I.Kadare 2019 dhe Esad Toptani 1916 me titullin francez “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

I.Kadare 2019 dhe Esad Toptani 1916 me titullin francez “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”
I.Kadare 2019 dhe Esad Toptani 1916 me titullin francez “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

Skender Kapiti

  • 06 January 2020 - 10:58

Makron,Presidenti aktual i Francës bllokuesi dhe refuzuesi i hapjes së Negociatave me Shqipërinë i jep Kadaresë titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” duke u bërë kështu shqiptari i dytë pas Esad Pashë Toptanit në vitin 1916, të cilet marrin një urdhër të tillë për shërbim ndaj kombit francez.

Franca është shteti dhe kombi më serbofil në Botë. Por edhe pysim se përse Kadare edhe heshti dhe për rastin e minishengenit kur i gjithë opinioni publik , intelektual e politik në Kosovë po edhe kudo ku ka shqiptarë e dënuan atë marrëveshje të ashtuquajtur “minishengen”?

Ismail Kadare heshti për minishengenin , pasi nuk mund të “prishej” me Presidentin Makron të Francës që jep tituj të tillë si President i Francës i cili ishte pra edhe aktori kryesor që Shqipërisë nuk iu hapën negociatat për në BE në Vitin 2019.

Kadare nuk do t’ ia dijë sepse ka interesin e vet personal ,mjafton që atij Presidenti francez Makron t’i japë Titullin e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit” dhe për Kadarenë jo vetëm mos të hapen negociatat, por edhe minishengeni të realizohet, pasi ajo marrëveshje ka në prapavijë mbështetjen e Makron për Vuçiçin, të cilit Kryeministri i Shqipërisë ia ka deleguar edhe legjitimitetin që të flasë me Presidentin francez Makron për dakordësinë e Shqipërisë për minishengenin neojugosllav.

Me rolin kryesor e lider,Serbinë. Kjo do të thotë se parësore për shkrimtarin është ndonjë titull francez, dhe jo dështimi i negociatave për shkak të këmbënguljes së Presidentit francez Makron, për shkak të kryeministrit Rama të Shqipërisë dhe as nuk ka rëndësi për të as marrëveshja antikombëtare e sidomos antiKosovë Rama-Vuçiç.

Do të thotë ndokush se çfarë lidhje ka letërsia me politikën këtu?! Ka shumë rëndësi pasi së pari qoftë ushtarak si E.Toptani atehere, apo intelektual apo shkrimtar si Kadare tani, ai duhet të jetë patriot dhe opozitar kundër çdo veprimi e sjellje antikombëtare si të të huajve, qofshin ata presidentë, politikanë, shkrimtarë, por edhe institucione ndërkombëtare; ashtu si edhe duhet të jetë opozitë edhe kunder politikës e politikanëve të vëndit të vet, kundër regjimeve autokratike, krimit e korrupsionit të tyre, dhe jo indiferent e servil karshi tyre.
Intelektuali i vërtetë duhet të karakterizohet së pari nga guximi për ta përdorur në epokën e tij guximin kritik, forcën intelektuale, autoritetin dhe respektin që ai ka në shërbim të ndryshimit, për ta shëmbur reputacionin, arrogancën, arbitraritetin , korrupsionin, hipokrizinë dhe tradhëtinë e politikës e të pushtetit të keq prej të cilëve pësojnë bashkëkombasit e vet.

Nuk është gjithçka qellimi dhe interesi personal p.sh. as Çmimi “Nobel” , sa që nga përvitëshmëria e kërkesës për ta fituar atë Kadare, kjo është bërë aq bajate sa që edhe nëse do t’i akordohej atij ndonjëherë , duket sikur do t’i jipet si lëmoshë. Nuk është se tashmë Nobeli ka ndonjë reputation të besueshëm , ai po bëhet edhe i konsumuar, edhe i pa autoritetshëm përderisa ka disa personalitete të cilat e kanë refuzuar marrjen e tij, si dhe ka raste kur e kanë kthyer atë mbrapsht.

Nobelin madje e kanë marrë edhe shkrimtarë racistë e shovinistë antishqiptarë si serbi I. Andriq, dhe vitin e kaluar edhe austriaku Handke, admiruesi dhe simpatizani i genocidit serb mbi shqiptarët. Nuk janë rastësore këto që Presidenti francez vepron: edhe pengon e bllokon integrimin e Shqipërisë në BE, dhe nga ana tjetër me një titull për një shkrimtar shqiptar bën sikur ka respekt për Shqipërinë, kur titulli atij i jepet atyre qe i shërbejne imazhit reputacionit të Francës.

Pra, Presidenti francez Makron i jep po atë Titull të “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit” të cilin Presidenti francez Raymond Poincare me 14 Prill 1916 ia ka dhënë edhe Esad Pashë Toptanit

(https://shqiptarja.com/lajm/kur-presidenti-francez-dekoronte-esat-pashen-me-titullin-e-oficerit-te-madh-te-legjionit-te-nderit?r=kh9

Se kush është Esad Toptani dihet tashmë dhe të cilin Serbia e nderon dhe e respekton si mik dhe aleat të madh të saj, dhe varri i të cilit është jo rastesisht bashkë në një vënd në varrezat e ushtarëve serbë në Paris. Pra Franca nderon ata të cilët i shërbjnë asaj, por në rastin e Esad Toptanit Franca ka nderuar edhe antishqiptarin E.Toptani të cilin serbët e njohin dhe e konsiderjnë si mik të madh të serbëve për sherbimit që ai i ka bërë Serbisë sidomos pasi ai e shpëtoi nga katastrofa ushtrinë serbe të cilen e kishte shpartalluar ushtria austriake..

Prandaj nuk ka vënd për ekzaltim dhe as për krenari pse edhe Kadare mori një titull të tillë francez.
Po të ishte me të vërtetë edhe shkrimtar, por po të ishte së pari një patriot i mirë Kadare, shërbimin më i mirë i tij për imazhin e Shqipërisë do të ishte që t’ia kishte refuzuar titullin Presidentit francez, të paktën të bënte kështu minimumin që bëri Doktoresha suedeze znj. Christina Doctare, e cila , e ktheu Çmimin Nobel të fituar në Vitin 1988 si një protestë kundër asaj që Nobeli i Vitit 2019 për letërsinë iu dha austriakut Handke, pasi ai kishte mbështetur genocidin dhe kishte përkrahur regjimin kriminal të Millosheviçit kundër shqiptarëve. Ky është morali dhe dinjiteti që tregon madje një personalitet i huaj për shqiptarët.

Znj. Doctare meriton të dekorohet nga Prishtina dhe Tirana përderisa veprimi i saj është në favor të shqiptarëve, të reputacionit të Shqipërisë e të Kosovës.Ky është kontribut që me siguri nëse Kadare do ta kishte fituar një çmim Nobel është pak e besueshme se ai do ta kishte kthyer atë për shkak të Handkes siç veproi znj. Doctare.

Pse nuk reagoi kundër Handkes Franca dhe as Makron kur Franca mbahet si “djepi” i lirive dhe të të drejtave universale të njeriut?! Apo, kur bëhen krime mbi shqiptarët dhe muslimanët dhe kur mbështeten ato si në rastin e Handkes këto nuk përbëjnë shqetësim për Francën dhe as për Europën?! Dihet historiksht që në Paris gjithmonë është gatuar çorbë serbe për Ballkanin.

Dhe aktualisht edhe në Nëntor të vitit 2019 u dëgjuan dhe u konstatuan retorikat antiNATO e që janë entuzaste për Rusinë, aleatin strategjik të Serbisë, kur Makron shprehej se: “NATO ndodhet në vdekje klinike”.

Serbia e Presidenti i saj krenohen për Nobelin e Handkes sikur atë ta kishte fituar një shovinist e kriminel serb.
Ky titull i cili iu dha Kadaresë nga Presidenti i Francës, pra titulli “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” ndër të tjera jipet për meritën për ata të cilët “…puna e tyre ndikon në rritjen e reputacionit të Francës…” që do të thotë se jipet kur i shërben Francës, pra është një shpërblim për merita në shërbim të kombit francez.

Por përse Makron nuk i shërbeu aspak Shqipërisë, por përkundrazi i ndëshkoi shqiptarët me refuzimin kategorik që ai i bëri hapjes së Negociatave për Shqipërinë për integrimin në BE. Dhe lind kjo pyetja edhe natyrshëm apo jo: cila është krenaria, përfitimi dhe interesi të shqiptarëve hapja e negociatave për shqiptarët apo një lodër dekorative franceze për Kadarenë për shërbim ndaj Francës?!

Se ka edhe shtete, qeveri e kombe armiq të shqiptarëvë të cilët kanë dekoruar e madje edhe shenjtëruar shqiptarë për shërbimin që ata i kanë bërë Serbisë dhe Greqisë dhe kishave të tyre. Dhe është mëse normale që Shqipëria e shqiptarët nderojnë e respekojnë shkrimtarë,letrarë, politikanë etj. me origjinë e që u përkasin kombeve të tjera por që kanë vepruar e kontribuar për Shqipërinë e Kosovën si p.sh. B.Klinton, T. Bler, Ç.Klark, M. Ollbrajt, A.Merkel, Erdogan etj., siç do të kishte qenë mirë që një i tillë pro Shqipërisë të kishte qenë edhe E. Makron , por që ai veproi të kundërtën , si një racist kundër Shqipërisë, si kryesori e promotori i moshapjes së Negociatave për Shqipërinë.

Pra, mos e bëri këtë dekorim për Kadarenë Presidenti frances Makron për ta “shfajësuar” veten e tij për atë veprim antishqiptar të tij me moshapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor 2019 duke menduar se opinioni do të mashtrohet prej kësaj: se shikoni se sa e mirë është Franca dhe Presidenti francez, sepse e respektoi shkrimtarin Kadare për shërbimin që ai i ka bërë për reputacionin e Francës?!

Dhe mos i është dhënë Kadaresë ky titull edhe për meritën si një personazh konjuktural që dikur ishte letraro-komunist, antiRugovë, dhe kur ndryshuan rrethanat u “pishmanua” për to. Ky që ndërron fe dhe urren muslimanizmin për të marrë një çmim Nobel si antishqiptarët Handke e Andriq, por që është ateist. Ky intelektual që hesht e serviloset gjithkujt kur ia do interesi pasi është konjuktural që i bën fresk çdo pushteti; ky ishinternacionalisto-proletar, ishkomunist e antieuropian dhe ky kryeletrar i realizmit socialist te ideologjisë kriminale komuniste që na u konvertua në humanist, globalist, eurointegralist, demokrat e nacionalist ashtu dhe kur ia deshi atij po interesi.

Pra mos i jipen “tituj” Kadaresë për veprat letrare të tij si relike e vjetërsirë të letërsisë së dalë boje e mode, të asaj ateiste, social-komuniste, pa marrë parasysh se realizmi letrar socialist ishte fryma ideologjike e atij sistemi antihuman, por që perendimorët nuk kanë pësuar vuajtje e tmerre prej sistemit komunist siç ishte diktatura e egër komuniste në Shqipëri ?!

Dhe a mundet të marrë cmimin Nobel një shkrimtar i oborrit të diktatorit Hoxha që i thuri “lavde përjetësie” diktaturës dhe “Baba” Stalinit të pavdekshëm:

Në gjysmështizë flamurët era tund,
Gjëmime topash ndihen në hapësirë
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumirë,
Pra lamtumirë mik i madh, baba!
Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
Së bashku me Leninin krah për krah

ismail-kadare-poezi-per-vdekjen-e-stalinit-lamtumira-e-fundit-5-mars-1953/

(Kosova Sot Online)