Sonte, kur krejt bota krishtere pret ringjalljen e Krishtit, Isa Mustafa e pret një ‘sms’ nga Albini

Sonte, kur krejt bota krishtere pret ringjalljen e Krishtit, Isa Mustafa e pret një ‘sms’ nga Albini
Sonte, kur krejt bota krishtere pret ringjalljen e Krishtit, Isa Mustafa e pret një ‘sms’ nga Albini

Kimete Berisha

  • 24 December 2019 - 18:33

Sonte, kur krejt bota krishtere pret ringjalljen e Krishtit, Isa Mustafa e pret një 'sms' nga Albini që ja kish kthy buzëqeshjen dhe ymrin ja kish shtu.

Shumë e dhimbshme.

Bashkëndjejë me të se e njoh mirë atë ndjenjë.

Pyetne a me më rëndësi është m'u ringjall sonte Krishti apo m'u bë Ai president. Keni me mbet pa mend qysh e elaboron ky 'çështjen'.

Dikush më tregoj se Isa po e mban telefunken n'prehër, se po i duket që po cing e po vibron, pa vibru hiç.

Po i diftohet vibrimi, sepse e ka prek 'Phantom vibration syndrome', kur Isës i duket se po i cingron telefoni, e në realitet nuk cingron.

Kjo ndjesi po t'u lajmërojke kur je tuj e prit një sms, bile po mujshe me dal krejt te dyert e oborrit me këqyr mos u ardh Albini bashkë me telefonin e tij me ta pru sms-në.

E tranoj Albini, po kështu ish jeta, pa dalë dikush që t'i shkatërron nervat, s'po bëjke.

E kush s'i ka ba do vjet e ka kohë m'e mbledh mend le ta shfrytëzon rastin sonte në këtë festë m'u përmirësu, s'ka lidhje a je mysliman a çka je, sepse psikologjia e ka zbuluar se njeriu merr vendime më racionale kur mendon në gjuhë të huaj (ose në fe të huaj)

Edhe aman silluni mirë se krejt po t'u kthejshin. po vike dita hallku s'po ta çelshin telefonin.

Isa s'ja ka pagu Rugovës telefonin (gjynah e ka lënë në terr informativ), qe tash Albini po ia zhagit sms-në, deri në moment të fundit.

Me ta harru kush s'po ta harrojke-veç po të rrejshin.

Ani me ta fal kabahatin, hiç se hiç, veç ishalla Zoti falë, gjë që dyshoj se, siç kam thënë me një rast (auto-citat) Sikur të falte Zoti s'do ta kishte bë hazdër xhehnemin.

(Kosova Sot Online)