Lista Serbe duhet të shkojë te dera e Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtit

Lista Serbe duhet të shkojë te dera e Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtit
Lista Serbe duhet të shkojë te dera e Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtit

Ragip Guraziu

  • 06 January 2020 - 12:01

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kushdo që dëshiron të formojë Qeverinë, edhe Albin Kurti, duhet të shkojë fillimisht në derën e Listës Serbe.Derisa,Vuçiq: Kosova ka përkrahje për ta konsideruar Kishën e Deçanit trashëgimi kosovare.

“Nuk dua të jem një zog ogurzi. Shpresoj që nuk do të arrijnë të na bindin se Kisha e Deçanit dhe trashëgimia tjetër e mbetur i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Ata në fakt do të thonë se ajo i takon trashëgimisë kosovare dhe për këtë kanë përkrahje”, ka thënë  Vuçiq bashkëpunëtori më i ngushtë i Slobodan Millosheviqit,tani presidenti i Serbisë...

Kush është Marko Gjuriq, politikani serb që u poshtërua në Kosovë e që kërkonte rrëzimin e Millosheviqit?

Marko Gjuriq është politikan serb që shërben si drejtor i zyres për “Kosovë dhe Metohi” që nga shtatori i vitit 2013. Ai poashtu ka shërbyer si këshilltar për politikë të jashtme i Presidentit të Serbisë nga 2012-a, e deri më 2014-n.

Ai është një 34 vjeçar i lindur në Beograd, që e ka kryer fakultetin juridik në vitin 2010, pasi e kishte nisur më 2002. Në vitin 200 ai ishte bashkuar me Lëvizjen Otpor! e cila mësynte rrëzimin e diktatorit serb Sllobodan Millosheviq dhe i kritikonte ashpër ato.

Në fund të vitit 2012 ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe të Presidentit [SNS] aktual serb Aleksandër Vuqiç, shkruan Periskopi. Në vitin 2011, ai ishte punësuar si hulumtues në “Institutin për studime politike” në Beograd, por duke e ngrirë statusin e tij në Institut pasi që kandidati i SNS-së Tomislav Nikoliq i kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në maj të 2012-s. Kjo bëri që Gjuriq të hynte në Zyren e Presidentit.

Kush është Marko Gjuriq? Stërnipi i famëkeqit Nikolla Pashiq me bindje fashiste

Gjuriq është një politikan serb tridhjetë e gjashtë vjeçar që shërben si drejtor i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë që nga viti 2013. Ai kishte shërbyer po ashtu si këshilltar për politikën e jashtme në kabinetin e Presidentit të Serbisë nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Njeriu që njihet për qëndrimet e tij të ashpra kundër Kosovës. Së fundi ai po ashtu mohoi masakrën e Reçakut në të cilën ishin vrarë brutalisht 45 shqiptarë, dhe e cila ishte dokumentuar edhe nga z.William Walker ditë pas atij krimi makabër.

Vetëvendosje në vazhdimësi kishte përsëritur, dhe me të drejtë, se nuk do të futej në negociata me një politikan nga regjimi serb i cili jo që nuk kërkonte falje për krimet e bëra në Kosovë, por biles vazhdonte t’i mohonte ato edhe 20 vjet pas luftës.

Gjuriq njihet si një ndër politikanët më famëkëqij në këtë drejtim. Ai në shumë raste ka shpërfillur autoritetet e Kosovës duke hyrë brenda vendit pa marrë lejen adekuate. Megjithatë, në një rast më 26 mars 2018, ai ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës pasi po qëndronte pa leje në territorin e Kosovës.

Gjuriq njihet si një ndër politikanët më famëkëqij në këtë drejtim. Ai në shumë raste ka shpërfillur autoritetet e Kosovës duke hyrë brenda vendit pa marrë lejen adekuate. Megjithatë, në një rast më 26 mars 2018, ai ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës pasi po qëndronte pa leje në territorin e Kosovës.Njeriu që ishte në të majtë të z.Xhelal Sveçla njihet për qëndrimet e tij të ashpra kundër Kosovës. Së fundi ai po ashtu mohoi masakrën e Reçakut në të cilën ishin vrarë brutalisht 45 shqiptarë, dhe e cila ishte dokumentuar edhe nga z.William Walker ditë pas atij krimi makabër.

Vetëvendosje në vazhdimësi kishte përsëritur, dhe me të drejtë, se nuk do të futej në negociata me një politikan nga regjimi serb i cili jo që nuk kërkonte falje për krimet e bëra në Kosovë, por biles vazhdonte t’i mohonte ato edhe 20 vjet pas luftës.

Gjuriq njihet si një ndër politikanët më famëkëqij në këtë drejtim. Ai në shumë raste ka shpërfillur autoritetet e Kosovës duke hyrë brenda vendit pa marrë lejen adekuate. Megjithatë, në një rast më 26 mars 2018, ai ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës pasi po qëndronte pa leje në territorin e Kosovës.

Sidoqoftë, karriera e tij politike në Serbi është mjaft e dendur. Gjuriqi kishte marrë pjesë si aktivist në rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 dhe kishte punuar si hulumtues në disa institute kërkimore politike.

Gjyshi i tij nga ana e nënës, dr.Najdan Pashiq, ishte profesor dhe teoricien social e politik, dhe një prej themeltarëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit. Katragjyshi i tij nga ana e nënës ishte famëkeqi Nikolla Pashiq, i cili kishte shërbyer si Kryeministër i Serbisë dhe Jugosllavisë gjatë gjysmës së parë të shekullit 20, në të cilën forcat e tij kishin kryer masakra ndaj popullsive shqiptare.

Ai kishte pasur bindje të forta fashiste dhe kishte shtyrë përpara idenë gjenocidale të “Serbisë së Madhe” duke propozuar që Mbretërinë e Jugosllavisë ta udhëhiqnin gjithnjë serbët.

Pashiq po ashtu njihet për marrëveshjen famëkeqe me Ahmet Zogun, i cili i kishte falur një pjesë të Shqipërisë për të rimarrë pushtetin nga bolshevikët e Fan Nolit.

Politikani i preferuar i Merkelit, me të afërmit e vrarë nga ‘ustashët’: Kush është Aleksandër Vuçiq?

Së shpejti do të mbahet faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja thuhet se ka kërkuar që kjo fazë të zhvillohet në nivel presidentësh. Presidenti ynë nuk njihet për shkathtësi në dialogim – sepse nuk mund të jesh i shkathtë në dialogim me një fjalor aq të kufizuar – dhe e ka diskredituar figurën e tij në vend. Por, presidenti serb, për fatin tonë të keq aktualisht është në momentin e tij më të mirë.

Vuçiq është lideri i preferuar i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nuk kishte ngurruar ta mbështeste edhe në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Serbi vitin e kaluar. Ato zgjedhje i kishte fituar edhe më bindshëm seç pritej Vuçiqi dhe përgëzimet për të kishin qenë të shumta.

Donald Tusk e kishte quajtur në një takim të mbajtur para një jave politikën serbe si “po aq kreative sa ishte edhe Nikolla Teslla në shkencë”. Një deklaratë mjaft shqetësuese për Kosovën që nuk ka idenë më të vogël sesi t’i dalë përballë këtij kreativiteti e që së fundi po përpiqet të unifikojë spektrin politik kundër Vuçiqit.

Por kush është Vuçiqi?

Ai është një 48 vjeçar që sundon me dorë të hekurt në Serbi. Popullariteti i tij është në rritje, ndërkohë që opozitarizmi kundër tij është thuaj qesharak. Vuçiqi ka kërkuar ‘dialog të brendshëm për Kosovën’ por i cili nga vetë serbët po interpretohet si ‘monolog’. Sidoqoftë, në letrën që ai shkroi para një viti, paraqiti shenja të qarta përparimi duke iu kërkuar serbëve që të pranonin realitetin e ri

Por, prapa asaj letre publike që me gjasë si lexues më shumë se serbin e rëndomtë që jeton në Serbi e mendonte lexuesin në Bruksel e në Washington – fshihej përpjekja për të marrë goxha shumë nga Kosova. Asociacioni i komunave me shumicë serbe duket në sfond. Ndërkohë që ndarja territoriale është një ide që thuhet se mbështetet prej tij ende.

Ai ka lindur në Beograd, por origjina e tij është nga Bosnja qëndrore. Të parët e tij ishin përzënë nga vendet e tyre prej fashistëve kroatë “ustashëve” gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ustashët madje ia kishin vrarë gjyshin dhe dhjetëra të afërm të tjerë.

Të dy prindërit e tij kanë diplomuar për ekonomi. Babai i ka punuar si ekonomist ndërsa nëna si gazetare. Vetë Vuçiqi e ka kryer Fakultetin juridik në Universitetin e Beogradit. Ai e ka mësuar anglishten në Angli derisa punonte si tregtar. Pas kthimit në Jugosllavi, ai kishte punuar si gazetar në Bosnjë. Në atë kohë, ai e kishte intervistuar politikanin e dënuar për krime lufte Radovan Karadziqin ndërkohë që kishte luajtur shah me gjeneralin Ratko Mlladiq.

Si i ri, ai kishte qenë tifoz i flaktë i Crvena Zvezdës dhe i kishe ndjekur ndeshjet e saj nga stadiumi. Mbase ka qenë në stadium edhe kur Prishtina e kishte mposhtur skuadrën e tij të zemrës në vitet 80.

Vuçiqi iu kishte bsahkuar Partisë Radikale Serbe [SRS] në vitin 1993, parti kjo që ideologjinë e saj e bazonte në nacionalizmin serb dhe që qëllim e kishte “Serbinë e Madhe”. Në moshën 24 vjeçare, ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i SRS-së.

Në vitin 1998, pra në kohën e luftës në Kosovë, ai ishte zgjedhur Ministër i Informacionit dhe kishte shërbyer në qeverinë e Mirko Marjanoviqit për dy vjet. Meqë padurimi me Millosheviqin po shtohej edhe brenda Serbisë, ai kishte xhobitur gazetarët që e kishin kritikuar qeverinë dhe madje i kishte ndaluar disa rrjete të huaja televizive. Në vitin 2014 ai e kishte pranuar se kjo gjë kishte qenë gabim, duke thënë se “nuk i vinte turp t’i rrëfente gabimet e tij politike.”

Gjatë periudhës së tij televizionet serbe ishin akuzuar se po shpërndanin propagandë nacionaliste që demonizonte pakicat etnike dhe që legjizimonte mizoritë që kryenin forcat serbe kundër tyre. Pra, po flasim për kohën e luftës në Kosovë. Nga një njeri që kishte qenë viktimë e mizorive Aleksandër Vuçiqi ishte bërë një përligjës i mizorive ndaj viktimave të tjera.

Pas mospajtimeve mes Tomislav Nikoliqit dhe Vojislav Sheshelit, Vuçiqi poashtu e ndërroi partinë duke u bërë me të parin. Partia ishte quajtur “Progresive”. Prej atëherë e tekëndej, Vuçiqi i ka ndërruar pikëpamjet e tij. Ai e pranoi se krime të tmerrshme ishin kryer në Srebrenicë, duke thënë edhe se i vinte turp për serbët që e kishn bërë atë gjë.

“Nuk e fsheh se kam ndryshuar… jam krenar për këtë gjë,” i ka thënë ai AFP-së në një intervistë në vitin 2012.

Prej 29 shtatorit të vitit 2012, Vuçiq u bë lider i ri i partisë progresive dhe nuk duket se e ka ndërmend të tërhiqet.

Por, Vuçiqi megjithatë gëzon reputacion të mirë në Serbi edhe për luftën që i ka bërë korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, një njollë që s’mund t’i hiqet është mbështetja për projektin e “Serbisë së Madhe” dhe për nacionalizmin e tij të mëhershëm. Lëvizjet e tij të mençura politike e bëjnë atë një politikan mjaft problematik që mund ta dëmtojë mjaft të ardhmen e Kosovës.

Edhe në Kosovë, edhe në Serbi: Zyrtarët e Listës Serbe me funksione...

Emërimi i përfaqësuesve të Listës Serbe në pozitat e ndryshme në kuadër të institucioneve të sistemit të Serbisë, por që funksionojnë në Kosovë, është shenjë e mbrojtjes dhe falënderimit për lojalitetin ndaj Qeverisë së Serbisë, vlerëson njohësi i zhvillimeve politike Rangjel Nojkiq, ish -deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, këto emërime janë bërë pavarësisht aftësive profesionale dhe kualifikimeve që kanë anëtarët e Listës Serbe. Ndërkaq, institucionet, në të cilat janë emëruar anëtarët e Listës Serbe, nga autoritetet e Kosovës konsiderohen paralele. Analisti Dushan Janjiq, vlerëson se paralelizmi në Kosovë nuk është shuar.

Qeveria e Serbisë, në nëntor të këtij viti, ka emëruar funksionarët e lartë të Listës Serbe për anëtarë të këshillave të ndryshëm të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut.

Ky institucion funksionon sipas sistemit të Serbisë dhe financohet nga buxheti i kësaj të fundit, e që po ashtu, nga autoritetet e Kosovës konsiderohet si paralel.

Përveç faktit që anëtarët e Listës Serbe punojnë në sistemin e Kosovës, mjaft prej tyre janë në pozita udhëheqëse edhe në institucionet paralele serbe.

Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që emërimin e anëtarëve të Listës Serbe në pozitat e ndryshme në kuadër të institucioneve të sistemit të Serbisë, autoritetet e kësaj të fundit po e bëjnë për të shpërblyer lojalitetin e tyre ndaj shtetit serb.

“Me këtë (Qeveria e Serbisë) dëshiron t’iu dërgojë porosi edhe të gjithë të tjerëve që në të ardhmen do të shërbejnë në këtë mënyrë, që Qeveria e Serbisë nuk do t’i braktisë, marrë parasysh që mjaft prej tyre do t’i humbin pozitat në institucionet e Kosovës dhe me këtë, në mënyrë të dukshme do të ndryshohet pozicioni i Listës Serbe.

Kjo situatë është e imponuar nga ana e Qeverisë së Serbisë, në kuptimin që t’i mbrojë anëtarët e Listës Serbe për lojalitetin që kanë ofruar për Qeverinë e Serbisë”, tha Nojkiq.

Kush janë funksionarët e dyfishtë?

Lista Serbe është subjekt politik në Kosovë, i cili gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar. Ky subjekt politik, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, i ka fituar 10 ulëset në Kuvendin e Kosovës, të garantuara për komunitetin serb.

Po ashtu, Lista Serbe, është në krye të 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Për shembull, kryetari i Listës Serbe, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, më 21 nëntor është emëruar sërish si anëtar i Këshillit të Universitetit në Prishtinë me seli në Mitrovicën e Veriut, institucion ky që konsiderohet paralel nga autoritetet e Kosovës.

Rakiq, gjithashtu është drejtor i Kompanisë komunale publike “Standard”, e cila është në sistemin serb.

Përveç tij, si anëtar të Këshillit të Universitetit që funksionon në Mitrovicën e Veriut, janë emëruar edhe Srgjan Popoviq, kryetar i Komunës së Graçanicës, Ivan Todosijeviq, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i Komunës së Zveçanit sipas sistemit të Serbisë, por edhe zëvendëskryetar i Komunës së Zveçanit, sipas sistemit të Kosovës.

Në këtë këshill të Universitetit është zgjedhur edhe kandidatja e Listës Serbe e cila nuk ka arritur të hyjë në Kuvendin e Kosovës, Vinka Radosavljeviq, por që kryen funksionin e kryetares së Qarkut të Pejës, sipas sistemit të Serbisë.

Deputeti i zgjedhur i Listës Serbe, Slavko Simiq, është vendosur në detyrën e kryetarit të “Qarkut Administrativtë Mitrovicës” dhe njëkohësisht është i emëruar edhe si anëtar i Këshillit të Fakultetit për Sport dhe Edukim Fizik.

Në të njëjtin këshill është emëruar edhe Zoran Mojsiloviq, gjithashtu deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe. Mojsiloviq është edhe drejtor i Qendrës sportive komunale në Mitrovicën e Veriut.

Ivan Milojeviq, drejtor i Zyrës për komunitete në kuadër të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, është emëruar si anëtar i Këshillit të Fakultetit Ekonomik.

Për anëtar të të njëjtit këshill është emëruar edhe Milan Radojeviq, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim. Gjithashtu, ai është edhe drejtor i Fondit të sigurimeve të pensionistëve dhe invalidëve në Mitrovicën e Veriut, sipas sistemit të Serbisë.

Deputetja e zgjedhur, Jasmina Dediq, është emëruar për anëtare të Këshillit të Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore, në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

Zoran Todiq, kryetar i Komunës së Leposaviqit dhe kryetar i organit të përkohshëm serb të së njëjtës komunë, është emëruar si anëtar i Këshillit të Fakultetit të Bujqësisë.

Në universitetin e njëjtë, si anëtar i Këshillit të Fakultetit të Edukimit, është emëruar deputetja e zgjedhur e Listës Serbe, Verica Qeraniq, e cila mban edhe funksionin e drejtoreshës së Shërbimit kombëtar për punësim për Kosovë, në kuadër të sistemit të Serbisë.

Për anëtar të Këshillit të Fakultetit Filozofik është emëruar Aleksandar Spiriq, i cili është kryetar i organit të përkohshëm komunal të Mitrovicës, që funksionon në sistemin e Serbisë. Spiriq, gjithashtu është edhe nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, sipas sistemit të Kosovës.

Për anëtar të Këshillit të Fakultetit Jurdik është emëruar nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq. Ai gjithashtu është edhe kryetar i Këshillit mbikëqyrës në kompaninë publike “Rrjeta-Ura” (Mreza – Most), të cilën e financon Qeveria e Serbisë.

Më pas aty janë emëruar edhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, i cili në mandatin e kaluar të Qeverisë së Kosovës ishte zëvendëskryeministër dhe ministër për Komunitete dhe Kthim; deputeti i zgjedhur Ljubinko Karagjiq, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i organit të përkohshëm të Prishtinës me seli në Graçanicë; si dhe Vuçina Jankoviq, kryetar i Komunës së Zveçanit, në sistemin e Kosovës.

Miljana Nikoliq, deputete e zgjedhur nga Lista Serbe, është emëruar si anëtare e Këshillit të Fakulteteit të Mjekësisë. Ajo, gjithashtu, është edhe zëvendësdrejtore e Qendrës shëndetësore për mbrojtje shëndetësore parësore në Mitrovicën e Veriut.

Në funksione të ndryshme janë emëruar edhe këshilltarët e kuvendeve komunale, nga radhët e Listës Serbe.

Ligji i Serbisë për shkollimin e lartë parasheh që përbërja e këshillave të institucioneve të arsimit të lartë të emërohen nga Qeveria e Serbisë “nga radhët e personaliteteve të spikatura nga fusha e shkencës, kulturës, arsimit, artit dhe ekonomisë”.

Nga Qeveria e Serbisë, Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje lidhur me atë se pse funksionarët e Listës Serbe janë emëruar në këshillat e universitetit.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut kanë mendime të ndryshme lidhur me këto emërime. Përderisa një pjesë e tyre i mbështetë ato, të tjerët thonë që është vendosur kontroll politik mbi universitetet.

Dushan Milutinoviq shpreh mendimin që askush nuk mund të gjykojë për kualifikimin e të emëruarve në universitet, por kontestuese mbetet pavarësia e institucionit.

“Kjo po duket sikur ata po duan të vendosin kontrollin mbi arsimimin e lartë. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe mendoj që edhe studentët, nëse janë të sinqertë, do të jenë kundër kësaj”, thotë Milutinoviq.

Ilija Markoviq thotë se nuk ka asgjë kundër Listë Serbe, nëse anëtarët e saj janë të kualifikuar:

“Do të ishin të mirëseardhur që të jenë anëtar të këshillit, por nëse janë jashtë kualifikimit, kjo është rrethanë rënduese, sepse nuk e njohin programin”.

Ljubisha Vujoviq vlerëson që universiteti është politizuar shumë.

“Fakulteti duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, por tash mendoj që është nën presionin e Qeverisë dhe kjo nuk është mirë”, shprehet Vujoviq.

Ndërkaq, Mirjana Jakshiq, shpreh mendimin që është mirë që në këshillat e universitetit janë zgjedhur anëtarët e Listës Serbe:

“Me siguri që dinë ta kryejnë funksionin për të cilin janë emëruar”.

Lidhur me emërimet e reja në këshillat e universitetit, analisti Dushan Janjiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë që duke shikuar përshkrimin e funksioneve, bëhet fjalë për punë që kanë të bëjnë me buxhetin e Serbisë.

Sipas tij, heqja e paralelizmit në Kosovë, ndonëse është dashur të ndodhë pas marrëveshjes së Brukselit, kjo nuk ka ndodhur.

“Ky është i ashtuquajturi sistemi jo ekzistues paralel i pushtetit dhe në esencë, kjo është vetëm vazhdimësi e mandateve që kanë skaduar. Ky është një lloj i mbajtjes së paralelizmit të pushtetit, i cili nuk është hequr, pavarësisht marrëveshjes së Brukselit…

Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk ka ndodhur. Madje që nga viti 2016, është ripërtërirë një numër i institucioneve në atë sistem paralel.

Në fakt, ky është ai paralelizmi, i cili në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 dhe pas zgjedhjeve lokale, është dashur të shuhet”, thotë Janjiq.

Janjiq dhe Nojkiq konsiderojnë se nuk është sigurt se deri në çfarë mase Lista serbe do të jetë e përfshirë në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, në krye të së cilës pritet të jetë Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti ka thënë që do të respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe që Lista Serbe do të marrë një ministri, por që këtë subjekt politik nuk e sheh si partner të koalicionit qeverisës.

(Kosova Sot Online)