Jo hipokrizi, por përgjegjshmëri politike

Jo hipokrizi, por përgjegjshmëri politike
Jo hipokrizi, por përgjegjshmëri politike

Islam Lauka

  • 07 January 2020 - 12:08

Unë thjesht kam dhënë mendimin tim për të duke e vlerësuar si kërkesë të tepruar, jo realiste.

A nuk është fakt që drejtuesit më të lartë të LDK-së kanë deklaruar që, në qoftë se, Vetëvendosja nuk i plotëson kërkesat tona, le ta bëjë vetë qeverinë dhe ne do ta votojmë atëë Natyrisht, edhe ky është fakt i pamohueshëm.

Unë thjesht kam dhënë mendimin tim për të, duke e vlerësuar si mungesë përgjegjësie dhe tjetërsim të vullnetit të qytetarëve. Për mua është i pakuptueshëm kalimi i LDK-së nga një ekstrem, në tjetrin: nga kërkesa për sa më shumë poste, (në emër të balancimit të pushteteve), në tërheqje plotësisht prej tyre dhe votimin e një qeverie të një partie tjetër. Sië e kuptoj unë, bashkëqeverisja është dhe duhet të jetë edhe bashkëpërgjegjësi.

E meta kryesore e këtyre komenteve është se, ndërkohë që më akuzojnë për mungesë faktesh, vetë ata nuk sjellin as fakte, as argumente në mbështjetje të qëndrimeve të tyre.

Së dyti, akuzohem se jam i njëanshëm, kundër LDK-së, se nuk e njoh historinë e saj, mendimin rugovian, etj. etj. Nuk do merrem shumë me hedhjen poshte të kësaj akuze, por po përmend vetëm një fakt: para 26 vjetësh, në Moskë, kam mbrojtur doktoraturën mbi Kosovën, bazuar në mendimin politik, filozofik dhe diplomatik të Presidentit Rugova.

Sa i takon idesë kryesore të shkrimit, që ka të bëjë me domosdoshmërine e koalicionit qeverisës, kam marrë për bazë deklaratën publike të bartëses së listës së LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, deputetes më të votuar të kësaj partie, njëkohësisht nenkryetares së saj, znj.

Vjosa Osmani, sipas së cilës, mosarritja e marrëveshjes me VV, do të përbënte gabim historik. Gjykoj se mendimi për ndryshim, mendimi realist, konstruktiv dhe përparimtar, më mirë se te ëdo personalitet tjetër i LDk-së, aktualisht, është i mishëruar te Vjosa Osmani.

Së treti, disa “luftëtarë” interneti, të mllefosur me qëndrimet e mia “të njëanshme”, më kërkojnë që si shtetas i Shqipërisë, të mos flas për Kosovën dhe të mos përzihem në punët e brendshme të saj. Më duhet të them që kjo gjë më është kërkuar, shpesh herë, edhe nga Moska.

Dhe nuk jam tërhequr. Kur nuk jam zmbrapsur para ariut polar, askush nuk duhet të dyshojë se do të zmbrapsem nga disa minakë të Prishtinës. Kauza e Kosovës është kauza ime jetësore. Për dijeni të “luftëtarëve” të internetit, unë jam shtetas i Kosovës dhe ka 10 vjet qe banoj këtu. Mjafton kaq për të kuptuar se Kosovën e konsideroj po aq atdhe sa dhe Shqipërinë.

(Kosova Sot Online)