Mendësia "koqake" dhe primitive!

Mendësia
Mendësia

Ismail Muçiqi

  • 30 December 2019 - 08:34

Pas kërcnimit ndaj Albin Kurtit!

Kërcënimi ndaj Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, janë shqetësuese dhe të mjerushme për kohën ku po jetojmë. Shqiptarët derdhën shum gjak në periudha të ndryshme historike duke u mbrojtur nga armiqët e ndryshëm të cilët asnjëhere nuk u ndalën për ti okupuar dhe sunduar. U derdh shumë gjakë për të shpallur Pavarsinë në vitin 1912. Shqiptarët u sakrifuan edhe gjatë luftës së parë dhe të dytë Botërore u vran me mija e mija te ri dhe të reja për liri dhe për mbijetës kombëtare. Gjatë këtyre periudhave historike armiqët e ndryshëm investuan shumë mundë dhe para për ti përqarë liderët shqiptarë, të cilët në periudha të caktuara ishin në krye të lëvizjes kombëtare qe nga tubimi histotik i Lidhjes së Prizrenit e deri tek lufta dhe organizimi i Ushtris Qlirimtare të Kosovës.

Duhet theksuar se gjatë periudhave të ndryshme të historisë së Kosovës armiqët e ndryshëm u muduan që Kombin Shqipëtar ta përqajn edhe përmes përcaktimit fetar, si vlerë kulminante e harmonis ndërmjet njerzeve.Në kohën e tanishme kur Kosova ka shpall Pavarsinë dhe po bën përpjekje të ndërtoj shtetin ligjor dhe sistemin demokratik të vlerave europerimdimore, për fat të keq ende ka individ të cilët janë pjesë e partive politike të cilët përmes mendësis dhe botkuptimeve përmes metodave "koqake",(cubave), kërcënojn individët apo rivalët politik. Rasti i fundit ndaj Albin Kurtit është rastë i cili duhet të denohet dhe gjykohet jo vetëm nga organet e drejtësisë por edhe nga vetë qytetarët, ka kaluar koha e vllavrasjeve, për motive politike. Qytetarët e Kosovës me zgjedhjet e fundit nacionale treguan kulturë dhe vetëdije të lartë politike Kombëtare duke dhënë votën e tyre sipas dëshirës dhe mendimit të lirë.

Shoqëria kosovare tani ka nevojë të mobilizohet dhe vedisohet për ti ndërtuar instuticionet e reja shtetërore për ta derguar vendin përpara. Çdo kërcënimi apo veprimi në acarimin e mardhënjeve ndërnjerëzore është i domshëm dhe qon ujë në mullijt e armiqëve. Duhet të mësohemi dhe të pajtohemi për ti ruajtur dhe përkrahur figurat politike të cilat i mbështet populli. Vetëm në këtë mënyrë mundë të dëshmojmë se jemi shoqëri e pjekur dhe emancipume për të pranuar konkurencën edhe në rrafshin politik. Shoqërin Kosovare mjaft e kanë lënduar vrasjet e mëhershme të figurave të ndryshme politike të cilat kan mbetur barrë e randë për kohën. Populli shqiptarë qysh në vitin 1999 i shpalli luft vllavrasjes jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare. Ne ishim dëshimtarë të kohës kur u falën me mija e mija gjaqe për nder dhe u ba pajtimi dhe homogjenizimi për një ideal e ai ishte bashkimi shpirtëror dhe historik i kombit.

(Kosova Sot Online)