Hashim Thaçi ka bërë ‘tregti politike’ me gjenocidin, e ka përdorë si...

Hashim Thaçi ka bërë ‘tregti politike’ me gjenocidin, e ka përdorë si...
Hashim Thaçi ka bërë ‘tregti politike’ me gjenocidin, e ka përdorë si...

Kimete Berisha

  • 23 December 2019 - 11:22

Kosova nuk e ka paditur Serbinë për gjenocid, edhe pse qe 19-të vjet pas luftës ka pasur mundësi ta bëjë këtë!

Hashim Thaçi ka bërë 'tregti politike' me gjenocidin, e ka përdorë si 'armë personale në dorë' për vetëmbrojtje dhe për ta 'trëmbur' Vuçiçin, por seriozisht nuk e ka pasur asnjëherë.

E ka shfrytëzuar 'gjenocidin' politikisht për nevoja personale dhe të karrierës së tij.

Pa pikë ndërgjegje.

Pse Hashim Thaçi dhe komandantët e tjerë që e mbajnë Kosovën peng qe 19-të vjet (e vjedhën, e privatizuan, e primitivizuan, e degraduan, e dearsimuan, e dekulturuan, e zbrazën dhe e varfëruan) presin nga Edi Rama t'ia përmend Vuçiçit gjenocidin ndaj shqiptarëve, kur vetë janë ulur me të në bisedime prej vitit 2007 e nuk ia kanë përmendur!

Pse Hashim Thaçi nuk kërkonte nga Vuçiçi t'i pranonte krimet serbe e të kërkonte falje, por pa asnjë kusht takohej e bisedonte me të.

Pse u dashka që Edi Rama ta kushtëzojë Vuçiçin me 'pranimin e fajit për krime' e Hashim Thaçi jo!

A është Ramush Haradinaj dhe qeveria e tij ajo që mbajti 1 minutë heshtje për kriminelin Oliver Ivanoviç (momenti kur edhe lindi neveria ime e përhershme ndaj tij).

Unë jam e Mitrovicës dhe pas luftës kur një grup kemi provuar të kthehemi në banesat tona në veri, Oliver Ivanoviç na ka ndaluar te Ura e Ibrit dhe na ka thënë 'Grdno ste se varili'.

Sa e sa nanën e ka lënë shkret, sa e sa derën e ka mbyllur me ferr Oliver Ivanoviç kurse qeveria Haradinaj e ka nderuar me 1 minutë heshtje.

Nga akuza për gjenocid Serbinë e ka mbrojtur Hashim Thaçi me komandantët e tij, e jo Edi Rama.

Kur e pa se ka sharruar në pis'hane deri në fyt, dhe e ka kuptuar se Vuçiçit nuk i 'besohet', Hashim Thaçi po provon të tërhiqet dhe t'ia lë popullit në dorë politikën, kurse fajin t'ia gjuaj Edi Ramës.

Hashim Thaçi po e përfundon karrierën politike si avokat i Serbisë.

Ka pas premtuar se do ta padis edhe Dick Martyn por nuk e mbajti fjalën.

Peng i kujt është Hashim Thaçi, përgjegjësi kryesor pse sot Serbia është e lirë nga padia për gjenocid!

Shqipëria nuk ka faj pse Kosova s'ishte e zonja ta padiste Serbinë së paku për vrasjen e fëmijëve shqiptarë!

Hashim Thaçi duhet të shkarkohet!

Sepse e ka deformuar luftën, e ka deformuar historinë, e ka deformuar të vërtetën dhe ia ka humbur shansin Kosovës ta padis Serbinë për gjenocid.

Gjenocidin e ka shfrytëzuar për interesa të vetat.

Ky i ka prirë të gjitha proceseve të bisedimeve dhe s'ka lënë kënd me prek kur kanë qenë në pyetje bisedimet me Serbinë.

P.S. Të ishte vetëm Edi Rama 'i keq' s'e kish bë kush hesap. Problemi është se Edi Rama nuk është 'problemi' ynë.

(Kosova Sot Online)