Apel publik parlamentit të Shqipërisë

Apel publik parlamentit të Shqipërisë
Apel publik parlamentit të Shqipërisë

Luz Tomaj

  • 23 December 2019 - 11:16

A po merr frymë edhe Parlamenti përmes gabzerrit të Rames?! Ua mundëson legjislacioni dhe duhet t’ua imponon përgjegjësija morale dhe kombëtare që atë njeri, në se mund të quhet njeri, t’a largoni brenda nates. Për ma tepër, veprimtaria kundër shtetit, kundër kombit, paraqet krim dhe kriminelin duhet, aty për aty, arrestuar. Mos harroni se i shërbeni dhe veproni në emër të popullit, ndaj edhe e keni për detyrë primare ti mproni intereset e popullit dhe të shtetit.

Kosovarët, gjithnjë, Shqipërin e kemi quajt dhe e quajm nëna e jonë. Kahjet politike, ose, po bëhem banal, budallaqet e Rames po bëjnë që, jo vetëm kosovarët por, as shqipëtarët e Shqipërisë dhe regjioneve tjera, nuk mund ta quajnë më nënë Shqipërinë.

Nuk është në mend more ai person. Fare nuk i shkon mendja se me ken po bën pazar. Po bën pazar me atë i cili, historikisht u përpoç dhe përpiqet me e zhduk popullin shqipëtar. Nuk po shkoj më larg se në vitin 1912 dhe t’ia përkujtoi Parlamentit, sepse me folë me Ramen është njisoi si, si që thot fjala e moqme, me folë me tavan. Do përpiqem ti prezentoi disa të dhëna, për të cilat kam informacione për të zezat gjenocidiale, të cilat Serbia i bëri kundër shqipëtarve dhe, duke qenë se, serbët, askush nuk i njef më mir se unë dhe familja e ime, do të përpiqet me i bërë edhe në vazhdimsi. Mos harroni se, shqipëtari dhe shqipëtarët, për donjë të keqe apo konflikt, falin dhe kërkojnë falje por serbi jo që nuk kërkon falje por nuk ngopet kurrë.

Pas luftërave, në fillim të sh.20 dhe tërheqjes së Imperis osmane, Serbia u vërsul kundër shqipëtarve, jo vetëm në Dardani por edhe në Shqipëri. Motivacionin për zhdukjen e shqipëtarve e gjente në atë se shumica e shqipëtarve janë të besimit islam, ndërsa pjesa tjetër e besimit të krishter, kinse, kanë orientim austrohungar, edhepse, historikisht, nuk ka patur qoftë edhe një konflikt të karakterit religjioz në mes shqipëtarve.

Pasi që Serbia e okupoi Dardanin, në v. 1912, njëfarë Kushtetute serbe, e quajtur progresive, nuk vlente në treven shqipëtare. Në trevat shqipëtare aplikohej joligjëshmeria dhe dhuna, për të cilat raportonin edhe mjetet e informimit europian. Ja vetëm disa.

DAILY CRONICLE -  raporton se me 12 nëntor 1912, serbet masakruan në afërsi të Shkupit 2000 ndërsa afër Prizrenit 5000 shqipëtar. Ua kanë vu zjarrin shum fshatrave ndërsa banorët i kanë masakruar;

HUMANITE I PARISIT - raporton mbi plaçkitjet, shkatrrimin dhe masakrat e 31 fshatrave;  

RIGET i DANIMARKES - raporton se ushtrija (Serbe) zhvillon luftë të tmerrëshme të zhdukjes. Sipas deklaratave të ushtarakëve (serb), janë vrarë, në mes Kumanoves dhe Shkupit, 3000 ndërsa afër Prishtines 5000 shqipëtar. Fshatrat shqipëtare janë rrethu, janë kallë, banorët i kanë qitë jasht shtëpijave dhe i kanë mbytë sikur minjët;

DAILY TELEGRAPH - raporton se duke kaluar nëpër Shqipëri, njësitet e gjeneralit Jankkovic i kanë tejkaluar të gjitha tmerrësirat e historisë botërore - duke mbytë pleq, gra dhe fëminj, madje edhe foshnje. Raportuesi vazhdon - “oficerët serb këndonin parulla se forma më e suksesëshme e pacifikimit të Shqipëris është zhdukja e plotë e shqipëtarve;

L. FREUNDLICH, në librin e vet, përveç tjerash, e citon urdhëresen e Kolonelit  A.Petroviq, të lëshuar në Krujë, me 5 janar 1913: në se ndodhë qoftë edhe një sulm, ose të vritet qoftë edhe një ushtar serb, vendi do të kallet dhe shkatrrohet dhe të gjithë mëshkujt mbi 15 vjeçar do të vriten.

Citimi i mëparshem, plotësisht përputhet me kërcnimet e VUÇIQIT në Bosnje se në se vritet qoftë edhe një serb, do të vriten 100 boshnjak. O shqipëtar, ujku e ndrron qimen por nuk e ndërron vesin apo hujin. As Vuçiqi nuk e ndërron vesin.

Në periudhen pas v. 1912, pushtetarët serb, në trevat shqipëtare të Dardanis, bënin gara se kush do të përzej ma shum shqiptar nga treva e vet. Po e përmendi një shembull. “Naqellniku” i rrethit të Zveqanit në periudhen 1924 - 1927, ishte shkarkkuar nga detyra. Në ankesë kunder vendimit kishte shkruar se meritë e tij është shpërngulja e 32.000 arnautëve në Azi (Turqi). Menjëherë, qeverija serbe e ka këthyer në detyrë.

Me fjalë tjera, ata serb që kanë bërë më së shumti kundër shqipëtarëve janë konsideruar edhe si serbët më të suksesëshëm. Përveç tjerësh, të shquar janë Çubrilloviqi, Rankoviqi dhe kuptohet famkeqi Millosheviqi. Si duket, Vuçiqi do përpiqet me ua kaluar atyre.

Jam shum i sigurtë se Rama ka dalë jasht tefterit totalisht, ose është i smuar ose është besatuar me Vuçiqin. Juve parlamentar, ishalla nuk iu ka zanë rakija, por edhe në se iu ka zënë, mund të shpresoi se iu lëshon. Ju dhe vetëm ju mundeni dhe duhet me e heqë Ramen prej qafe. Më e udhes është me menduar për inicimin e procedures për vërtetimin e gjenocidit të vitit 1912 dhe në vazhdimsi, në mënyrë çfarë e bën Armenia kundër Turqis se sa me fantazu me MINISHENGENA me Serbin, e cila i mohon krimet katastrofale në fund të shekullit të kaluar. A e shifni more, Kosovë e Shqipëri, Vuçiqi ua kryp sytë juve në një anë ndërsa në anën tjetër, falë vëllaut të tij Putinit, dita me dit armatoset deri në dhëmb. Për çka, sepse e ka në shnjestër Kosoven.

(Kosova Sot Online)