gjithnjë dhe gjithmonë do të ndjehet jo stabil. Nëse një vendit i mungon forca e sigurisë, atëherë është goxha si ai “lumi pa shtrat, e që ndërron rrjedhë”!. Parimi i ekonomisë së lirë dhe ay i drejtësisë që para ligji të gjithë janë të barabartë,janë dy parime të tjera qe duhet të ndjeken paralel me atë të forcës së sigurisë.

Po të kishim njëmend premisën e ndryshimit të gjendjes nga subjektet e deridjeshme opozitare, të përkushtuara vërtetë në një ndryshim substancial të gjendjes, ato sot do të hiqnin dorë nga shenjtëria e pazareve politike, e posteve shtetërore që lënë në ngërç institucionalizimin e shtetit. Me një qasje të vërtetë për ndryshim do të fitonin në kushte të barabarta pjesën më të madhe të avantazheve politike, do të qeverisin më gjatë me institucionet e shtetit, dhe kështu mbase do të hendikeponin krimin dhe korrupsionin në vend, me masa dhe preventiva që shoqëria të bëhet pjesë e vendimmarrjes e sigurisë së përgjithshme.

Më këtë insiativa për ndryshime, lidershipi opozitar do të mund të perceptoheshin gjithnjë e më shumë si shërbyes të mirë dhe do të relativizoheshin në produktin e shoqërisë emancipuese dhe të dijës politike. Më këtë ata do ti garantonin vetës punë të sigurt dhe mirëqenie brenda shtetit dhe shoqërisë, madje do të ndreqnin imazhin e tyre dhe të njerëzve që jetojnë brenda shtetit. Një lider që ka pas vete një sens parimor të jetës dhe të politikës nuk do ti nënshtrohej kalkulimeve negative, që në një formë a tjetër lidhen me dobësitë e të tjerëve dhe të tjera, dhe që qojnë në çeptirë shoqërinë.

Liderët e opozitës duhet të jenë faktor të rëndësishëm të prodhimit të vlerave dhe jo të bëhen e kundërta e saj, sepse kjo krijon destabilitet në neveritjen e shoqërisë dhe më pastaj ajo nuk e menaxhon afeksionin e vet, në lidhje me fatin dhe brishtësinë e marrëdhënieve që ka shtetit brenda.

Pyetja më e shpeshtë që i bëhet vetëbesimit në shoqëri mbetet dhe është se; a do të arrijë ndonjëherë që lideri ynë të bëhet vërtetë racional dhe a do arrijë vërtetë atë, ta çlirojë puna dhe ndershmëria nga ajo që jemi mësuar ta shohim dhe ta njohim si mospuna dhe pandërgjegjshmëria e tyre nga njëri tek tjetri.

(Kosova Sot Online)