Letrat e dehura të Presidentit

Letrat e dehura të Presidentit
Letrat e dehura të Presidentit

Kimete Berisha

  • 27 December 2019 - 18:47

Ftesat e një pas njëshme të Presidentit drejtuar Albin Kurtit janë qesharake.
Dhe, joserioze. Dhe tendencioze. Dhe patetike.

Mjafton një ftesë në ditë, 'ftyro'.

Presidenti po bëhet qesharak duke u përpekur ta bëjë Albinin të duket joserioz.

Këta janë poteza të lodhtë dhe ordinerë të një Presidenti që s'i ka mbet gjë e hajrit për me ra në sy përveç me lu me letra.

E që po na befason Albini, po na befason, me
veprime që as nuk i keni pa andërr.
Neil Armstrong sinqerisht kish pas bë be, se ka qenë shumë i befasuar pse kurrë në jetë nuk e ka pa andërr që ka shku në Hanë.

Albin Kurti u bë si Elvis Prisley n'vakt t'vetin, çdo lëvizje në skenë e yllit të popit çonte pluhur të madh, i ngrehshin gjinja floktë me rranjë kur ai e lëvizte 'pollën' veç pak.
Çdo gjest i vogël i Albinit po bëhet temë 'e madhe'.

Mua më pëlqen 'kapriço' (rrebet) e Albinit, se ndryshe nuk krijohen njerëzit e jashtëzakonshëm...por ama puna rrezik se sot e kam hetu një nervozë në Albinin dhe disponim të ldkistëve pro PDK-së.

Sot për herë të parë e dëgjova këtë fjalë të urtë popullore që thotë:
'Më mirë me një dreq se me një thi thi', demek PDK dreq, po kryn punë, e Albini 'thi' s'ta prenë konopin.

Dashnia e 'vetme' qenka më 'e rëndë' se dashnia e parë.
Ndoshta se 'e njofshme' , dashnia e 'vetme', dashni e mësuar përmendësh, si vjersha, e do Isa-Hashimin me sy mshel.

P.S. M'u ka tek. Mua më teken do njerëz e shumë zor heqi dorë prej tyre, pa i nxan 'me pelë përsore'

S'ka kush që ma ndryshon mendimin e mirë për Albin Kurtin.
Mirëkuptomëni, se ai dhe Vjosa Osmani për mua janë e vetmja shpresë e këtij vendi të shkatërruar nga çifti i Presidentit që sot po luan me letra të dehura.

(Kosova Sot Online)