Urime për kthimin tonë të ri në të kaluarën...?!

Urime për kthimin tonë të ri në të kaluarën...?!
Urime për kthimin tonë të ri në të kaluarën...?!

Skender Mulliqi

  • 30 December 2019 - 10:54

Kjo çka po shohim , kjo qka po ndiejmë ,qka po përjetojmë, nuk është e mirë, nuk është njerëzore,  e atdhetare më së paku. Gjithmonë fajtor janë njerëzit e vegjël, së ashtu dojnë dhe mendojnë ata që janë ngritur lartë.

Ata të cilët me "gjon" siq thuhet në zhargonin e futbollit , po shkojnë mbi njerëzit e vet! Krejtë kjo është një qorbë , e cila  jo që nuk ushqehet por as që shijohet. Situata politike por edhe ajo e sigurisë , nuk  kan erë aspak të mirë.Nese kemi qenë optimistë, pas këtyre zgjedhjeve , duket së po futenm në qorrsokak. Po na fusin  ata për të cilët votuam , e premtuan së do të ndryshojnë gjendjën për të mirë. Kosova dhe populli i saj mendojë së më në fund do të bëjmë shtet ligjor e funksional.

Kujtuam të gjithë së  do të krijohen kushtet për jetës më të mirë në vendin tonë, e jo të ikim sa ma largë. Po shohim pas këtyre shtyrjeve pas posteve së më të cilët njerëz vërtetë kemi punë.Secili po na del më yst së tjetri.

Këto ngjarje të fundit , dhe të gjitha që i përjetaum deri më sot, janë duke na i hapur sytë dhe mendjen  besoj shumicës, që të shikojmë së në çfarë shtyllash të dobëta po mbahet shteti! Diskursi politik  është i njejtë.Sharje, shtyrje më brryla, imitime të keqija, gadi e gjitha e kthyer përmbys.Si do ta kemi mirë në këtë vend, kur gjithëqka paraprakisht përgatitet nën kulisa, dhe kur gjitheqka organizohet më skenare të posaqme? Mirë është të jetojmë më realitetin , së më ëndrra të mira jetuam tepër gjatë.

Po dihet së kush janë fajtorët, për të gjitha.Situata është serioze, por që duhet të na mbush mend të gjithëve së tepër gjatë u ushqyam më iluzione.Koha nuk na pret. I  harruam armiqët, harruam të parët tanë, harruam historinë , harruam varrët, identitetin , shtetin ...Urime për kthimin tonë të ri në të kaluarën?!

Shkaku i armiqëve që i kemi, nuk i lamë mbrapa  të gjitha përqarjët dhe ndarjët mbi bazat partiake e ideologjike.Sundimtarët do të duhet ta dinë së mekanizmat e tyre po harxhohen.

Dhe, po harxhohet edhe retorika  për demokracinë të cilën po e fuqizojnë. Makineria e propagandës politike është duke e kthyer shoqërinë nga viti 2019, edhe për shumë e shumë  vite mbrapa, kur shtetet demokratike planifikojnë të ardhmën e tyre edhe për 100 vite përpara.Rrugën kah Evropa spo e përmend  askush. Vitët po kalojnë shpejt,  ne  po  stagnojmë...!

(Kosova Sot Online)