Ku është Ismail Kadare?!

Ku është Ismail Kadare?!
Ku është Ismail Kadare?!

Skender Kapiti

  • 25 December 2019 - 11:51

Ku janë politika, “patriotët”, studentët, shoqëria civile, intelektualët, akademikët dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë që heshtin për minishengenin ballkanik?! Ku është Ismail Kadare , i cili nuk doli fare në skenë as siperfaqësisht për ta kundërshtuar minishengenin?

Kur pritet të dalë e të duket letrari Kadare si patriot e antiminishengenist i madh , apo ashtu si priti për të dalë si europian, antikomunist e demokrat kur po binte komunizmi, tani po pret kur të largohet Edi Rama si kryeministër dhe pastaj do ta kritikojë fort idenë e ndarjes së Kosovës dhe minishengenin?!

Ky konjuktural që dikur ishte antiRugovë , a pastaj edhe antiUÇK, dhe kur ndryshuan rrethanat u “pishmanua”. Ky që ndërron fe dhe urren muslimanizmin per te marrë një çmim Nobel si antishqiptarët Handke e Andriq, por që është ateist.

Ky intelektual hesht kur ia do interesi pasi është konjuktural që i bën fresk çdo pushteti; ky ishkomunist e antieuropian që na u konvertua ne eurointegralist, demokrat e nacionalist ashtu dhe kur ia deshi atij po interesi.

(Kosova Sot Online)